Sistina Oftalmologji në partneritet me diabetikët në luftën për shikim.

Pacientët janë dhe mbeten fokusi ynë. Përmes aktiviteteve edukative dhe metodave parandaluese dëshirojmë të ndërgjegjësojmë nevojën për kontrolle të rregullta oftalmologjike për pacientët me diabet”, tha dr. Zlatko Arnaudovski.

Sistina Oftalmologji, në partneritet me Unionin e Shoqatave të Diabeteve, do të zhvillojë një program për edukimin dhe parandalimin e sëmundjeve të syrit tek pacientët me diabet. Spitali i parë i syve në Maqedoni, për nevojat e projektit, vë në dispozicion ekspertizën e plotë mjekësore, me qëllim të përmirësphet trajtimi dhe të zmadhohen përvojat pozitive të pacientëve me diabet.

Spitali ynë, nëpërmjet partneriteteve të përhershme, krijon vlera për të gjithë në shoqëri. Tashmë një partneritet të tillë e kemi zhvilluar me Unionin e Shoqatave të Diabetikëve, me të cilin kemi nënshkruar një memorandum bashkëpunimi. Pacientët janë dhe mbeten fokusi ynë. Nëpërmjet aktiviteteve edukative dhe metodave parandaluese, ne dëshirojmë të ndërgjegjësojmë për nevojën e ekzaminimeve të rregullta oftalmologjike për pacientët me diabet. Përndryshe, mund të ketë komplikime të rënda mjekësore të shkaktuara nga sëmundja”, tha drejtori mjekësor i  Sistina Oftalmologija, dr. Zlatko Arnaudovski.

Sistina Oftalmologija është i vetmi spital i syve me 4 qendra diagnostike në Shkup, Manastir, Gostivar, Tetovë dhe Shtip. Diagnostikues dhe kirurgjik, prej më shumë se 12 vitesh, është përkujdesur për të gjithë pacientët që kanë nevojë për kujdes oftalmologjik.

Së bashku me partnerin kroat Svjetlost, ata kanë më shumë se pesëdhjetë oftalmologë të mirë, 140 mijë ndërhyrje të suksesshme dhe 400 mijë pacientë të kënaqur.