Nevoja për një thjerrëza monofokale mund të përcaktohet edhe nga një ekzaminim subspecialist.
Ekzaminimi subspecialistik është një ekzaminim më i detajuar dhe përbëhet nga kontrolli i segmentit frontal si dhe përcaktimi i dioptrisë (dioptri e re, ndryshimi i dioptrisë, kontroll të dioptrisë së fshehur) dhe kontrolli i segmentit të pasmë të syrit ( fundusit dhe nervit optik).
Nëse keni kataraktin duhet të caktoni ekzaminim për katarakt.
Nëse jeni të interesuar për implantimin e thjerrëzave multifokale që mundësojnë shikim në të gjitha distancat është e nevojshme të caktohet ekzaminim për thjerrëzat multifokale.
Ekzaminimi bëhet nga një ekip i mjekëve oftalmolog, optometrist dhe infermier. Ekipi është trajnuar për të bërë: një ekzaminim të duhur të detajuar të syrit, matjet e duhura të thjerrëzës intraokulare dhe të gjitha testimet diagnostike të nevojshme për të zbuluar praninë e një sëmundje të fshehur të syve, e cila mund të ndikojë në cilësinë e shikimit në të ardhmen.
Matja dhe llogaritja e saktë e dioptrive të thjerrëzave intraokulare është shumë e rëndësishme për shikim të mprehtë pas operimit, prandaj ne përdorim pajisjen më moderne kompjuterike “IOL Master”.