Информации за тековно работење во услови на Ковид - 19

Повеќе

Trabekulektomia është një trajtim kirurgjik ose operacion që trajton glaukomën.

Iridotomia me lazer YAG (JAG) është një ndërhyrje lazerike ambulante, pa dhimbje për trajtimin e glaukomës.

Glaukoma është shkaku i dytë kryesor i verbërisë në botë. Studimet e deritanishme tregojnë se përafërsisht 2-3% e popullsisë mbi moshën 40 vuajnë nga ndonjë formë e glaukomës dhe vlerësohet se në 50% të rasteve është e panjohur.

Përshkrimi

Tensioni i ngritur intraokular konsiderohet si një faktor kryesor i rrezikut për zhvillimin e glaukomës. Disa vlera mund të tregojnë simptoma të tensionit intraokular. Vlerat normale tensionit intraokular lëvizin në diapazon nga 8 deri në 21 mmHg. Sipas disa statistikave, vlera normale e lartë është 22 mmHg apo edhe 24 mmHg. В. Është e rëndësishme të theksohet se çdo rritje e tensionit intraokular nuk do të thotë që një person ka glaukomë.

Glaukoma përcaktohet si dëmtim i nervit të syrit si rezultat i tensionit të ngritur intraokular. Për diagnozën e tij, duhet të kemi disa ndryshime në nervin e syrit. Nëse kemi vetëm tension të lartë të syve, quhet hipertension okular. Nëse kemi dëmtim të nervit të syrit, karakteristikë e shfaqjes së glaukomës dhe në të njëjtën kohë presion normal i syrit, quhet glaukomë normotensive. Mekanizmi paraqitjes së glaukomës është i ndryshëm, kështu që bazuar në atë ka ndarje të ndryshme të glaukomës, si dhe trajtim të ndryshëm. E përbashkët për të gjithë është sasia e tepërt e ujit të syrit që mbahet në sy, ose rrjedha e tij e dëmtuar që çon në akumulim dhe tension të lartë mbi strukturat në sy.

Ndonjëherë ngecja është për shkak të strukturës anatomike të syrit, herë të tjera si rezultat i mbledhjes së substancave të ndryshme në sistemin kullues të syrit.

Glaukoma e patrajtuar mund të çojë në dëmtim të plotë të nervit të syrit duke rezultuar në verbëri.

Simptomat

Simptomat e glaukomës varen nga faza dhe lloji i sëmundjes dhe mund të jenë të pavërejtura për një kohë të gjatë. Zakonisht në fazat e hershme është asimptomatike dhe prandaj shpesh quhet si “hajduti i heshtur” i shikimit. Tek glaukoma me kënd të hapur zakonisht nuk ka simptoma. Shumë shpesh pacientët paraqiten pasi që fillojnë dëmtimet e nervit të syrit dhe ndryshimeve në fushën e shikimit. Nga ana tjetër, simptomat e glaukomës me kënd të mbyllur mund të jenë shumë të mundimshme dhe të shfaqen me:

  • tension të lartë të theksuar të syrit
  • rënie të dukshme të mprehtësisë së shikimit
  • shikim periferik
  • dhimbje në zonën e syve;
  • dhimbje të kokës
  • të përziera dhe të vjella

Shpesh është e trashëguar, por jo gjithmonë. Me kalimin e moshës, rreziku i glaukomës është më i lartë dhe mund të ndodhë edhe te fëmijët. Fëmijët me glaukomë zakonisht kanë sy të mëdhenj (sy kukullash), sepse syri është më i shtrirë në kushtet e presionit të lartë intraokular.

  • Shkaqet e shfaqjes së glaukomës

Shkaqet që mund të ndikojnë në shfaqjen e glaukomës janë:

  • Mosha mbi 45 vjeç
  • Prania e glaukomës në familje
  • Te pacientet me tension të lartë të gjakut, hipoteriozë, diabet
  • Terapia afatgjate e shpeshtë me kortikosteroide
  • Lëndim i syve
  • Infektim i syve
  • Enë të bllokuara të gjakut brenda syrit
  • Më e pranishme tek personat me lëkurë të errët për shkak të karakteristikave anatomike të syve
  • Shumë rrallë, një ndërhyrje specifike që shërben për të trajtuar një problem tjetër të syrit mund të shkaktojë glaukomë.

Parandalimi i glaukomës nuk është i mundur, por zbulimi i hershëm i sëmundjes dhe ngadalësimi i dukshëm saj është i mundur:

  • Nëse dikush në familje ka glaukomë, duhet kohë pas kohe të bëhet kontroll i tërësishëm për glaukomë
  • Për persona mbi 65 vjet, është mirë të kontrollohet tensioni i syve në çdo dy vite, pa marrë parasysh se nuk ka kurrfarë simptomash
  • Nëse sëmundja tani më është diagnostikuar, rregullisht duhet të kontrollohet dhe rregullisht të përdoret terapia e përcaktuar.

Ekzaminim

Në klinikën tonë ekziston një mundësi për të kryer një diagnozë të plotë të glaukomës në një ditë. Ekzaminimi përbëhet nga:

  • matja e tensionit intraokular
  • matja e trashësisë së kornesë- me qëllim të specifikimit të lartësisë së tensionit intraokular
  • Matja e kurbës ditore në kohë të ndryshme të ditës;
  • Analizë e fushës së shikimit
  • Analiza e nervit të syrit me OCT (tomografia e koherencës optike).

Testime diagnostike si pjesë e ekzaminimit

  • OCT (Tomografia e Koherencës Optike) – është një mjet standard për diagnostikimin dhe monitorimin e glaukomës. Përdoret për të analizuar nervin e syrit, nëse ka ndodhur dëmtim ose progres i tij.
  • Fusha pamore -me këtë testim bëhet kontroll i shikimit qendror dhe anësor (shikimi periferik).Perimetri shërben për të zbuluar ndryshimet në shikim, pra dobësimin e tij që mund të shkaktohet nga glaukoma.

Të gjitha testet diagnostike janë pa dhimbje dhe kryhen në bashkëpunim me pacientin.

Iridotomia me lazer YAG

Iridotomia me lazer YAG është një procedurë e cila përdoret tek pacientët me glaukomë me kënd të mbyllur. Gjatë këtij trajtimi me procesin e fotodisrupimit, bëhen hapje të vogla mikroskopike, gjë që krijon komunikim midis dhomave të pasme dhe të përparme të syve.

Në atë mënyrë mundësohet rrjedhja e pandërprerë e ujit të syve dhe parandalohet rritje të tensionit intraokular.

Përgatitja para operacionit

Përgatitjen e fillon infermierja, gjatë së cilës përsëri merret vizus dhe tonus dhe bëhet matje refraktive.

Pacienti më pas transferohet në bllokun para operacionit dhe merret një anamnezë. Tensioni i gjakut dhe sheqeri në gjak kontrollohen. Pastaj, në konsultim me oftalmokirurgun, nëse është e nevojshme, kryhen testime shtesë diagnostike. Pacientët me sëmundje sistemike kronike, në varësi të terapisë që marrin, kanë përgatitje speciale për të cilat informohen ditën e operacionit. Pasi pacienti të përgatitet plotësisht, ai futet në sallën e operacionit.

Rjedha e operacionit / ndërhyrjes

Pacienti vendoset në karrigen e operimit ku futen pikat anestetike. Operacioni mund të zgjasë rreth një orë. Anesteziologu është përgjegjës për monitorimin e funksioneve vitale, EKG, presionin e gjakut, frymëmarrjen dhe oksigjenimin si dhe kontrollimin e anestezisë.

Trabekulotomia është një operacion standard për glaukomën që zvogëlon tensionin në sy. Gjatë këtij operacioni, bëhet një vrimë e vogël në murin e syrit për të lejuar që lëngu i akumuluar të dalë nga syri në një mënyrë të kontrolluar. Gjatë operacionit, pacienti është zgjuar dhe flet me kirurgun dhe nuk ndjen dhimbje.

Pas operacionit, pacienti dërgohet në një apartament. Rreth gjysmë ore pas operacionit pacienti shkon në shtëpi (operacion një ditor) pa fasha, përveç me kërkesën e pacientit. Pacienti gjithashtu merr udhëzime me shkrim për kufizimet dhe kujdesin pas operacionit.

Kujdesi pas operacionit

Ditën tjetër është një kontroll i rregullt. Pastaj vijon kontroll pas një jave, pastaj dy javë bazuar nga vlerësimi i oftalmologut. Përshkruhet terapi e përshtatshme antibiotike dhe kortikosteroide në formën e pikave të cilat pacienti duhet t’i përdorë në përputhje me udhëzimet e oftalmologut. Pacienti gjithashtu udhëzohet edhe për masazhin e flluskës së filtrimit.

Simptomat normale pas operacionit janë skuqja dhe ndjesi shpimi ose kruarje. Nëse pacienti përjeton simptoma të tilla si dhimbje të forta në zonën e syve ose ndryshime në shikim, këshillohet që menjëherë të kontakton oftalmologun.

Masat paraprake të mbrojtjes

Kufizimet pas ndërhyrjes janë të përkohshme dhe nuk zgjasin shumë dhe janë gjithmonë në përputhje me rekomandimet e kirurgut.

Pacienti duhet të shmangë fërkimin e syrit, sforcimin e fuqishëm si dhe ngritjen e sendeve të rënda. Aktiviteti fizik nuk rekomandohet derisa kirurgu o të vendosë ndryshe.

Pas operacionit, pacienti mund të lajë fytyrën dhe të lahet normalisht, pa kufizime.

Stafi mjekësor është në dispozicion 24/7 për çdo këshillim të kërkuar pas ndërhyrjes.

Çmimi

Oferta për trajtimin kirurgjikal përfshin: ndërhyrje me anestezion të përgjithshëm, përgatitje para operacionit; tre kontrolle falas.

Ekziston mundësia për të paguar me këste pa interes dhe kosto shtesë.

Për më shumë rreth mënyrës së pagesës mund të kontrolloni në listën aktuale të çmimeve të Sistina Oftalmologija.

 Ekzaminimi i glaukomës

Refraksioni, përcaktimi i mprehtësisë së shikimit, gonioskopia, matja e presionit të syrit, OCT, fushës vizuale.

5.500,00

Matja e shtypjes së syve

300,00

Matja e shtypjes se syve-lakorja ditore

1.500,00

ОCT

Tipografia optike koherente e segmentit të parmë ose pasmë.

1.900,00

Fusha pamore

Ekzaminimi i njërit sy.

1.200,00

Fusha pamore

Ekzaminimi i të dy syve.

1.620,00

YAG iridotomia

Çmimi është vetëm për njërin sy.

6.500,00

Laseri te glaukoma (trabekuloplastika me laser)

Çmimi është vetëm për njërin sy.

6.000,00

Operimi i glaukomës (trabulektomia)

Çmimi është vetëm për njërin sy.

54.000,00

Pyetje të parashtruara më shpesh – PPSH

Nëse keni shtypje të lartë në sy, a do të thotë se ka glaukomë?

Jo. Por këshilla jonë është të bëni kontroll të hollësishëm.

A mundet glaukoma të shërohet me operacion?

Glaukoma nuk mund të shërohet me operacion, por mund të mbahet nën kontroll dhe të ngadalësohet progresi i sëmundjes. Pacienti vazhdon me terapinë e rregullt me pika, edhe pas operacionit.

Sa kushton operacioni i glaukomës?

Më hollësisht për çmimet mund të shihni në Çmimoren tonë.

A mund të kem glaukomë pa pasur shtypje në sy?

Po, mundet. Prandaj, ju rekomandojmë të vini në kontroll për glaukomë.

Për çka shërben ekzaminimi i fushës pamore?

Ekzaminimi diagnostik i fushës pamore shërben për të vërtetuar funksionimin indirekt të nervit optik dhe retinës. E kontrollojmë funksionin e retinës dhe nervin optik që të shohim vallë ka ndonjë dëmtim.