Информации за тековно работење во услови на Ковид - 19

Повеќе

Çdo ditë mund t’ju ndodhë ndonjë lëndim i syrit: në vendin e punës, nga goditja me gjesende të mprehta ose gjatë lojërave sportive, si goditje nga topi ose ekstremitetet e trupit. Shumë shpesh edhe gjatë kryerjes së obligimeve shtëpiake, mund të ndodhë fëmijët t’ju godasin padashur, t’ju hyjë në sy ndonjë copëz druri, të vini në kontakt me subsatnca kimike etj.

Lëndimet mund të jenë sipërfaqësore ose të thella – por në çdo rast menjëherë t’i drejtoheni oftalmologut.

Gjendje të zakonshme lidhur me lëndime të syrit dhe trauma okulare janë si vijon:

Goditje e syrit

Goditja e syrit me objekt të fortë siç është topi i tenisit, guri ose grushti mund t’i dëmtojë sytë, kapakët e syve, muskujt e syzve bile edhe eshtrat që e rrethojnë syrin.

Nëse lëndimi i syrit është i lehtë, kapakët e syve mund të ënjten ose të paraqitet nxirje. Nëse syri nuk është lënduar, nxirja kalon pas disa ditëve. Nëse lëndimi është më i rëndë, mund të paraqitet gjakderdhje në brendinë e syrit, si dhe paraqitje të kataraktit traumatik. Në disa raste, mund të ketë edhe rritje të shtypjes në sy (hipertension) dhe të sjellë deri te dëmtimi i shikimit.

Në këtë rast bëhet  оperacioni – vitrektomia për ta penguar gjakderdhjen e syrit. Është e rëndësishme operacioni të kryhet  sa më shpejtë, në afat prej 24 orëve dhe çdo pritje rezulton me rezultat më të keq pas operimit. Në Sistina Oftalmologjia operacioni bëhet nga ekipi profesional i kirurgëve vitreoretinalë dhe me aparaturë bashkëkohore. Është tërësisht pa dhimbje, bëhet me anestezion lokal dhe zgjat mesatarisht rreth një orë, pastaj pacienti mund të shkojë në shtëpi që ditën e njëjtë. Nëse kjo ndiqet me paraqitjen e kataraktit traumatik i njëjti operohet duke u zëvendësuar thjerrëza natyrore e turbulluar me të re, që pacienti të fitojë shikim të qartë.

Nëse goditja e syrit është mjaft e fortë, mund të sjellë deri te thyerrja e eshtrave që e rrethojnë syrin. Ndonjëherë, muskujt e syve janë ngatëruar në ashtin e thyer dhe duhet të lirohen me operacion.

Simptomat:

  • Fotografi e dyfishtë;
  • Humbje e shikimit;
  • Gjak në sipërfaqen e mollëzës së syrit;
  • Pamundësi për lëvizje të syrit;
  • Dhimbje të rënda dhe/ose afatgjate të kokës;
  • Alivanosje;
  • Gjakderdhje nga veshët ose hunda.

Prerje ose gërvishtje

Gërvishtje të kornesë mund të ndodhin për shkak të hyrjes në sy të thërrmijave metalike, të drurit, rërës,  thonjëve, kthetrave  të kafshëve, nga fërkimi agresiv i syrit etj. Thjerrëzat e kontaktit, po ashtu mund ta dëmtojnë ose irritojnë kornenë.

Simptomat:

  • Shikim i turbulluar;
  • Ndjeshmëria në dritë;
  • Dhimbje;
  • Skuqje;
  • Lotim.

Te gërvishtjet e vogla më shpesh trajtimin e jep mjeku oftalmolog. Lëndimet më të thella, mund të shkaktojnë probleme afatgjate me shikimin.

Trup i huaj në sy

Trup i huaj në sy është çdo substancë e cila nuk i takon syrit, siç është rëra, therra, qelqi ose pjesë metalike. Nëse trupi i huaj hyn në sy, ka shumë mundësi të ndodhë infektim ose të dëmtohet kornea, që sjell deri te dëmtimi i shikimit.

Simptomat:

  • Ndjenjë e shtypjes ose pakëndshmërisë;
  • Dhimbje në sy;
  • Lotim i shtuar;
  • Dhimbje kur shikoni burimin e dritës;
  • Përpëlitje e tepërt;
  • Skuqje ose sy të gjakosur.

Kimikate në sy

E tmerrshme mund të jetë edhe spërkatja a papritur e syve me lengje që nuk janë të pastra. Disa substanca djegin ose shkaktojnë dhimbje, por në  afat të gjatë janë të padëmshme, ndërsa tjerat mund të shkaktojnë lëndime serioze të syrit, bile edhe humbje të shikimit.

Sidoqoftë, përbërja themelore e kimikatit ndikon në rëndësinë e lëndimit:

  • Acidet: Më shpesh, acidet mund të shkaktojnë skuqje të theksuar dhe djegie, por ato mund leht të lahen. Me rëndësi është të reagohet menjëherë.
  • Agjenset alkalineSubstancat esenciale ose kimikatet janë shumë më serioze, por ato nuk shkaktojnë dhimbje aq të madhe në sy ose skuqje, sikur acidet. Disa shembuj të substancave alkaline janë mjetet për pastrim në kuzhinë, mjetet për pastrimin e tualetit, llaku për flokë, bile edhe pluhuri nga shkumësi.

Gjakderdhja subkonjuktivale

Ky lëndim duket më i keq sesa është në të vërtetë. Gjakderdhja subkonjuktivale në realitet është  kapilar i plasur në sy i dukshëm në të bardhën e syrit. Mund të plasë vetëm një ose më shumë kapilarë përnjëherë.

Gjakderdhja subkonjuktivale është shumë e shpeshtë dhe mund të ndodhë edhe nga lëndimet e vogla të syrit. Kjo gjakderdhje është pa dhimbje dhe nuk shkakton humbje të përkohëshme ose të përhershme të shikimit. Nuk nevojitet trajtim. Gjatë disa javëve, gjaku do të pastrohet dhe syri do të kthehet në gjendje normale. Prapëseprapë për çdo rast është mençuri të vizitohet oftalmologu që ta vërtetojë diagnozën dhe t’ju bindë se gjithçka do të jetë në rregull.

Më e rëndësishme është që për ta penguar lëndimin e syve të mbani syze mbrojtëse kur punoni me vegla, kosisni barin ose jeni të rrethuar me kimikate. Nëse ndodh ndonjë lëndim mos prisni, drejtohuni te oftalmologu për trajtim në kohë dhe të mëtutjeshëm.