Информации за тековно работење во услови на Ковид - 19

Повеќе

Përshkrimi

Ekografia e syrit është një diagnostikim me ultratinguj që kontrollon pjesën e brendshme të syrit. Gjithashtu gjatësia e syrit matet dhe analizohet struktura e syrit.

Gjatësia e syrit është një parametër i rëndësishëm tek matjet për implantimin e thjerrëzave intraokulare – biometri. Kjo vlerë është e qëndrueshme (syri nuk rritet tek njerëzit e rritur) dhe duke matur gjatësinë e tij dhe shtrembërimin e pjesës së përparme të syrit, bëhen llogaritje të sakta dhe të qëndrueshme për implantimin e  thjerrëzës intraokulare.

Diagnoza

Ekografia e syrit është metoda kryesore diagnostike kur mediat optike janë jo transparente. Nëse keni katarakt të pjekur, gjakderdhje në sy ose kornea të turbullt, nëpërmjet ekografisë mund të analizohen strukturat brenda syrit. Në atë mënyrë mund të diagnostikohet:

  • Tumoret ose neoplazmat në sy;
  • Një trup të huaj në sy;
  • Shkëputje e retinës ose trupi prej qelqi;
  • Lëndime nga thjerrëz e dështuar në sy.

Oftalmologu gjithashtu mund të rekomandojë matjen e saktë të dimensioneve të tumorit në sy në mënyrë që të përcaktojë mundësitë terapeutike.

Procedura

Nuk janë të nevojshme përgatitje të posaçme përpara vetë procedurës. Bëhet në një pozicion të shtrirë me sytë mbyllur.

Së pari, syri anestetikohet me pika anestezie. Syri juaj është i mbyllur, xheli dhe sonda vendosen mbi qepallat. Oftalmologu kalon me butësi me sondën e ultratingujve.

Ultratingujt përdorin valë zanore me frekuencë të lartë që “udhëtojnë” në sy. Reflekset e valëve të zërit formojnë një fotografi të strukturës së syrit. Testi zgjat rreth 15 minuta.

Gjatë procedurës, nuk zgjerohen bebëzat, por shikimi juaj mund të turbullohet gjatë testit. Pas përfundimit të ekzaminimeve diagnostike, ju nuk duhet të kruani sytë tuaj derisa nuk përfundon veprimi i pikave anastetike.

Nuk është kryer

Nuk ka kufizime. Tek çdo person mund të bëhet ekografi.

Rrezatimi

Ekografia e syrit është incizim pa rrezatim.

Çmimi

Ka mundësi për të paguar me këste pa interes dhe harxhime shtesë.

Më shumë rreth mënyrës së pagesës mund të kontrolloni në listën aktuale të çmimeve të Sistina Oftalmologjisë.

Ekografia e syrit

1.500,00