Информации за тековно работење во услови на Ковид - 19

Повеќе

Tumoret në qepalla, si kudo tjetër në trup, duhet të merren seriozisht. Ndryshimet më të shpeshta që ndodhin janë beninje (cista, lytha, ndryshime inflamatore) dhe mund të kurohen me medikamente ose me ndërhyrje të thjeshtë kirurgjikale.

Përshkrim

Fatkeqësisht, në disa raste, ndryshimet mund të jenë të natyrës keqdashëse. Përveç faktit se disa lloje të tumorit mund të përhapen në vende përreth dhe të largëta, në rast se ndodhen në zona delikate dhe të ndjeshme, si qepallat apo zonat rreth syrit, është e nevojshme që ato të hiqen me kujdes dhe butësisht nëpërmjet rindërtimit të pjesëve përreth të lëkurës dhe strukturave të tjera, për të ruajtur funksionin e duhur të qepallave dhe pamjen estetike të pacientëve.

  • Simptomat

Shpesh, tumoret e qepallave mund të jenë pa simptoma dhe shihen vetëm si një rritje përgjatë qepallës.

Në raste të tjera, skuqja, dhimbja, rrjedhja, gjakderdhja, humbja e qerpikëve ose erozioni i lëkurës përreth mund të tregojnë praninë e një tumori.

Kandidatët

Personat që vuajnë nga syri i thatë kronik, hipertensioni, çrregullimet e qarkullimit të gjakut, çrregullimet e tiroides, diabeti apo sëmundjet e zemrës nëse gjendja e tyre është e rregulluar dhe stabile janë kandidatë për këtë ndërhyrje.

Ekzaminim

Ekzaminimi është pa dhimbje, i detajuar dhe me një ekzaminim mund të merret konstatim i plotë i gjendjes së syrit. Bëhet një ekzaminim oftalmologjik për të kontrolluar gjendjen e qepallave dhe shikimin.

Nëse është e nevojshme, me kërkesë të oftalmologut mund të kryhen teste shtesë diagnostikuese.

Përgatitja para operacionit

Përgatitja para operacionit zgjat rreth 20 minuta. Pacientët me sëmundje kronike, varësisht nga terapia që marrin, kanë preparate të veçanta për të cilat informohen në ditën e caktimit të operacionit.

Përgatitjen e fillon infermierja me marrjen e një  anamneze. Kontrollohen tensioni i gjakut dhe sheqeri. Më pas, në konsultim me oftalmologun, nëse është e nevojshme, kryhen analiza shtesë diagnostikuese.

Pasi pacienti përgatitet plotësisht, ai futet në sallën e operacionit.

Ndërhyrja kryhet me anestezi lokale. Nëse është e nevojshme, mund të kryhet nën anestezi të përgjithshme, ku paraprakisht kryhet një ekzaminim anesteziologjik.

Rrjedha e operimit

Varësisht nga lloji i tumorit, vendndodhja dhe sa i avancuar është, përcakton se çfarë trajtimi nevojitet.

Në procedurën standarde, një pjesë ose i gjithë tumori hiqet dhe plaga qepet, ku një mostër dërgohet për biopsi për të përcaktuar nëse është malinje apo beninje.

Për shkak të specifikës së gjendjeve, ju i merrni të gjitha informacionet në ditën kur planifikoni ndërhyrjen.

Kujdesi pas operacionit

Pas ndërhyrjes, të nesërmen është kontrolli i parë, më pas kontrolli tjetër është pas një jave dhe kontrolli i tretë është pas një muaji.

Pacientit i përshkruhet terapi dhe është i detyruar ta përdorë atë sipas periudhës kohore të përcaktuar nga oftalmologu.

Pritet të shfaqen mavijosje dhe ënjtje, të cilat ngadalë do të zhduken për 10 deri në 14 ditë. Duhen disa muaj që plagët nga prerjet kirurgjikale të zbehen plotësisht. Në raste të caktuara kjo ndërhyrje mund të duhet të bëhet sërish.

Masat paraprake të mbrojtjes

Kufizimet pas heqjes së tumorit janë të përkohshme dhe nuk zgjasin shumë dhe janë gjithmonë sipas rekomandimit të kirurgut.

Në ditët e para pas operacionit, larja e fytyrës me ujë të thjeshtë dhe fërkimi i syve duhet të shmanget dhe gjatë muajit të parë duhen shmangur përpjekjet e forta dhe ngritja e peshave të rënda. Është veçanërisht e rëndësishme që terapia e përshkruar të përdoret rregullisht dhe në mënyrë korrekte.

Gjithashtu, thjerrëzat e kontaktit nuk duhet të mbahen për dy javë pas ndërhyrjes.

Aktivitetet sportive zakonisht lejohen tashmë 2-3 javë pas operacionit, në varësi të moshës së pacientit dhe intensitetit të stërvitjes.

Çmimi

Paketa përfshin: ndërhyrje me anestezi lokale dhe tre kontrolle pas ndërhyrjes.

Ekzaminimi anesteziologjik dhe anestezioni i përgjithshëm paguhet shtesë.

Mund të paguhet me këste pa interes dhe kosto shtesë.

Mund të shikoni më shumë rreth mënyrës së pagesës në çmimoren aktuale të Sistina Oftalmologija.

Ekzaminim për okuloplastikë

2.800,00

Kontroll për okuloplastikë

1.000,00

Operacion për heqjen e tumorit në qepalla

Çmimi është për një sy.

15.000,00

Operacion për heqjen e tumorit të qepallave dhe indeve përreth

Çmimi është për një sy.

31.000,00

Kirurgji për heqjen e tumorit orbital

Çmimi është për një sy.

92.300,00