Информации за тековно работење во услови на Ковид - 19

Повеќе

Sëmundjet e retinës janë: degjenerimi makular (formë e lagësht dhe e thatë), retinopati diabetike, vrimë retinale, degjenerim retinale, edemë makulare, okluzion venoz retinal dhe tërheqje me mundësi shkëputjeje retinale.

Retinopatia diabetike

Diabeti( sëmundja e diabetit) është shkaku kryesor i verbërisë dhe shikimit të dobët te popullata e aftë për punë në të gjithë botën. Diabeti mund të shkaktojë dëmtim të syve si rezultat i rritjes afatgjatë të nivelit të sheqerit në gjak.

Dëmtohen enët e gjakut në retinë, vjen deri tek gjakderdhja në vetë retinën, ka ënjtje dhe depozita yndyrore, veçanërisht në qendër për shikim të qartë, si dhe krijimin e enëve të reja të gjakut për shkak të të cilave vjen deri tek gjakderdhja brenda syrit. Kjo gjendje quhet retinopati diabetike.

Në retinopatinë diabetike tashmë të zhvilluar, enët e sapoformuara të gjakut që kanë mure të dobëta dhe janë anormale shkatërrojnë indet e shëndetshme të retinës duke pëlcitur dhe vjen te gjakderdhja ose duke parandaluar qarkullimin e shëndetshëm. Trajtimi i hershëm me injeksione dhe laser arrin shkatërrimin e këtyre enëve të gjakut të sapoformuara. Në të njëjtën kohë, zhvillimi i tyre mund të parandalohet nëse fillohet me injeksione dhe laser në kohë.

Gjithashtu, pacientët me këtë gjendje që kanë dioptri ose cilindër janë të përshtatshëm për korrigjimin e dioptrisë me laser në rastet kur diabeti nuk ka bërë ndryshime në sy. Teknologjia është aq e avancuar saqë edhe tek pacientët me retinopati diabetike, implantojmë thjerrëzat më të fundit në treg intraokulare me të cilën heqim dioptrinë.

Simptomat e retinopatisë diabetike:

  • përkeqësimi gradual i shikimit.
  • humbje e papritur e shikimit.
  • opacitete që lundrojnë në fushën tuaj të shikimit (miza)
  • shikim i turbullt
  • dhimbje ose skuqje të syve

Degjenerimi makular (formë e thatë dhe e lagësht)

Makula ose njolla e verdhë është pjesa e mesme e retinës ose rrjeta që na lejon shikimin qendror, leximin dhe dallimin e detajeve të imëta.

Degjenerimi makular është një sëmundje që ndodh më së shpeshti tek të moshuarit, zakonisht tek ato mbi 50 vjeç, dhe rezulton në humbjen e shikimit në mes të fushës së shikimit duke e bërë të vështirë leximin dhe njohjen e fytyrave, edhe pse shikimi tjetër periferik mundëson aktivitete të tjera të përditshme.

Faktorët e rrezikut përveç moshës janë anamneza familjare, pirja e duhanit, tensioni i lartë i gjakut dhe yndyra. Kjo gjendje paraqitet në dy forma: “e thatë” dhe “e lagur”.

Forma e thatë e degjenerimit makular karakterizohet me ndryshime që çojnë në shkatërrimin e qelizave të retinës përgjegjëse për shikimin. Forma e thatë përparon më ngadalë se forma e lagësht e degjenerimit makular dhe me kalimin e kohës çon në zvogëlimin e pakthyeshëm të mprehtësisë së shikimit.

Forma më e rëndë e degjenerimit të thatë makular çon në pjesë plotësisht të ekspozuara të retinës që duken si një hartë gjeografike.

Aktualisht nuk ka asnjë mënyrë efektive për të trajtuar degjenerimin makular të thatë, por ka një mënyrë për të ngadalësuar përparimin e tij me ndihmën e komplekseve të vitaminave me përqendrime të larta të antioksidantit lutein, të cilat janë treguar se ngadalësojnë përparimin e degjenerimit të thatë senular makular, si dhe kalimi i saj në formë të lagësht.

Forma e lagësht e degjenerimit senular makular karakterizohet me shkatërrimin e indeve në makulë që çon në rritjen anormale të enëve të gjakut, gjakderdhjen dhe depërtimin e  lëngjeve në indet retinale përreth.

Pasojë e saj është ënjtje dhe eksudat që shterojnë shtresat e retinës duke çuar në dëmtimin e qelizave nervore dhe fotoreceptorëve.

Simptomat e zakonshme të degjenerimit makular të lagësht:

  • dobësim i shikimit qendror
  • lexim i vështirësuar
  • shfaqja e hijes në pjesën qendrore të shikimit ose humbja e një pjese të fotografisë në qendër,
  • vija të shtrembëruara (p.sh. kur zgjidhni fjalëkryq)
  • vështirësi në dallimin e ngjyrave dhe
  • rikuperim i ngadalshëm i shikimit kur kaloni nga hapësirë e ndriçuar në të errët

Përveç kësaj: Rrjetë Amsler për kontroll vetanake

Edema makulare

Edema makulare paraqitet kur lëngu grumbullohet në makulë dhe shkakton ënjtje.

Edema makulare mund të paraqitet për arsye të:

  • diabetit
  • degjenerim makular
  • okluzion venoz
  • sëmundje trashëgimore të tilla si retinozë ose retinitis pigmentosa
  • sëmundjet inflamatore të syve si uveitisi;
  • barna;
  • tumoret e syve
  • kirurgji e syve- nuk është e shpeshtë, por mund të paraqitet pas një operacioni të caktuar të syrit;
  • lëndime në sy;

Edema makulare është zakonisht asimptomatike dhe pa dhimbje. Sidoqoftë, simptomat që mund të tregojnë se keni këtë gjendje janë:

  • shikimi qendror i turbullt ose i valëzuar;
  • ngjyrat duken më të zbehta ose të ndryshme;
  • vështirësi gjatë leximit;

Nëse vëreni ndonjë nga këto simptoma, duhet të drejtoheni menjëherë në një oftalmolog. Nëse nuk trajtohet në kohë, ekziston mundësia e verbërisë.

Kontroll

Kontrolli subspecialist është një kontroll i detajuar dhe përbëhet nga kontrolli i segmentit të përparmë, si dhe përcaktimin e dioptrisë (dioptri e re, ndryshimi i dioptrisë, kontroll e  dioptrisë së fshehur) dhe kontroll i segmentit të pasmë të syrit (fundi dhe nervi i syrit). Ky kontroll bëhet për të gjitha sëmundjet e retinës.

OCT është një tomografi koherente optike – incizohet struktura e njollës së verdhë (makulës) dhe nervit të syrit për të zbuluar nëse ka ndonjë mungesë në atë strukturë që janë të padukshme gjatë kontrollit me llupë. Tek personat mbi 60 vjeç me dioptri të moshës kjo diagnozë bëhet për shkak të mundësisë së degjenerimit makular.

Fusha e shikimit – me këtë hulumtim bëhet kontrolli i shikimit qendror dhe anësor (shikimi periferik). Perimetria shërben për të zbuluar ndryshimet në shikim, pra dobësimin e tij i cili mund të shkaktohet nga sëmundja.

Angiografia fluoreshente – kryhet sipas nevojës në degjenerimin makular.

Kontrolli për personat me diabet përfshin kontroll i segmentit të përparmë, përcaktimi i dioptrisë (dioptri të re, ndryshim i dioptrisë, kontroll i dioptrisë së fshehur) dhe kontrolli i segmentit të pasmë të syrit (fundi i syrit dhe nervi i syrit). Kontroll i pjesës së pasme bëhet edhe me ekzaminimin e të ashtuquajturin OCT ose tomografi optike koherente, e cila është gjithashtu kontrolli më i rëndësishëm tek njerëzit me diabet. Me këtë ekzaminim incizohet struktura e pegut të verdhë (makula), nervi i syrit për të zbuluar nëse ka disa mangësi në atë strukturë, të cilat janë të padukshme kur shqyrtohen me llupë si dhe gjendjen e enëve të gjakut në segmentin e pasmë të syrit.

Trajtim me medikamente

  • Foto koagulimi me laser

Fotokoagulimi me laser zhvillohet në kushte ambulante, me anestezi lokale tek bebëzat e zgjeruara.

Oftalmologu me  laser bën djegie të vogla në zonat e prekura, duke krijuar ind lidhës që, në varësi të diagnozës, vulos vrimën e retinës, ndalon rrjedhjen e enëve anormale të gjakut me mure të holla ose ngadalëson rritjen e tyre.

Ju mund të ndjeni luajtje të ndritshme të syrit ose  mund të ndjeni deri sa mjeku punon me laser. Nëse është e nevojshme, kjo procedurë mund të përsëritet disa herë.

  • Trajtimi Anti-Vegf (injeksione në sy)

Sot, standardet e mjekimit kanë ndryshuar dhe linja e parë e trajtimit është aplikimi i injeksioneve intravitreal nga grupi i anti-VEGF. Aplikimi i këtyre injeksioneve është me anestezi lokale me pika anestetike dhe është krejtësisht pa dhimbje.

Injeksioni aplikohet një herë në muaj për disa muaj ose një vit. Me ndihmën e kësaj terapie, përveç stabilizimit të gjendjes së retinës, shpesh kemi një përmirësim të shikimit.

Trajtimi kirurgjik

  • Viktrektomi

Vitrektomia është operacioni më i komplikuar mikrokirurgjik që trajton sëmundjet e segmentit të pasmë të syrit si: gjakderdhja në sy, shkëputja e retinës (ablacioni retinal), degjenerimi makular, retinopatia diabetike, këputja (vrima) e makulës dhe të ngjashme.

Kirurgu bën prerje përmes 4 vrimave të vogla në të bardhën e syrit (më pak se 1 mm) për të hequr trupin e qelqt në sy, pas së cilës zëvendësohet me një gaz të veçantë (i cili absorbohet me kalimin e kohës) ose vaj silikoni. Nëse pacienti ka këputje (vrima) në retinë, ato riparohen me fotokoagulim me laser.

Në fund të operacionit, bëhet një tamponadë me gaz ose vaj silikoni, e cila varet nga gjendja e retinës. Pas operacionit, pacienti dërgohet në një apartament. Rreth gjysmë ore pas operacionit, pacienti shkon në shtëpi (operacion një ditor) me një fashë në syrin e operuar.

  • Ablacioni i retinës (shkëputja e retinës)

Ablacioni i retinës ose shkëputja e retinës është një gjendje urgjente që duhet operuar brenda 24 orëve. Në Sistina Oftalmologji ne mund ta organizojmë operacionin brenda 24 orëve gjatë  ditëve të punës ose festave. Gjatë ablacionit të retinës bëhet operacioni vitrektomi.

Gjatë operacionit, hiqet trupi i  qelqit, i cili është i sëmurë  dhe shkaktoi ablacionin. Trupi qelqit zëvendësohet më pas me ujin normal të syrit të cilën e prodhon vetë syri dhe funksionon normalisht. Pasi të hiqet trupi i qelqit, identifikohen “vrimat” në retinë dhe retina dhe vrimat ngjiten me laser.

Në fund të operacionit, vendoset gaz ose vaji silikoni  në sy për të mbajtur retinën derisa të ngjitet plotësisht. Përparësia e gazit është se ai del vet nga syri  dhe pas 2 deri në 6 javë nuk është e nevojshme të shkoni për operacion shtesë për të hequr vajin e silikonit.

Në rastet kur ablacioni nuk zbulohet në kohë ose janë të ndërlikuara dhe kanë shenja në sy, vendoset vaj silikoni i cili më pas hiqet nga syri për disa muaj, por mund të qëndrojë për një vit nëse syri është dëmtuar rëndë.

Çmimi

Ekziston një mundësi për të paguar me këste pa interes dhe kosto shtesë.

Për mënyrën e pagesës mund të shihni më shumë në listën aktuale të çmimeve të Sistina Oftalmologjiа.

 

Kontrolli sub-specialist

Refrakcioni, përcaktimi i mprehtësisë së shikimi, matja e shtypjes në sy, kontrolli i segmentit të parmë dhe pasmë të syve.

1.900,00

Kontroll për personat me diabet

Kontroll i hollësishëm i segmentit të përparmë dhe të pasmë të syve dhe OCT analiza.

3.300,00

OCT

Tipografia optike koherente e segmentit të parmë ose pasmë.

1.900,00

Fusha pamore

Ekzaminimi i njërit sy.

1.200,00

Fusha pamore

Ekzaminimi i të dy syve.

1.620,00

Laserfotokoagulimi me laser argon

Çmimi është vetëm për njërin sy.

7.700,00

Aplikimi i injeksionit аvastin

Aplikimi intrabulbar i Avastinit. Çmimi është vetëm për njërin sy.

12.500,00

Aplikimi i injeksionit аvastin

Aplikimi subkonjuktiv i Avastatinit. Çmimi është vetëm për njërin sy.

8.300,00

Vitrektomia

Operimi i segmentit të pasmë. Çmimi është vetëm për njërin sy.

123.000,00

Vitrektomia nëpërmjet FSSH

Operimi i segmentit të pasmë nëpërmjet Fondit të shëndetësisë. Paguhet participim.

6.000,00

Vitrektomia dhe operimi i kataraktit

Operimi i segmentit të pasmë dhe operimi i kataraktit me vendosjen e thjerrëzës intaokulare. Çmimi është vetëm për njërin sy.

166.000,00

Ablacioni i retinës nëpërmjet FSSH

Operimi i segmentit të pasmë nëpërmjet Fondit të shëndetësisë. Paguhet participim.

6.000,00

Ablacioni i retinës

Operimi i segmentit të pasmë. Çmimi është vetëm për njërin sy.

123.000,00