Katarakti(perdja) është një turbullim i thjerrëzave natyrore që mund të trajtohet vetëm me operacion. Katarakti, megjithëse mund të jetë shkaku i humbjes së shikimit, do të zhduket vetëm me një procedurë një-ditore. Me kirurgjin moderne, përveç kataraktave, hiqet edhe dioptria.
Në disa raste, te katarakti fillestar, shikimi mund të përmirësohet me syze sepse forma e përkulur e thjerrëzës shkakton miopizim (dioptri minus), por me kalimin e kohës edhe turbullimit sa më të madh të thjerrëzës, syzet nuk janë më të dobishme dhe zgjidhja e vetme është operimi i kataraktit (perdes).