Информации за тековно работење во услови на Ковид - 19

Повеќе

Në lëkurë shfaqen shpesh njolla të ndryshme dhe disa prej tyre sinjalizojnë një problem të mundshëm të brendshëm. Ksantelazma është pikërisht një ndryshim i tillë që është shfaqja e një çrregullimi në trup.

Ksantelazma janë mbledhje shtresave yndyrore në lëkurën e qepallave që nuk përfshijnë pjesët më të thella të qepallave.

Përshkrimi

Këto janë njolla të verdha dhe pak të ngritura në qepallat e sipërme dhe të poshtme. Fillojnë në këndin e brendshëm të qepallës së sipërme, priren të rriten dhe të bashkohen, kështu që mund të mbulojnë në mënyrë simetrike qepallat e të dy syve. Ato janë të ndryshme në madhësi, duke arritur mbi 1 cm në gjatësi.

Ksantelazmat në vetvete nuk pengojnë në shikim, nuk shkaktojnë dhimbje, kruajtje, ndjesi shpimi gjilpërash, siklet. Nuk kthehen kurrë në malinje, nuk janë rrezik për organizmin, por pavarësisht kësaj janë një defekt i rëndë kozmetik.

  • Simptomat

Si të njohim ksantelazma?

  • Njollë e rrafshë, e verdhë në formë të çrregullt
  • Është e butë dhe pa dhimbje në prekje
  • Njollat shtohen me kalimin e kohës dhe shfaqen në më shumë vende
  • Zakonisht shfaqen në kapakun e poshtëm dhe të sipërm të syrit

Kandidatët

Shfaqet më shpesh tek popullata femërore. Ngjyra e verdhë është rezultat i grumbullimit lokal të lipideve dhe produkteve yndyrore.

Tek disa pacientë nuk ka kurfarë dallimi në vlerat e substancave yndyrore në gjak, ndërsa tek disa të tjerë shfaqja e ksantelazmës lidhet drejtpërdrejt me nivelet e larta të kolesterolit dhe triglicerideve. Ato gjenden tek ata që vuajnë nga diabeti, pankreatiti, cirroza e mëlçisë. Ndikim kanë edhe konsumimi i ushqimeve të yndyrshme dhe alkoolit dhe pesha e tepërt trupore.

Është interesante se edhe kur nivelet e lipideve normalizohen nga trajtimi dhe dietat tek ksantelazma, nuk ndodh asnjë ndryshim.

Të keni parasysh se meqenëse kjo mbledhje lipidi ndodh nën lëkurë, ajo gjithashtu grumbullohet, madje në sasi më të mëdha, rreth enëve të gjakut, veçanërisht ato të zemrës dhe trurit.

Kontroll

Të bëhet një ekzaminim oftalmologjik për të kontrolluar lëkurën përreth syrit. Në vetë ekzaminimin, oftalmologu mund t’ju kërkojë të bëni një analizë gjaku me një nivel lipidi për të parë nëse ksantelazma shkaktohet nga një rritje e lipideve.

Bëhen edhe fotografi për të monitoruar rezultatin para dhe pas ndërhyrjes.

Gjatë vetë ekzaminimit, ju flisni me oftalmologun për rezultatin që dëshironi të arrini nga ndërhyrja dhe sa e mundur është në rastin tuaj, pra çfarë mund të prisni realisht.

Përgatitja para operacionit

Përgatitja para operacionit zgjat rreth 20 minuta. Pacientët me sëmundje kronike, në varësi të terapisë që marrin, kanë preparate të veçanta për të cilat informohen në ditën e caktimit të ndërhyrjes.

Përgatitjen e fillon infermierja gjatë së cilës mirret anamneza. Kontrollohet tensioni i gjakut dhe sheqeri. Më pas, në konsultim me oftalmologun, nëse është e nevojshme, kryhen analiza shtesë diagnostikuese.

Pasi pacienti përgatitet plotësisht, ai futet në sallën e operacionit.

Rrjedha e operimit/intervenimit

Korrigjimi i ksantelazmës është një ndërhyrje e vogël që zgjat rreth 20 minuta.

Aplikohet anestezi lokale (pika) dhe procedura fillon me heqjen e ndryshimit të lëkurës në kapak dhe vendosjen e penjëve.

Gjatë ndërhyrjes, pacienti është i vetëdijshëm dhe flet me oftalmologun.

Kujdesi pas operacionit

Kontrolli i parë pas korrigjimit të ksantelazmës është të nesërmen. Pas ndërhyrjes duhet të pushoni 3 deri në 4 ditë. Kontrollet e radhës janë për 7 ditë dhe më pas në 1 muaj.

Ndërkohë, vendi i ndërhyrjes trajtohet me pomadë antibiotike dhe me pika, sipas udhëzimeve të oftalmologut. Plaga shërohet pa lënë gjurmë.

Masat paraprake të mbrojtjes

Kufizimet pas korrigjimit të ksantelazmës janë të përkohshme dhe nuk zgjasin shumë dhe janë gjithmonë sipas rekomandimit të kirurgut.

Vendi nuk duhet të preket ose gërvishtet. Duhet të shmanget ekspozimi në diell, si dhe përdorimi i produkteve të tilla si produkte për rrezitje dhe kremra me parfum.

Në 3 ditët e para pas ndërhyrjes duhet të shmanget larja e fytyrës me ujë të thjeshtë dhe fërkimi i syve. Është veçanërisht e rëndësishme që terapia e përshkruar të përdoret rregullisht dhe në mënyrë korrekte.

Stafi mjekësor është në dispozicion 24/7 për çdo konsultë të nevojshme pas ndërhyrjes.

Çmimi

Paketa përfshin: ndërhyrje me anestezi lokale, dhe tre kontrolle.

Mund të paguhet me këste pa interes dhe kosto shtesë.

Për më shumë rreth mënyrës së pagesës mund të shikoni në çmimoren aktuale të Sistina Oftalmologija.

Kontrolli oftalmologjik

Refrakcioni, përcaktimi i mprehtësisë së shikimi, matja e shtypjes në sy-kontrolli i segmentit të parmë të syve.

1.400,00

Korrigjimi i shtresave yndyrore të qepallave (ksantelazma)

18.500,00