
Post-covid kontroll të syve, për personat që kanë kaluar covid19, me dhe pa simptoma të syrit.
Post-covid kontroll të syve është për njerëzit që kanë kaluar koronvirusin, me dhe pa simptoma të syve. Ndikimi i koronvirusit në trupin tonë mund të jetë vetëm i butë, asimptomatik, por gjithashtu mund të shkaktojë sëmundje të tjera dhe të lërë pasoja që janë afatgjata dhe shumë serioze. Pas kalimit të sëmundjes, organizmi rikuperohet dhe numër i madh i funksioneve plotësisht normalizohen.
Simptomat më të zakonshme të koronvirusit janë kollitja, lodhja, ethet, dhimbja e kokës, dhimbja e muskujve dhe humbja e shijes ose e nuhatjes.
Sipas një studimi të botuar në revistën BMJ Open Ophthalmology, rreth 80% e pacientëve që kanë kaluar covid19 deklaruan se brenda dy javësh nga vetë sëmundja kishin përjetuar dhe probleme me sytë.
Gjendjet më të shpeshta të syrit të paraqitura janë:
- Kruajtje;
- Ndjeshmëri ndaj dritës;
- Ndezje.
Në rastet më të rënda të kësaj sëmundjeje, pacientët raportuan simptoma të djegies së syve, skuqje, dhimbje, fryrja, qepalla të ënjtura dhe lotim i shpeshtë.
Koronviusi syve mund të shkaktojë konjunktivit ose keratit (ndryshime në segmentin e përparmë të syrit) që rezultojnë me simptoma të tilla si më sipër dhe që zakonisht kalojnë me terapi të rekomanduar me lloj të pikave dhe nuk lënë pasoja.
Por ndryshimet në pjesën e pasme të syrit të tilla si uveit, trombozë në venat kryesore të syrit, ndezja në nervin e syrit mund të çojë në dëmtimin e përhershëm të shikimit nëse nuk trajtohet në kohën e duhur dhe të përshtatshme.
Nëse keni kaluar covid19, dhe keni disa nga simptomat e renditura më poshtë, është e nevojshme të caktoni këtë post-covid kontroll të syve sa më shpejt
- Migrenë
- Ndjeshmëri ndaj dritës
- Skuqje të syve
- Herë pas here shikim të turbullt
- Vështirësi gjatë fokusimit
- Perceptim i dobët i thellësisë
Nëse i keni simptomat e renditura më poshtë, caktoni menjëherë këtë post-covid kontroll të syve:
- humbjen e shikimit të një syri;
- humbjen e një pjese të fushës së shikimit ose hijes së të njëjtës;
- njolla të errëta në të pamurit qendror të fushës së shikimit (më të dukshme gjatë leximit).
Dhe në rast se nuk i keni simptomat e mësipërme, por ju që keni kaluar koronvirusin dhe dëshironi të siguroheni se është gjithçka në rregull me sytë dhe shikimin tuaj, caktoni këtë post-covid kontroll të syve pas shërimit nga covid-19. Koronvirusi dhe pasojat që ajo lë janë ende një surprizë për pacientët dhe oftalmologët, kështu që shumë shpesh kemi pasoja post-covid që kemi gjetur rastësisht në një pacient që nuk ka simptoma.
Kontrolli I hollësishëm na mundëson të kontrollojmë se a keni tharje të syve, ndryshime në korne që ndikojnë në cilësinë e shikimit (sidomos kontrasti), ndezje e brendshme, të cilat mund të mbeten asimptomatike për një kohë të gjatë, dhe të shkaktojnë dëme serioze ose ndryshime në qarkullimin e syrit që ndonjëherë kalojnë pa u vënë re deri në tre muaj pas shfaqjes së tyre, dhe pastaj rezultojnë në komplikime të rënda (glaukoma pas tre muajve të trombozës të një venë retinale qendrore ose degë venoze).
Post-covid kontroll të syve
Детален преглед наменет за лица кои прележале коронавирус.
2.260,00
Oftalmologu ruan të drejtën të propozojë lloj tjetër të kontrollit dhe/ose diagnostikim varësisht nga gjendja e përcaktuar gjatë kontrollit.