Информации за тековно работење во услови на Ковид - 19

Повеќе

Përshkrimi

Nëse përderisa  lexoni këtë tekst, sa vëreni nga pjesët anësore të kompjuterit ose të celularit?

Fusha e shikimit në të vërtetë do të thotë zona që mund të vërejë syri juaj përderisa përqendrohet në një pikë të veçantë qendrore (lartë, poshtë, dhe në të dy anët e pikës në të cilën sytë janë të fokusuar). Shikimi është tipikisht më i mprehtë në mes të fushës së shikimit.

Gjatë shqyrtimit së  fushës së shikimit përcaktohet se çfarë është shikimi zt në të dy sytë dhe nëse ka humbje të shikimit që është paraqitur me kalimin e kohës.

Diagnoza

Fusha e shikimit është e dobishme për diagnostikimin dhe monitorimin e gjendjeve të mëposhtme të syrit:

  • glaukomës;
  • degjenerimit makular;
  • edemës makulare;
  • retinopatisë diabetike;
  • makulopati diabetike;
  • glioma optike;
  • edema e nervit e syrit (neuritis i syrit);
  • qepallë e lëshuar (ptozë).

Fusha e shikimit gjithashtu përdoret për të diagnostikuar:

  • tumorin e trurit;
  • sklerozën e shumëfishtë;
  • goditje në tru;
  • arteritis temporal;
  • gjendjet e sistemit nervor qendror;
  • çrregullim i hipofizës;
  • tensionit të lartë të gjakut;
  • ndikimi i retinës qendrore nga disa ilaçe.

Procedura

Në klinikën tonë kryhet një test i automatizuar statik i perimetrit të fushës së shikimit.

Bëhet fjalë për një aparat, qëllimi i të cilit është të shqyrtojë fushën tuaj të shikimit ose të krijojë një hartë të asaj që ju mund dhe nuk mund të shihni.

Gjatë kryerjes së shqyrtimi me ju është  optometristi/infermieri.

Ju uleni përpara aparatit, i cili duket si një tas i rrumbullakët i thellë dhe vendosni kokën tel mbështetja për shkak të stabilitetit.

Tek syri që nuk testohet mbulohet me fashë . Është e nevojshme të shikoni në pjesën qendrore të aparatit gjatë ekzaminimit. Drita të vogla dhe të dobëta do të fillojnë të shfaqen në vende të ndryshme dhe ju duhet të shtypni butonin sa herë që shihni dritë. Gjatë shqyrtimit vihen re se cilat dritat nuk i keni parë.

Dritat nuk lëvizin nëpër ekran, por ndriçojnë me intensitet të ndryshëm në vende të ndryshme. Për këtë arsye, ky test është statik.

Disa drita janë më të forta dhe lehtësisht të dukshme, por disa janë shumë të dobëta dhe mezi vërehen. Këto drita të dobëta që mezi i vëreni përcaktojnë pragun e ulët të senisitivitetit të dritës.   Ky parametër është shumë i rëndësishëm për diagnozën e shumë sëmundjeve si të retinës, ashtu edhe të nervit të syrit, por edhe nëpërmjet kësaj metode diagnostikuese zbulohen sëmundjet dhe gjendjet e trurit.

Nuk është kryer

Tek pacientët që e kanë të vështirë të koncentrohen nga 15 deri në 30 minuta.

Rrezatimi

Shqyrtimi i  fushës së shikimit  është incizim pa rrezatim.

Çmimi

Ka mundësi për të paguar me këste pa interes dhe harxhime shtesë.

Më shumë rreth mënyrës së pagesës mund të kontrolloni në listën aktuale të çmimeve të Sistina Oftalmologjisë.

Shqyrtim i fushës së shikimit

Ekzaminimi i njërit sy.

1.200,00

Shqyrtim i fushës së shikimit

Ekzaminimi i të dy syve.

1.620,00