Информации за тековно работење во услови на Ковид - 19

Повеќе

Korrigjimi i dioptrisë me laser ka të bëjë me heqjen e dioptrisë dhe eliminimin e aksesorëve optikë.

Dioptria paraqet anomali refraktive e syrit, gjegjësisht pamundësia e syrit që ta kthjellojë fotografinë. Personat me dioptri mund të jenë shkurtpamës dhe largpamës.

Jeni shkurtpamës nëse i shihni qartë objektet në afërsi, ndërsa të gjitha objektet më larg u duken të turbullt. Jeni largpamës nëse objektet në afërsi u duken të turbullt ose keni vështirësi gjatë leximit.

Përshkrimi

Korrigjimi i dioptrisë me laser është metoda më e njohur për korrigjimin e dioptrisë e cila përdoret në të gjithë botën për më shumë se 30 vjet dhe në nivel botëror janë kryer më shumë se 40 milion ndërhyrje.

Është një nga ndërhyrjet më bashkëkohore për rimodelimin e kornesë me laser (sipërfaqja e parme e tejdukshme e syrit) për heqjen ose zvogëlimin e dioptrisë/cilindrit.

Sot ekzistojnë disa metoda të korrigjimit të dioptrisë me laser, ndërsa ndarja themelore bazohet se në cilën pjesë të kornesë kryhet korrigjimi (sipërfaqja e kornesë – PKR; mesi i kornesë – LASIK).

Kandidatët

Korrigjimi i dioptrisë me laser korrigjon/heq prej -10 deri +6 astigmatizëm (cilindër). Kufiri i moshës është prej 18 deri 40 vjeç dhe minimum 1 vit dioptri të qëndrueshme.

Në disa raste mund të hiqet edhe dioptri më e lartë. Te pacientët që kanë dioptri më të lartë dhe nuk janë kandidatë për korrigjimin e dioptrisë me laser ekziston zgjidhje për heqjen e dioptrisë me implantimin e thjerrëzave më të sofistikuara në sy, rezultatet e të cilave janë po ashtu të mira, e në disa raste janë më të mira se korrigjimi i dioptrisë me laser.

Me thjerrëzat fakike korrigjohet dioptria mbi -10 dhe +6, përkatësisht dioptria e lartë.

Ekzaminim

Kontrolli i korrigjimit të dioptrisë me laser është një lloj kontrolli sistematik i syrit sepse analizohet çdo pjesë e syrit dhe është gjithashtu garanci për suksesin e intervenimit. Këtë lloj kontrolli mund ta bëjnë edhe pacientët që duan vetëm ekzaminim të detajuar të gjendjes së syrit dhe shikimit pa u interesuar për korrigjimin e dioptrisë me laser.

Kontrolli zgjat një orë deri në një orë e gjysmë dhe përbëhet nga:

  • Plotësimi i pyetësorit për gjendjen tuaj të përgjithshme shëndetësore;
  • Leximi i domosdoshëm i informacioneve të përgjithshme për intervenimin me laser;
  • Kontrolli i dioptrisë, mprehtësisë së shikimit dhe shtypjes në sy;
  • Incizimi në pentakam (bëhet analizë 3D e syrit dhe shërben për përcaktimin e anomalive të caktuara të syrit, për të cilat ende nuk janë paraqitur simptoma);
  • Zgjerimi i bebëzës me pika për kontroll pjesës së fundit të syrit dhe dioptrisë objektive;
  • Bisedë me ekipin, për çdo gjë që ju intereson.

Përgatitjet për kontrollin i fillon një infermiere. Kontrolli më pas vazhdon me oftalmologun dhe optometristin.

Para kontrollit, është shumë e rëndësishme që pacienti të pushojë nga mbajtja e thjerrëzave të kontaktit, për një periudhë të caktuar që të “pushojë” kornea e syrit nga thjerrëzat. Të manifestohet cilindri real, përkatësisht forma e kornesë pa presionin e thjerrëzës.

Nëse pacienti mban thjerrëza kontakti të buta, nevojitet të pushojë së paku 3 ditë. Nëse pacienti mban thjerrëza gjysmë të forta ose thjerrëza të forta, nevojitet të pushojë së paku 7 deri në 14 ditë para kontrollit. Në ndërkohë, pacienti mund të mbajë syze.

Përgatitja para operacionit

Përgatitja para operacionit zgjat rreth 20 minuta. Në këtë periudhë kohore kontrollohet përsëri gjendja e shikimit dhe syrit të pacientit.

Oftalmologu përsëri i sqaron hapat e intervenimit. Pasi të konstatojë se gjithçka është në rregull, dhe që pacienti akoma dëshiron ta bëjë korrigjimin e dioptrisë me laser, i jepen pika anestetike dhe futet në sallën e operimit.

Rrjedha e operimit/intervenimit

Intervenimi zgjat vetëm 5 minuta për njërin sy. Është plotësisht pa dhimbje – jepet anestezion lokal në formë të pikave dhe pacienti nuk ndien dhimbje. Pacienti është i zgjuar dhe bisedon me oftalmologun dhe i ndjek udhëzimet e tij.

Në syrin vendoset një mbajtëse – kjo procedurë është pa dhimbje, por ndoshta pak e pakëndshme. Ajo shërben për të mbajtur qepallat. Pacienti ka ndjenjë se dridh qepallat, edhe pse atë nuk e bën shkaku i mbajtëses.

Pastaj krijohet një flap te kornea e syrit ku nëpërmjet laserit hiqet dioptria. Pasi dioptria të hiqet, flapi kthehet në pozicionin e saj normal. Kjo procedurë është plotësisht pa dhimbje.

Me laserët e sotëm, dioptria hiqet për më pak se 2 sekonda. Sistemi për gjurmim të syrit të pacientit gjatë operacionit (tracker) mundëson shpërndarjen e saktë të rrezeve laser në vendin e duhur, pavarësisht nga mikro-lëvizjet e syrit të pacientit gjatë kohës që funksionon laseri.

Korrigjimi i dioptrisë me laser në Sistina Oftalmologjia është një procedurë rutine e cila zbatohet në përputhje me protokollet dhe standardet e oftalmologjisë botërore. Ekipi kirurgjik me përvojë, si për të gjitha intervenimet tjera, është garanci e suksesit në trajtimin e syve tuaj.

Kujdesi pas operacionit

Periudha e adaptimit ose kujdesit pas operacionit është nga 3 deri në 7 ditë.

Dita e ardhshme është kontrolli i parë i detyrueshëm, ndërsa kontrolli tjetër është pas disa ditësh bazuar në vlerësimin e oftalmologut tuaj. Këto ekzaminime shërbejnë për të monitoruar stabilizimin (adaptimin) e shikimit tuaj dhe shërimin e flapit të kornesë.

Reagime normale menjëherë pas intervenimit janë shikimi pak i turbullt, ndjesi shpimi, ndjesi rëre dhe kruarje. Këto simptoma zhduken në një periudhë të shkurtër kohe, dhe pikat që vendosni ndihmojnë në lagështimin e syrit dhe zvogëlimin e simptomave të përmendura.

Masat paraprake të mbrojtjes

Kufizimet pas intervenimit janë të përkohshme dhe nuk zgjasin shumë, dhe janë gjithmonë në përputhshmëri me rekomandimet e oftalmologut. Profesioni dhe mënyra e jetesës së pacientit janë shumë të rëndësishme.

Aktivitetet sportive lejohen zakonisht pas javës së dytë, ndërsa makijazhi pas javës së tretë.

Personeli mjekësor është në dispozicion 24/7 për çfarëdo konsultimi të nevojshëm pas intervenimit.

Çmimi

Oferta përfshin: ndërhyrje me anestezion lokal, kontrollet dhe terapinë në 3 muajt e ardhshëm.

Ekziston mundësia për të paguar me këste pa interes dhe kosto shtesë.

Për më shumë rreth mënyrës së pagesës mund të kontrolloni në listën aktuale të çmimeve të Sistina Oftalmologjia.

Kontrolli për korrigjimin e dioptrisë me laser

Refrakcioni, përcaktimi i mprehtësisë së shikimi, matja e shtypjes në sy, kontrolli i fundit të syrit-analiza e kornesë me Pentakam.

4.270,00


Pentakami

Diagnostikimi për analizë të kornesë.

3.100,00

Kontrolli pas operacionit

Kontrolli tre muaj pas korrigjimit të dioptrisë me laser.

1.150,00

Korrigjimi i dioptrisë me laser – PRK

Çmimi është vetëm për njërin sy.

39.980,00

Korrigjimi i dioptrisë me laser – LASIK

Çmimi është vetëm për njërin sy.

31.000,00

Pyetje të parashtruara më shpesh – PPSH

A mundet fëmijës t’i bëhet ky intervenim?

Personi duhet të jetë i moshës madhore që ta bëjë këtë intervenim. Nuk rekomandohet të fëmijët nën 18 vjet, sepse syri ende zhvillohet dhe dioptria ndryshon. Syri rritet derisa zhvillohet njeriu. Lindim me sy 16 milimetra. Në moshën trevjeçare syri rritet deri 23 milimetra, ndërsa gjatë kohës së pubertetit kur do të përfundojë edhe rritja e syve, mollëza e syrit normalisht arrin gjatësi deri 24 milimetra.

Përse nuk mund të bëj korrigjimin e dioptrisë nëse kam 45 vjet?

Pas moshës 40 vjeçare zhvillohet presbiopia ose largpamësia e pleqërisë, që është pjesë e procesit natyror të plakjes së syrit. Nëse deri atëherë keni shikuar mirë ose jeni largpamës, menjëherë fillon t’ju dobësohet shikimi nga afër, gjegjësisht „duart ju bëhen të shkurtra“. Plotësisht, fillon të dobësohet edhe shikimi në largësi. Për shkak të këtij procesi korrigjimi i dioptrisë me laser nuk është zgjidhej adekuate, sepse mund të paraqitet edhe katarakti fillestar. Te këta pacientë ka zgjidhje tjetër – vendosja e thjerrëzave multifokale intraokulare (më shumë për to do të lexoni në pjesën e dioptrisë së pleqërisë).

Nëse kam menstruacione, a mund ta bëj intervenimin?

Mundeni, menstruacioni nuk paraqet pengesë.

A mund të ushtroj pas intervenimit?

Sa kohë pas korrigjimit të dioptrisë me laser nuk duhet t’i laj flokët?

Pse para kontrollit për korrigjim të dioptrisë me laser thjerrëzat e buta të kontaktit hiqen 3 ditë para, ndërsa të fortat dhe gjysmë të fortat 7 ditë para?

Sa kohë pas kontrollit mund ta bëj intervenimin?

Nëse kam shtypje të rritur të syve, a mund ta bëj intervenimin?

Nëse kam keratokonus a mund ta bëj intervenimin?

Për fat të keq, jo.

Pas operacionit me laser a duhet të mbaj syze për diell edhe në shtëpi?

Syze për diell mbani vetëm kur e lëshoni spitalin pas intervenimit, derisa nuk arrini në shtëpi. Pas kësaj, nuk ka nevojë. Shkaku i kësaj është ndjeshmëria e syrit ndaj dritës, pas intervenimit.

Nëse kam diabet a mund ta bëj intervenimin?

Mundeni, nëse pjesa e pasme e syrit është e shëndoshë kjo nuk është kundërinikacion.

A duhet për kontroll apo intervenim t’i heq qerpikët artificialë?

Për kontroll nuk ka nevojë, ndërsa për intervenim është e domosdoshme.

Sa kohë pas intervenimit nuk guxoj të bëj make-up?

Maskara dhe tushi për sy duhet të shmangen për 3 javë pas intervenimit.

Nëse cikli menstrual stabilizohet dhe unë ende i jap gji fëmijës, a mund ta bëj korrigjimin e dioptrisë me laser?

Jo. Korrigjimi i dioptrisë me laser nuk rekomandohet gjatë gji – dhënies dhe derisa nuk stabilizohet cikli menstrual pas lindjes.

Sa kohë pas intervenimit duhet të shmanget hapësirat e tymosura ose pluhurosura?

Rekomandohet të shmangen hapësirat e tymosura 2-3 javë pas intervenimit.

A mund më shumë se një herë të bëhet korrigjim i dioptrisë me laser?

Mundet. Te një numër shumë i vogël i pacientëve (më pak se 1%) mund të kthehet dioptria dhe varësisht nga gjendja e syrit, mund të kryhet përsëri intervenimi.

Çka nëse nuk jam kandidat i vërtetë për korrigjim të dioptrisë me laser?

Nëse për shkak të indikacioneve të caktuara (p.sh. dioptria mbi -10 ose +6 dhe cilindër (astigmatizëm) ± 6, trashësi të pamjaftueshme ose ndryshime strukturore të kornesë), nuk jeni kandidat për korrigjimin e dioptrisë me laser, mund të kryhet lloj tjetër i operacionit për heqjen e dioptrisë që prefshin vendosje të thjerrëzave fakike.

Nëse pas viteve të dyzeta, keni mjegullim të thjerrëzës natyrore (katarakti ose perdja) dhe/ose dëshironi të çliroheni nga dioptria për afër dhe larg, zgjidhja është vendosja e thjerrëzave multifokale me distancë të zgjeruar të shikimit.

A dhemb korrigjimi i dioptrisë me laser?

Intervenimi është krejtësisht pa dhimbje, sepse para procedurës, pacientit i vendoset anestezion lokal më pika.

Çka nëse përpëlis gjatë procedurës ose lëviz syrin?

Mbajtësi i kapakëve të syve e pengon përpëlitjen e syve, ndërsa para procedurës pikohet anestezion dhe zgjat vetëm disa minuta, ndjenja e pakëndshmërisë është shumë minimale. Laseri është i pajisur me sistem për ndjekje të mikro – zhvendosjeve të syve që reagon në milisekondë. Nëse pacienti e lëviz syrin, laseri automatikisht pushon së punuar. Laseri është i programuar të lëshojë ajër vetëm deri të vendi saktë i përcaktuar.

A mund të verbërohem gjatë intervenimit?

Vetë procedura për heqjen e dioptrisë kryhet në sipërfaqen e syrit (te kornea), ndërsa gjitha qendrat për shikim gjenden në pjesën e pasme të syrit, kështu që nuk ka mundësi laseri të shkaktojë verbërim. Laseri punon në parimin e lëshimit të ftohtë të dritës i cili nuk mund ta dëmtojë indin përreth ose të depërtojë thellë në sy përveç asaj sa është e duhur.

A është i përhershëm korrigjimi i dioptrisë me laser?

Rezultatet e korrigjimi me laser janë të përhershme në 98% të rasteve. Te dioptritë e larta ekstreme, në më pak se 2% nga rastet, janë evidentuar kthim të dioptrive shumë më të ulëta nga ato që kanë qenë para korrigjimit me laser. Sidoqoftë, edhe te ata persona, nëse e kanë bërë para 10 viteve, me teknologjinë e sotme është e mundur të përsëritet intervenimi pa rrezik plotësues për sytë. Kthimi i dioptrisë nuk është rezultat i procedurës së kryer keq por i faktorëve personalë gjenetikë dhe ekologjikë të secilit pacient veçmas (rritje e mëtutjeshme e dioptrisë si rezultat i faktorit gjenetik, procedurave të parregullta të shërimit dhe puna afatgjate nga afër).

A mundet me këtë procedurë të hiqet edhe cilindri (astigmatizmi)?

Po, laseri heq cilindrin deri +6. Çmimi i intervenimit është i njëjtë pa marrë parasysh vallë personi ka dioptri sferike ose cilindër ose kombinim të të dyjave.

Kam dioptri -13, a mund të më ndihmoni?

Nëse keni dioptri më të madhe se -10 ose +6, ekziston mundësia e vendosjes së thjerrëzave fakike në sy. Thjerrëzat fakike vendosen mbi thjerrëzën natyrore dhe krejtësisht e zgjidhin problemin me dioptrinë. Me rëndësi është të bëhet kontroll i hollësishëm për korrigjim të dioptrisë me laser me të gjitha ekzaminimet, që të shihet cilat thjerrëza do të ishin zgjidhja më e mirë.

A guxojnë shtatzënat të bëjnë korrigjim të dioptrisë me laser?

Gjatë shtatzënisë, trupi i gruas, përfshirë edhe sytë, pësojnë shumë ndryshime hormonale. Korrigjimi i dioptrisë me laser llogaritet si pjesë e kirurgjisë estetike (sipas zgjedhjes së pacientit) dhe rekomandohet të mos bëhet gjatë shtatzënisë dhe gji – dhënies. Planifikim i optimal i intervenimit te gratë që planifikojnë shtatzëni do të jetë 2-3 muaj para shtatzënisë ose pas stabilizimit të ciklit menstrual pas lindjes.

A është e përhershme thatësia e syve pas intervenimit?

Sa kushton korrigjimi i dioptrisë me laser?

Më hollësisht për çmimet mund të shihni në Çmimoren tonë.