Strabizmi është çrregullim i pozitës ose lëvizjes së syve, gjatë të cilit të dy sytë nuk kanë drejtim të njëjtë të shikimit. Te sytë e shëndoshë, të dy sytë rijnë drejt duke shikuar në pikën e njëjtë, ndërsa lëvizjet janë të njëjta. Në disa raste, Strabizmi shkaktohet sepse është e limituar lëvizshmëria e njërit sy në një drejtim të caktuar.
Te fëmijët, strabizmi më shpesh është i lindur ose zhvillohet në fëmijërinë e hershme, por mund të ndodhë edhe gjatë lëndimeve mekanike ose nga sëmundjet e ndryshme neurologjike dhe të brendshme.
Te të rriturit, strabizmi shpesh ndodh në rast të lëndimit të kokës ose syve për shkak të paralizës së disa nga muskujve që e lëvizin syrin. Po ashtu, mund të ndodhë edhe për shkak të disa sëmundjeve endokrinologjike dhe imunologjike (sëmundje të gjëndrës tiroide).
Simptomat:
- Sy që nuk duket se janë në të njëjtën pozitë në të njëjtën kohë.
- Sy që nuk lëvizin së bashku dhe paralel me njëri-tjetrin
- Mijëzim ose mbyllje e njërit sy kur ka ndriçim të fortë
- Përkulja ose kthimi i kokës për t’u përqendruar në një objekt.
- Goditje në objekte (strabizmi kufizon perceptimin e distancës së objekteve).
- Pacienti gjithashtu mund të ankohet për të pamur të turbulluar, sy të lodhur, ndjeshmëri ndaj dritës ose shikim të dyfishtë
Simptomat mund të ndodhin kohë pas kohe. Ata mund të përkeqësohen kur pacienti është i lodhur, i sëmurë, i përgjumur ose i shqetësuar. Zakonisht te të porsalindurit pozicioni i syve nuk është fiks dhe ata nuk lëvizin së bashku. Kjo është normale. Gjatë vitit të parë të jetës së një të porsalinduri, të pamurit zhvillohet gradualisht, muskujt e syve ngadalë forcohen.
Nëse pas një viti sytë e të porsalindurit ende nuk janë në të njëjtën pozitë, është e nevojshme të ekzaminohet nga një oftalmolog.
Strabizmi te fëmijët e çrregullon zhvillimin e shëndoshë të shikimit, prandaj është me rëndësi sa më herët të fillohet me trajtim. Shpesh është i kombinuar edhe me çrregullime tjera të shikimit te fëmijët, prandaj nevojitet të trajtohet në kombinim me metodat tjera për trajtim.
Pasoja më e shpeshtë e strabizmit është shikimi i dobët (ambliopia) i syrit, që nuk është vënë në radhë të parë. Shikimi i dobët mund të trajtohet vetëm në moshën fëmijërore, prandaj më mirë është strabizmi të operohet derisa shikimi është në fazën zhvillimore.