Информации за тековно работење во услови на Ковид - 19

Повеќе

Ablacioni i retinës ose shkëputja e retinës është gjendje urgjente që duhet të operohet brenda 24 orëve.

Në Sistina Oftalmologjia mund të organizojmë operacionin në afat prej 24 orëve gjatë një dite pune ose feste.

Kirurgjia e shpejtë mund të shpëtojë të pamurin dhe syrin e një pacienti.

Përshkrimi

Gjatë ablacionit, retina pëlcet dhe formohet vrime retinale. Ablacioni i retinës ndodh si rezultat i hyrjes së ujit të syrit nëpër një vrimë të vogël të retinës, pas së cilës vrima zgjerohet dhe e ngre retinën përreth. Nëpër vrimën retinale hyn uji i syrit dhe e shkëput retinën nga sfondi i syrit.

Ablacioni i retinës trajtohet me një operim të quajtur vitrektomi. Ashtu siç retina ushqehet vetëm përderisa është e ngjitur në sfondin e syrit, çdo shkëputje ose ablacion i retinës mund të dëmtojë përgjithmonë retinën.

Prandaj është e rëndësishme që operacioni të kryhet sa më shpejt që të jetë e mundur sepse çdo shtyrje mund të rezultojë në një rezultat më të keq pas operimit.

  • Simptomat

Simptomat e para shpesh janë vetëm:

  • shkëlqime, ndriçime si rrufe
  • topa të zi në fushën pamore

Gjatë pëlcitjes së retinës paraqitet edhe një sasi e vogël e gjakut në hapësirën vitreale. Gjendja përkeqësohet me paraqitjen e perdes në fushën pamore ndërsa të pamurit ngadalë humbet.

Kur shkëputja do të arrijë deri te qendra e shikimit ose makula, që mund të ndodhë brenda 1 deri 2 ditëve, shikimi konsiderueshëm zvogëlohet dhe nuk mund më të lexoni e as t’i njihni personat tjerë.

Kandidatët

Ablacioni i retinës mund të shfaqet në të gjitha moshat.

Ekzaminim

Kryhet ekzaminim subspecialist, i cili përbëhet nga refrakcioni, përcaktimi i mprehtësisë së të pamurit, matja e tensionit të syrit, ekzaminimi i fundusit – ekzaminimi i segmentit të përparmë dhe të pasëm të syve.

Nëse është e nevojshme, kryhet edhe tomografia e koherencës optike – OCT, si dhe ekzaminime shtesë diagnostike me kërkesë të kirurgut.

Pas ekzaminimit, ju merrni raportin dhe rezultatet e bëra të testimeve diagnostike.

Përgatitja para trajtimit

Përgatitjen e fillon infermierja, gjatë së cilës përsëri merret vizus dhe tonus dhe bëhet matje refrakcioni.

Pacienti më pas transferohet në bllokun para operimit dhe merret një anamnezë. Tensioni i gjakut dhe sheqeri në gjak kontrollohen. Pastaj, në konsultim me oftalmokirurgun, nëse është e nevojshme, kryhen testime shtesë diagnostike. Pacientët me sëmundje sistemike kronike, në varësi të terapisë që marrin, kanë përgatitje speciale për të cilat informohen ditën e operacionit.

Pasi pacienti të përgatitet plotësisht, ai futet në sallën e operacionit.

Rrjedha e operimit

Operacioni bëhet me anestezion lokal me seditacion. Ky operim është krejtësisht pa dhimbje. Zgjat mesatarisht rreth një orë, ndërsa pas tij pacienti mund të shkojë në shtëpi që të njëjtën ditë.

Vitrektomia paraqet heqjen e trupit të qelqtë nga brendësia e mollëzës së syrit, nëpërmjet prerjeve të vogla të pjesës së bardhë të syrit (më të vogla se 1 mm), pas së cilës zëvendësohet me një gaz special (i cili resorbohet me kalimin e kohës) ose vaj silikoni, ndërsa vrimat e retinës përpunohen me laser që të ngjiten.

Gjatë vitrektomisë, në sy hyhet nëpërmjet 4 prerjeve të vogla nga 1 mm, në pjesën e bardhë të syrit. Gjatë operimit hiqet trupi i qelqtë, që është i sëmurë dhe e ka shkaktuar ablacionin. Trupi i qelqtë pastaj shkëmbehet me ujin normal të syve, që syri vet e prodhon dhe syri funksionon normalisht. Pasi të hiqet trupi i qelqtë, identifikohen „vrimat“ e retinës, retina bie dhe vrimat ngjiten me laser.

Në fund të operacionit në sy futet gaz ose vaj silikoni që ta mbajë retinën të ngjitur derisa ajo nuk ngjitet tërësisht. Përparësia është në atë se gazi del vetë nga syri dhe pas 2 deri 6 javë nuk është e nevojshme të shkohet në operacion plotësues sikurse për heqjen e vajit të silikonit. Në rastet kur ablacioni nuk është zbuluar në kohë ose kur komplikohen dhe ka shenjë në sy, futet vaj silikoni që hiqet nga syri pas disa muajve, por mund të ngelë edhe një vit, nëse syri është shumë i dëmtuar.

Kujdesi pas operacionit

Pas operacionit, syri nuk është i skuqur e as i sëmurë, ndërsa shërimi është i shpejtë. Nevojitet të merret terapi me pika dhe krem gjatë dy javëve, ndërsa syri duhet të mbyllet vetëm një ditë. Kontrollet caktohen një ditë pas operacionit, 7 ditë pas dhe 2 deri 3 javë pas operimit. Pas dhjetë ditëve, tek ablacionet pa komplikime, pacienti mund t’u kthehet aktiviteteve të përditshme. Gjatë atyre 10 ditëve nevojitet pushim dhe shtrirje në pozitën që do ta caktojë mjeku, ndërsa lejohet edhe puna në kompjuter, leximi ose shikimi i televizorit duke e përdorur syrin tjetër.

Masat paraprake të mbrojtjes

Kufizimet pas ndërhyrjes janë të përkohshme dhe nuk zgjasin shumë dhe janë gjithmonë në përputhje me rekomandimet e kirurgut.

Pacientit i përshkruhet terapi dhe është i detyruar ta përdorë atë në përputhje me periudhën kohore të caktuar nga kirurgu.

Fasha hiqet ditën tjetër gjatë kontrollës. Pas 3-4 ditësh, pacienti mund të lajë fytyrën, të lahet dhe të kryejë aktivitete të përditshme. Është e nevojshme të shmangen aktivitetet fizike.

Në rast se ndihen dhimbje shumë të forta në zonën e syve, dhimbje koke shumë të fortë, të përziera, të vjella, kontaktoni menjëherë oftalmokirurgun tuaj ose klinikën tonë.

Bashkëpunim me Fondin për Sigurim Shëndetësor

Operacioni i vitrektomisë mbulohet nga Fondi për Sigurim Shëndetësor të RMV.

Për më shumë informacione na kontaktoni në telefon 02 3097 000 ose në mënyrë elektronike në contact@sistinaoftalmologija.mk.

Çmimi

Oferta përfshin: operacion, përgatitje para operacionit, terapi për në shtëpi.

Ekziston mundësia për të paguar me këste pa interes dhe kosto shtesë.

Për më shumë rreth mënyrës së pagesës mund të kontrolloni në listën aktuale të çmimeve të Sistina Oftalmologjia.

Kontrolli sub-specialist

Refrakcioni, përcaktimi i mprehtësisë së shikimi, matja e shtypjes në sy, kontrolli i segmentit të parmë dhe pasmë të syve.

1.900,00

OCT

Tipografia optike koherente e segmentit të parmë ose pasmë.

1.900,00

Ablacioni i retinës

Operimi i segmentit të pasmë. Çmimi është vetëm për njërin sy.

123.000,00

Ablacioni i retinës nëpërmjet FSSH

Operimi i segmentit të pasmë nëpërmjet Fondit të shëndetësisë. Paguhet participim. Çmimi është vetëm për njërin sy.

6.000,00