Intervenimi zgjat vetëm 5 minuta për njërin sy. Është plotësisht pa dhimbje – jepet anestezion lokal në formë të pikave dhe pacienti nuk ndien dhimbje. Pacienti është i zgjuar dhe bisedon me oftalmologun dhe i ndjek udhëzimet e tij.
Në syrin vendoset një mbajtëse – kjo procedurë është pa dhimbje, por ndoshta pak e pakëndshme. Ajo shërben për të mbajtur qepallat. Pacienti ka ndjenjë se dridh qepallat, edhe pse atë nuk e bën shkaku i mbajtëses.
Pastaj krijohet një flap te kornea e syrit ku nëpërmjet laserit hiqet dioptria. Pasi dioptria të hiqet, flapi kthehet në pozicionin e saj normal. Kjo procedurë është plotësisht pa dhimbje.
Me laserët e sotëm, dioptria hiqet për më pak se 2 sekonda. Sistemi për gjurmim të syrit të pacientit gjatë operacionit (tracker) mundëson shpërndarjen e saktë të rrezeve laser në vendin e duhur, pavarësisht nga mikro-lëvizjet e syrit të pacientit gjatë kohës që funksionon laseri.
Korrigjimi i dioptrisë me laser në Sistina Oftalmologjia është një procedurë rutine e cila zbatohet në përputhje me protokollet dhe standardet e oftalmologjisë botërore. Ekipi kirurgjik me përvojë, si për të gjitha intervenimet tjera, është garanci e suksesit në trajtimin e syve tuaj.