Информации за тековно работење во услови на Ковид - 19

Повеќе

Përshkrimi

Angiografia e fluoreshenës (FA) është një procedurë diagnostike që përdor një kamerë speciale për të incizuar rrjedhjen e gjakut në retinë.

Kjo diagnozë rekomandohet për të kontrolluar muret e enëve të gjakut tek sëmundjet e retinës që shkaktojnë formimin e enëve anormale të gjakut, me mure të holla, të cilat mund të çojnë deri në gjakderdhje në sy. Gjithashtu përdoret  për të monitoruar rezultatet e trajtimit të gjendjeve.

Diagnoza

Angiografia e fluoreshenës aplikohet tek diagnozat e mëposhtme:

  • retinopati diabetike;
  • degjenerim makular;
  • të gjitha sëmundjet që lidhen me qarkullimin e syve;
  • infeksionet e syve;
  • tumoret e retinës ose horoidit.

Procedura

  • Përgatitja e mëparshme

Është e dëshirueshme të pini 2 deri në 3 gota ujë. Shmangni lëngjet si çaji, kafeja dhe pijet e tjera me kafeinë. Nëse mbani thjerrëza kontakti, sillni me vete dhe kutinë e thjerrëzave sepse do t’ju duhet t’i hiqni ato.

Gjithashtu, duhet bërë një test alergjie për të kontrolluar se a jeni alergjik ndaj substancës që përdoret në këtë metodë.

  • Rrjedha e procedurës

Bebëzat  ju zgjerohen me pika. Do të uleni përpara aparatit tek elementet mbështetëse të aparatit për të rregulluar kokën.

Ngjyra Fluoreshente injektohet në  venë të dorës. Përderisa ngjyra kalon nëpër enët e gjakut të syrit, bëhen fotografi për të vënë re rrjedhjen e gjakut në retinën tuaj.

Fotografitë mund të zbulojnë enët anormale të gjakut ose dëmtimin e mukozave nën retinë.

Imazhet do të merren bardh e zi. Ngjyra do të fluorezohet në enët e gjakut dhe do të incizohet si gri e lehtë ose e bardhë në fotografi. Interpretimi i angiogramit anormal mbështetet në identifikimin e zonave që tregojnë hipofluorescence (errësirë) ose hiperfluorescence (ndriçim).

Procedura zhvillohet për rreth 10 deri në 15 minuta. Gjatë procedurës, është e mundur të ndieni të vjellë të lehtë që kalon shpejt.

Nuk është kryer

Angiografia e fluoreshenës (FA) nuk kryhet te njerëzit që janë alergjikë ndaj flurosceinës. Para vetë procedurës, një test i alergjisë është i nevojshëm duke ndjekur udhëzimet e oftalmologut.

Rrezatimi

Sytë tuaj do të zgjerohen para procedurës në mënyrë që testi të mos përfshijë kontakt të drejtpërdrejtë me sytë  dhe të mos ketë rrezatim.

Çmimi

Ka mundësi për të paguar me këste pa interes dhe harxhime shtesë.

Më shumë rreth mënyrës së pagesës mund të kontrolloni në listën aktuale të çmimeve të Sistina Oftalmologjisë.

Angiografia e fluoreshenës (FA)

7.000,00