Информации за тековно работење во услови на Ковид - 19

Повеќе

Përshkrimi

Pentakam i kornesl është një diagnostikim që përdor një kamerë rotulluese Scheimpflug  me rezolucion të lartë dhe një sistem ndriçimi që mundëson imazhe dhe analiza të sakta dhe të sigurta të strukturave të pjesës së përparme të syrit të tilla si kornea, irisi, dhe thjerrëza natyrore.

Pentakami konsiderohet si standard i artë për incizimin topografik të kornesë. Në të njëjtën kohë,  me këtë aparat incizohen edhe pjesët e përparme dhe të pasme të syrit, duke përcaktuar nëse ka disa anomali në pjesën e prapme të syrit për të cilat ende nuk ka simptoma.

Fotografive u duhen vetëm 2 sekonda për t’u siguruar dhe nuk kërkojnë asnjë kontakt me syrin.

Pastaj ndërtohet një model virtual 3-dimensional i pjesës së përparme dhe përafërsisht 25,000 pika të dhënash që përdoren për të llogaritur topografinë e kornesë dhe lartësinë e sipërfaqeve të përparme dhe të pasme, fuqinë totale të kornesë, si dhe thellësinë dhe vëllimin e dhomës së përparme midis parametrave të tjerë. Këto parametra tregojnë nëse syri është i shëndetshëm.

Diagnoza

Analiza Pentakam shqyrton:

  • trashësinë e kornesë;
  • shtrembërimin e kornesë;
  • gungat sipërfaqësore të shkaktuara nga dëmtimet ose infeksionet;
  • keratokonus dhe ekstazë të tjera të kornesë;
  • distrofia e kornesë;
  • degjenerimi i kornesë;
  • tharje kronike dhe shumë e theksuar e kornesë.

Procedura

Pentakam i kornes; (kornea) procedura diagnostike krejtësisht pa dhimbje. Bëhet skenim në syrin tuaj.

Kjo bëhet në këtë mënyrë ju të vendosni kokën tek  mbështetësi i aparatit. Së pari, fillon incizimi i një syri, të cilin duhet ta mbani të hapur. Pasi mbarimit të incizimit të syrit të parë, vazhdojmë me incizimin e syrit të dytë në të njëjtën mënyrë.

Procedura mund të përsëritet disa herë për analizë dhe krahasim më të mirë.

Incizimet bëhen në një dhomë të errët.

Nuk është kryer

Me këtë procedurë bëhet incizimi i syve pa kontakt fizik dhe pa rrezatim.

Rrezatimi

Pentakami kornesë kryhet si te fëmijët, ashtu edhe te të rriturit.

Çmimi

Ka mundësi për të paguar me këste pa interes dhe harxhime shtesë.

Më shumë rreth mënyrës së pagesës mund të kontrolloni në listën aktuale të çmimeve të Sistina Oftalmologjisë.

Pentakami

Diagnostikimi për analizë të kornesë.

3.100,00