Информации за тековно работење во услови на Ковид - 19

Повеќе

Përshkrimi

OCT (tomografia koherente optike) paraqet një test jo-invaziv me imazhe që përdor valët e dritës për të ndërthurur të gjitha shtresat e retinës.  Ky incizim nuk rrezaton syrin.

Kjo i lejon oftalmologut të hartojë retinën dhe të përcaktojë trashësinë dhe strukturën e saj, duke treguar të gjitha shtresat e saj, gjë që ndihmon shumë në trajtimin e ardhshëm tek pacientët me glaukomë dhe sëmundje retinore të tilla si retinopatia diabetike dhe degjenerimi makular.

Struktura e retinës është e rëndësishme që të përcaktohet nëse është normale dhe e shëndetshme apo nëse ka disa ndryshime. Nëse retina është e holluar ajo është shenjë e atrofisë, nëse trashet është shenjë e edemës (edemës).

Diagnoza

OCT (tomografia optike koherente) është e dobishme për diagnostikimin e shumë gjendjeve të syve të tilla si:

  • vrimë makulare
  • membranë makulare
  • edema e makulës
  • degjenerim makular lidhur me moshën
  • glaukomë
  • ndezje dhe ënjtje e nervit të syrit
  • retinopati qendrore seroze
  • retinopati diabetike
  • tërheqja e retinës nga trupi i qelqtë
  • trombozë e retinës,
  • infeksionet e retinës dhe ndezje nga karakter jo-infektues

OCT shpesh përdoret për të vlerësuar shqetësimet e nervit të syrit. Incizimi OCT ndihmon oftalmologun për të parë  ndryshim në fibrat e nervit optik. Për shembull, mund të vërejë ndryshime që asocojnë me glaukomën.

Procedura

Gjatë kryerjes së OCT-së,  ju jeni  me oftalmolog dhe optometrist/infermier. Para OCT analizës , oftalmologu mund të kërkojë që bebëzat të zgjerohen, por edhe nuk është e patjetërsueshme . Zgjerimi i bebëzave  bëhet me pika.

Me bebëza të zgjeruara, është më e lehtë të shikohet në retinën e syrit (pjesa e prapme syrit).

Pastaj do të ju ulin përpara aparatit OCT dhe të mbështetni kokën tuaj që të jetë stabile dhe të palëvizshme. Aparati do të skanojë syrin tuaj pa e prekur atë. Ky skanim zgjat nga 2 deri në 3 minuta.

Nëse bebëzat tuaja janë të zgjeruara, ato mund të jetë e ndjeshme ndaj dritës dhe shikimi juaj mund të jetë i turbullt disa orë pas incizimit.

Nuk është kryer

OCT nuk përdoret nëse pacienti ka katarakt të pjekur (të dendur) ose gjakderdhje të konsiderueshme në trupin e qelqtë (në pjesën e prapme të syrit) sepse atp parandalojnë që drita të kalojë nëpër sy dhe të incizojë retinën.

Rrezatimi

OCT është një incizim që nuk ka rrezatim, pra funksionon me valë drite

Çmimi

Ka mundësi për të paguar me këste pa interes dhe harxhime shtesë.

Më shumë rreth mënyrës së pagesës mund të kontrolloni në listën aktuale të çmimeve të Sistina Oftalmologjisë.

OCT

Topografia optike koherente e segmentit të parmë ose segmentit të pasmë.

1.900,00