Информации за тековно работење во услови на Ковид - 19

Повеќе

Krosslinking (cross linking) është një metodë e trajtimit të keratokonusit.

Keratokonusi është ndryshim i zakonshëm degjenerues i kornesë që merr një formë konike.

Prek rreth një në dy mijë njerëz, më shpesh meshkuj sesa femra. Sëmundja paraqitet në të gjitha popullsitë e botës, megjithëse është më e zakonshme në disa grupe etnike.

Përshkrimi

Keratokonusi manifestohet me hollimin dhe ngritjen e kornesë në formën e një koni.

Si pasojë e kësaj ngritje, drita përthyhet në mënyrë jo të rregullt kur hyn në sy dhe ndodh edhe shtrembërim i fotografisë, e cila është vështirë të korrigjohet me xham sferik ose cilindrik.

Shkaku për këtë dukuri është shumëfaktorial. Kornea gjenetikisht e predispozuar ose një korne plotësisht e shëndoshë mund të fitojë keratokonus nëse ekspozohet ndaj disa faktorëve të mjedisit që e nxisin atë (nxitës). Faktorë nxitës janë kruajtja e fuqishme e syve (fërkim mekanik i kornesë), alergji të shpeshta, ndezjet, irritimet nga ambienti.

Studimet e reja u kushtojnë rëndësi të veçantë hormoneve gjatë zhvillimit të keratokonusit. Kështu, kortizoli (hormon i stresit) konsiderohet një nga nxitësit kryesorë në jetën bashkëkohore. Gjithashtu, ekuilibri i estrogjenit dhe progesteronit gjatë shtatzënisë mund të shkaktojë progresion të shpejtë të sëmundjes.

Simptomat

Simptomat e para janë:

  • Përqendrim i vështirësuar në mbrëmje
  • Shpërndarja e dritës rreth burimit të dritës, në formë të aureolës ose yjeve
  • Në dritën ditore paraqitet fotosensitivitet ose ndjeshmëri e tepërt në dritë
  • Gjatë ekzaminimeve te oftalmologu mund të vërehet rritja e shpejtë e dioptrisë dhe cilindrit ose ndryshim i boshtit të cilindrit. Ata që mbajnë thjerrëza kontakti bëhen shumë të ndjeshëm ndaj thjerrëzave, ndërsa më pastaj edhe me çfarëdo aksesori tjetër (syze ose thjerrëza) nuk arrijnë të pamur të mirë.

Në fazën shumë të avancuar të sëmundjes, kur kornea bëhet shumë e hollë, te ajo mund të shfaqen çarje të vogla, nga të cilat paraqitet dhimbje në sy dhe turbullim i menjëhershëm i të pamurit.

Kandidatët

Kandidatët e metodës së krosslinking-ut janë personat në vijim:

  • Çdo pacient nën moshën 25 vjeç që diagnostikohet me keratokonus
  • Çdo pacient mbi 25 vjeç, i diagnostikuar me keratokonus, tek i cili radhazi dy Pentakami në interval prej 1 viti kemi një progresion të regjistruar të sëmundjes.
  • Çdo pacient mbi 25 vjeç me një keratokonus të diagnostikuar, i cili subjektivisht ka një rënie të shpejtë të të pamurit, ose nga dokumentacioni mjekësor tregon një rritje në dioptri dhe një ulje të mprehtësisë së shikimit në vitin e fundit.

Ata pacientë me fazë të përparuar të keratokonusit, të cilët nuk mund të mbajnë thjerrëza dhe mprehtësia e tyre e shikimit është nën 30%, me hollim të theksuar të kornesë, janë kandidatë për operacionin e kornesë. Tek të rinjtë nën 30 vjeç bëhet menjëherë!

Nëse ndodh dekompensimi i kornesë dhe ajo humb transparencën e saj në mënyrë të pakthyeshme, atëherë transplantimi i kornesë është metoda e vetme e zgjedhjes për këta pacientë.

Ekzaminim

Kryhet një ekzaminim oftalmologjik për të kontrolluar gjendjen e të pamurit, i cili përbëhet nga: refrakcioni, përcaktim të mprehtësisë së shikimit, matje të tensionit intraokular, pra ekzaminim të plotë të pjesës së parme syrit.

Pastaj bëhet një analizë me Pentakam – topografia e kompjuterizuar korneale. Ky diagnostikim përdoret për shfaqjen digjitale të relievit të kornesë me modele matematikore që tregojnë nëse ka ndonjë anomali të caktuar.

Monitorimi i zhvillimit të gjendjes bëhet me OCT – tomografinë e koherencës optike dhe përsëri analizën e Pentakam.

Rrjedha e operacionit/ndërhyrjes

Nëse pacienti është një kandidat për trajtim kirurgjik të keratokonusit, përdoret metoda e Krosslinking-ut.

  • Krosslinking metoda (corneal collagen cross-linking ose CXL) është një ndërhyrje në sy, e cila bëhet me qëllim që të ndërpritet ose ngadalësohet përparimi i mëtutjeshëm i sëmundjes.

Metoda zhvillohet në mënyrën vijuese:

  • Hiqet epiteli ( shtresa e jashtme mbrojtëse e kornesë)
  • Riboflavinë (vitaminë B2) pikohet në korne deri sa të mbushet e tëra (si shpuzë)
  • Me rrezatim ultravjollcë rrezatohet kornea, deri sa të aktivizohet riboflavina në të.
  • Vetë metoda zgjat prej 60 deri në 90 minuta, kryhet sipas një protokolli në mënyrë precize(protokolli i Dresdenit) për rezultate më të mira.

Vetë metoda nuk është e rrezikshme për të pamurit ose për syrin, mund të kryhet edhe më shumë herë, por më shpesh nevojitet vetëm një cross – linking në jetë, pasi që efektet e tij zgjasin rreth 20 vite.

Personave që u rekomandohet Krosslinking janë pacientë me keratokonus, trashësia e kornesë të të cilëve nuk është nën 390 mikronë, pacientët kornea e të cilëve është e pastër dhe pa mbresa, vlerat e meridianëve kornealë të të cilëve kanë më shumë dioptri 58, ndërsa mprehtësia e shikimit me syze është 0,9, ose më pak.

Ajo që më shumë ju intereson personave me keratokonus është, nëse dhe kur mund të shohin mirë. Trajtimi i keratokonusit është i ngadaltë dhe kërkon durim. Në fund, pasi të kemi fituar një korne të fortë dhe të rrafshët me anë të metodës krosslinking dhe pasi e kemi vërtetuar qëndrueshmërisë së sëmundjes, mund të vazhdojmë me korrigjimin.

Pacienti shkon në shtëpi menjëherë pas ndërhyrjes.

Trajtimi konservativ me syze dhe thjerrëza ju rekomandohet njerëzve më të moshuar me keratokonus të qëndrueshëm ose tek të rinjtë 4-6 muaj pas kryerjes së krosslinking-ut. Thjerrëzat dhe syzet nuk ndalojnë përparimin e keratokonusit, as nuk forcojnë korneën, por mundësojnë një shikim më të mirë duke korrigjuar vetë dioptrinë.

Kujdesi pas operacionit

Në 3 deri në 5 ditët e para pacienti mund të ndiejë dhimbje dhe parehati. Pas intervenimit, pacientët mbajnë thjerrëza të buta kontakti për disa ditë, derisa të rigjenerohet shtresa sipërfaqësore e syrit (epiteli). Si terapi, shfrytëzojnë antibiotik topik (pika në sy) dhe pika anti-inflamatore, rreth 6 javë të cilat janë të përshkruara nga oftalmologu. Kontrollet bëhen në dz javë, për shkak të matjes së shtypjes intraokulare dhe kontrollit të kornesë, regjenerimit si dhe riboflavinës në të.

Efektet nga krosslinking-u në kuptim të përforcimit dhe rrafshimit të kornesë paraqiten gradualisht, nga dita e intervenimit gjatë 6-8 muajve, por edhe një viti pas intervenimit. Në ditën e intervenimit vetëm aktivizohet riboflavina (substancë foto aktive), e cila pastaj gjatë muajve krijon lidhje të forta kimike në vetë strukturën e kornesë. Prandaj pentakamet kontrolluese bëhen disa muaj pas intervenimit.

Masat paraprake të mbrojtjes

Në periudhën pas operacionit, derisa në syrin ka ende një thjerrëz kontakti të butë terapeutik, ai nuk duhet të lajë fytyrën me ujë dhe duhet t’i kushtojë vëmendje të veçantë higjienës.

Pacienti duhet të pushojë nga çdo aktivitet për rreth një javë. Ai do të jetë veçanërisht i ndjeshëm ndaj dritës së ditës, prandaj është veçanërisht e rëndësishme të pushon dhe të përmbahet nga çdo aktivitet shtesë dhe të mban syze.

Rose K thjerrëza

ROSE K janë thjerrëza speciale të dedikuara për korne me keratokonus. Me ato mund të arrijmë kthjelltësi të shkëlqyeshme të shikimit te personat me keratokonus, kështu që vetë sëmundja të mos jetë pengesë, as edhe në kryerjen e profesioneve të caktuara specifike që kërkojnë të pamur preciz (shofer, punëtor në uzinë ose ueb –dizajnues). Çdoherë, në fillim korrigjohet të pamurit me syze, varësisht nga dioptria dhe lartësia e cilindrit, pacientit mund t’i propozojmë thjerrëza kontakti: të buta ose RGP (gjysmë të buta që lëshojnë gazin).

Çmimi

Oferta përfshin: ndërhyrje me anestezion lokal, përgatitje para operacionit, terapi për në shtëpi dhe ekzaminime kontrolli në 3 muajt e parë të ndërhyrjes.

Ekziston mundësia për të paguar me këste pa interes dhe kosto shtesë.

Për më shumë rreth mënyrës së pagesës mund të kontrolloni në listën aktuale të çmimeve të Sistina Oftalmologjia.

Ekzaminim për keratokonusin

4.500,00

Pentakami

Diagnostikimi për analizë të kornesë.

3.100,00

Prova e përshtatjes së thjerrëzave ROSE K

Thjerrëza speciale për persona me keratokonus.

5.100,00

Metoda cross linking

Çmimi është vetëm për njërin sy.

61.500,00

Pyetje të parashtruara më shpesh – PPSH

Si është kontrolli për keratokonus të kornesë dhe sa kushton?

Kontrolli për keratokonus është kontroll i hollësishëm oftalmologjik. Behën më shumë ekzaminime si: refrakcioni (përcaktimi kompjuterik i dioptrisë), përcaktimi i mprehtësisë së shikimit, matja e shtypjes së syve, kontroll i segmentit të parëm dhe pasmë të syrit (pjesës fundore të syrit), analiza e kornesë me Pentakam. Në të njëjtin përfshihet biseda me mjekun për diagnozën tuaj, këshilla për trajtim të mëtutjeshëm dhe raporti. Kontrolli për shkak të hollësisë së tij zgjat diku rreth 2 orë dhe pas të njëjtit do të shikoni turbullt 2-3 orë. Kontrolli kushton 4100 denarë.

Si mjekohet keratokonusi?

Mjekimi i rasteve të lehta dhe mesatare të keratokonusit përbëhet nga mbajtja e syzeve dhe thjerrëzave gjysmë të forta ose të forta të kontaktit dhe ndjekje e rregullt e progresit të sëmundjes. Për format e avancuara të sëmundjes rekomandohet metoda cross-linking. Metoda cross-linking (corneal collagen cross-linking ose CXL) është intervenim në sy, i cili kryhet me qëllim që të ndalet ose të ngadalësohet progresi i mëtejshëm i sëmundjes. Te të rinjtë nën 30 vjet bëhet menjëherë.

Sa kushton ky intervenim?

Më hollësisht për çmimet shikoni në Çmimoren tonë.

A bëhet te ju transplantimi i kornesë?

Fillimisht duhet të vini në kontroll, që të konstatohet gjendja. Për shkak të partneritetit tonë me “Svjetlost“ – Zagreb, pacientët tanë e marrin këtë lloj trajtimi, nëse me të vërtetë ka nevojë.