Информации за тековно работење во услови на Ковид - 19

Повеќе

Katarakti(perdja) është një turbullim i thjerrëzave natyrore që mund të trajtohet vetëm me operacion. Katarakti, megjithëse mund të jetë shkaku i humbjes së shikimit, do të zhduket vetëm me një procedurë një-ditore. Me kirurgjin moderne, përveç kataraktave, hiqet edhe dioptria.

Në disa raste, te katarakti fillestar, shikimi mund të përmirësohet me syze sepse forma e përkulur e thjerrëzës shkakton miopizim (dioptri minus), por me kalimin e kohës edhe turbullimit sa më të madh të thjerrëzës, syzet nuk janë më të dobishme dhe zgjidhja e vetme është operimi i kataraktit (perdes).

Përshkrimi

Operimi i kataraktit është një nga operacionet më të shpeshta që kryhem në spitalin tonë. Kryhet nxjerrja e fakoemulsifikimit të thjerrëzave dhe vendoset një thjerrëz intraokulare.

Operimi kryhet me një sondë me ultratinguj që bën një prerje prej 1.8 deri 2.75 mm dhe zëvendëson thjerrëzën natyrore të turbulluar me një thjerrëz të re intraokulare që është e përjetshme dhe biokompatibile. Për shkak të prerjes minimale, plaga shërohet shpejt dhe qepja nuk është e nevojshme.

Operacioni kryhet me anestezion lokal – pika anestetike. Është plotësisht pa dhimbje dhe e sigurt dhe zgjat rreth 10-15 minuta nga syri. Pacienti është i vetëdijshëm dhe flet me oftalmologun.

Thjerrëzat intraokulare ndahen në thjerrëza monofokale dhe thjerrëza multifokale. Me thjerrëza monofokale, ju do të keni shikim vetëm në një distancë, kështu që zakonisht pacientit i përshkruhen syze për afër pas operacionit. Me thjerrëzat multifokale ju mund të keni shikim të dy ose tre distancave dhe nuk ka nevojë për syze.

  • Simptomat

Simptomat e kataraktit(perdja) manifestohen me

  • shikimi i turbullt
  • humbja e kontrastit
  • shkëlqim të dritës së fuqishme
  • fotografi e dyfishtë
  • problem gjatë leximit, shikimit të Tv dhe ngasjes së makinës

Katarakti mund të jetë pasojë edhe e traumës, sëmundjeve metabolike (diabetit, galaktozemisë), ilaçeve (kortikosteroide), e mund të ndodhë edhe për shkak të komplikimit të sëmundjeve tjerat të syrit (uveitisit, glaukomës) dhe të paraqitet bashkë me sindroma tjera (për shembull, sindroma Down).

Kandidatët

Katarakti paraqitet te rreth 70% e personave mbi 75-vjeçar. Katarakta mund të jetë edhe prej lindjes.

Operimi i kataraktit mund të kryhet si tek fëmijët ashtu edhe tek të rriturit. Operimi i kataraktit nuk është i rrezikshëm për persona të shëndoshë dhe mundet të kryhet pa pengesë edhe tek persona më të moshuar si dhe tek persona me probleme të tjera shëndetësore: tension të lartë të gjakut; diabet; dializa etj.

Ekzaminim

Ekzaminimi para operimit për katarakte përmban këto testime të mëposhtme që janë të nevojshme për operacionin:

  • Refrakcioni
  • Përcaktimi i mprehtësisë së shikimit
  • Matja e tensionit intraokular
  • Ekzaminim i fundusit
  • Ultrazë
  • Biometri
  • IOL Master

Përgatitjen për kontrollin e fillon infermierja. Ekzaminimi vazhdon me oftalmologun dhe nëse është e nevojshme dhe me optometrist.

Përparësia e klinikës tonë është se ekzaminimi dhe operimi mund të bëhen në të njëjtën ditë. Asnjë përgatitje e veçantë nuk është e nevojshme nga pacienti para ekzaminimit.

Testimet diagnostike si pjesë e ekzaminimit

Ultrazë/ Biometri– Biometria optike është një metodë precize dhe e saktë jo-invazive që mat tiparet anatomike të syve. Me këtë metodë llogaritet fuqia e thjerrëzës intraokulare, e cila është e nevojshme para operimit të kataraktit. Llogaritja e saktë e dioptrisë së thjerrëzave intraokulare është shumë e rëndësishme për shikim të mprehtë pas operacionit, që pacienti të shohë qartë pas operacionit.

IOL Master– për matjen e forcës së dioptrisë ne përdorim pajisjen kompjuterike më moderne “IOL Master”.

OCT (tomografia e koherencës optike) – bëhet incizimi i strukturës së pikës së verdhë (makulës) dhe nervit të syrit që të zbulohet nëse ka mangësi të caktuar në atë strukturë, të cilat janë të padukshme gjatë kontrollës me lupë. Kjo diagnozë bëhet nëse oftalmologu e konsideron të nevojshme. Zakonisht bëhet para operimit të kataraktit me implementimin e thjerrëzave multifokale si dhe nëse ka nevojë të jepet terapi për gjendjen e syrit të retinës para dhe gjatë operimit të kataraktit.

Të gjitha testimet diagnostike janë pa dhimbje dhe kryhen në bashkëpunim me pacientin.

Përgatitja para operacionit

Përgatitja para operacionit zgjat rreth 20 minuta. Pacientët me sëmundje kronike, varësisht nga terapia që marrin, kanë përgatitje speciale për të cilat informohen ditën e caktimit të operacionit të perdes.

Përgatitjen e fillon infermierja, gjatë së cilës përsëri merret vizus dhe tonus dhe bëhet matje refraktive.

Pacienti më pas transferohet në bllokun para operacionit dhe merret një anamnezë. Tensioni i gjakut dhe sheqeri në gjak kontrollohen. Pastaj, në konsultim me oftalmokirurgun, nëse është e nevojshme, kryhen testime shtesë diagnostike dhe pregaditja përfundon me zgjerimin e bebëzave

Pasi pacienti të përgatitet plotësisht, ai futet në sallën e operacionit

Rrjedha e operimit/ ndërhyrjes së perdes

Pacienti vendoset në karrigen e operimit ku futen pikat anestetike. Operacioni mund të zgjasë maksimum deri në 20 minuta.

Operimi e kataraktit mund të bëhet në të dy sytë në të njëjtën ditë. Së pari hiqet katarakti i njërit sy dhe implementohet një thjerrëz intraokulare. Pastaj vazhdohet në syrin tjetër.

Gjatë operimit, pacienti është zgjuar dhe flet me kirurgun dhe nuk ndjen dhimbje.

Pas operimit, pacienti dërgohet në një apartament. Rreth gjysmë ore pas operacionit pacienti shkon në shtëpi (operacion një ditor) pa fasha, përveç me kërkesën e pacientit. Pacienti gjithashtu merr udhëzime me shkrim për kufizimet dhe kujdesin pas operacionit.

Për shkak të teknologjisë së përparuar dhe dizajnit të thjerrëzave intraokulare, operacioni i kataraktit kur kryhet nga kirurgë me përvojë është një operacion i suksesshëm, i sigurt, i shpejtë dhe pa dhimbje.

Kujdesi pas operacionit

Ditën tjetër është kontrolli i parë pas operacionit, ndërsa kontrolli tjetër është për 7 ditë dhe pas një muaji kur përcaktohen syzet në varësi të llojit të thjerrëzave intraokulare që janë implementuar.

Pacientit i përshkruhet terapi (pika antibiotike / kortikosteroide dhe vaj) dhe është i detyruar ta përdorë atë sipas periudhës kohore të përshkruar nga oftalmologu.

Tek shumica e pacientëve vërehet përmirësim të shikimit qysh ditën e ardhshme. Është normale të ndihet siklet në syrin e operuar, të tilla si ndjesi shpimi gjilpërash dhe gërvishtje. Syri mund të jetë i kuq dhe i përlotur, të ketë një ndjenjë të turbullirës, ​një aureolë, si dhe pamje të paqartë dhe fotografi të dyfishtë. Të gjitha këto simptoma janë normale dhe gradualisht do të zhduken.

Masat paraprake të mbrojtjes

Kufizimet pas ndërhyrjes janë të përkohshme dhe nuk zgjasin shumë dhe janë gjithmonë në përputhje me rekomandimet e kirurgut.

Në 3 ditët e para pas ndërhyrjes, duhet të shmanget larja e fytyrës me ujë të thjeshtë dhe fërkimi i syrit dhe në muajin e parë duhet të shmangen përpjekjet e rënda, si dhe ngritjen e objekteve të rënda. Është veçanërisht e rëndësishme të përdoret regullisht dhe në mënyrë të regullt terapia e përshkruar.

Zakonisht aktivitetet sportive lejohen 2-3 javë pas operacionit, në varësi prej moshës së pacientit dhe intensitetit të stërvitjes. Personeli mjekësor është në dispozicion 24/7 për çdo konsultim të nevojshëm pas ndërhyrjes.

Kapsulotomia YAG

Kapsulotomia YAG është një trajtim i veçantë me lazer që përdoret për të përmirësuar shikimin pas operacionit të kataraktit në rast të paraqitjes së një katarakti dytësor.

Katarakti sekondar ndodh kur proteinat e mbetura ngjiten në thjerrëzën intraokulare që vendoset në sy pas operacionit të kataraktit. Për shkak të së cilës shikimi zvogëlohet, por nuk dëmtohet. Kjo gjendje është e kthyeshme, dmth hiqet lehtë dhe nuk mund të ndodhin komplikime.

Procedura me kapsulotominë YAG zhvillohet në një hapsirë të veçantë ambulatore. Së pari, bebëzat zgjerohen dhe pikat anestetike futen në mënyrë që pacienti të mos ndiejë dhimbje.

Procedura zgjat rreth 20 minuta. Pas përfundimit të ndërhyrjes me lazer, ju qëndroni në spital për një kohë ku tensioni juaj i syrit kontrollohet. Oftalmologu pastaj përshkruan një raport dhe pika të cilat duhet të përdoren pas trajtimit.

Bashkëpunimi me Fondin për Sigurim Shëndetësor

Kirurgjia e kataraktit mbulohet nga Fondi për Sigurim Shëndetësor të RMV.

Për më shumë informata na kontaktoni në telefon 02 3097 000 ose në mënyrë elektronike në contact@sistinaoftalmologija.mk.

Çmimi

Oferta përfshin: ndërhyrje me anestezion lokal, përgatitje para operacionit; dy kontrolle falas.

Operacioni përmes Fondit për Sigurim Shëndetësorë përfshin participim dhe një kontroll falas. Ekziston mundësia për të paguar me këste pa interes dhe kosto shtesë.

Për më shumë rreth mënyrës së pagesës mund të kontrolloni në listën aktuale të çmimeve të Sistina Oftalmologjia.

Kontrolli para operacionit të kataraktit

Refrakcioni, përcaktimi i mprehtësisë së shikimi, matja e shtypjes në sy, kontrolli i fundit të syrit, eko/biometria, IOL master.

4.200,00

Ekografia

1.500,00

Biometria

1.400,00

OCT

Topografia optike koherente e segmentit të parmë ose segmentit të pasmë.

1.900,00

Yag laser kapsulotomia

Trajtimi i kataraktit sekondar. Çmimi është vetëm për njërin sy.

6.000,00

Implantimi i thjerëzës monofokle (MA)

Thjerrëza monofokale trepjesëshe akrile intraokule. Çmimi është vetëm për njërin sy.

42.000,00

Implantimi i thjerrëzës monofokale (SA)

Thjerrëza monofokale njëpjesëshe akrile intraokulare. Çmimi është vetëm për njërin sy.

61.000,00

Implantimi i thjerrëzës monofokale (SN)

Thjerrëza monofokale sferike e verdhë intraokulare. Çmimi është vetëm për njërin sy.

74.400,00

Implantimi i tjerrëzës monofokale torike

Thjerrëza intraokulare për korrigjimin e dioptrisë dhe astigmatizmit (cilindrit). Çmimi është vetëm për njërin sy.

92.500,00

Implantimi i thjerrëzës multifokale

Thjerrëza intraokulare për korrigjim të dioptrisë për të gjitha distancat. Çmimi është vetëm për njërin sy.

105.400,00

Implantimi i thjerrëzës multifokale torike

Thjerrëza intraokulare për korrigjim të dioptrisë për të gjitha distancat dhe astigmatizmit (cilindrit). Çmimi është vetëm për njërin sy.

123.000,00

Најчести прашања

Дали катарактата се оперира ласерски?

Не, катарактата (перде) не се оперира ласерски.

Може ли да се оперира катаракта без да се имплантира леќа?

Кога ќе се изврши операција на катаракта, неопходна е имплантација на леќа. Заматената леќа на окото се заменува со таква што овозможува да се гледа одлично, како да сте немале диоптрија. Се имплантира нова, бистра леќа.

Можам ли да вежбам после операција на катаракта?

По интервенцијата две до три недели, можете да започнете со лесни вежби како што се трака за трчање, возење на статичен велосипед, но сепак, треба да се внимава потта да не ви влезе во очите. По еден месец можете да пливате во море или базен. Потешко физичко вежбање, како што е теретана или контактни спортови можете да започнете еден месец по интервенцијата.

Колку време ми е затворено окото по операцијата?

По операцијата на катаракта, окото обично се затвора додека не се вратите дома, ако се извршат операции на двете очи, тогаш се става заштитна леќа на окото и окото не е затворено.

Дали може да се прегледам и оперирам во ист ден?

Кај нас можете да го направите прегледот и интервенцијата во ист ден. Операцијата на катаракта е безболна, брза, сигурна и ефективна после која си заминувате дома. Благодарение на врвната технологија, знаењето и искуството на нашите хирурзи, катарактата може да се реши за само 3 часа од кога ќе дојдете во клиниката.

Колку чини операцијата на катаракта?

Цената зависи од начинот на живот, вашата состојба и квалитетот на вид кој сакате да го постигнете. Пред операција мора да го направите предоперативниот преглед за катаракта.

Подетално за цените може да погледнете на нашиот Ценовник.

Дали операцијата на катаракта ја покрива ФЗОРСМ?

Да, оваа операција ја покрива Фондот. Повеќе детали на: https://sistinaoftalmologija.mk/sorabotka-so-fzo/