Информации за тековно работење во услови на Ковид - 19

Повеќе

Vitrektomia është operacioni më i ndërlikuar mikrokirurgjik që trajton sëmundjet e segmentit të pasëm të syrit si: gjakderdhje në sy, shkëputjen e retinës (ablacion retinal), degjenerim makular, retinopati diabetike, ruptura(vrimë) e makulës, etj.

Me zhvillimin e teknologjisë, sot vitrektomia është një operacion minimalisht invaziv që zgjat mesatarisht rreth një orë dhe pacienti shkon në shtëpi pas operacionit. Ky operacion është plotësisht pa dhimbje, pa qepje dhe shkakton traumë minimale të syve.

Përshkrimi

Vitrektomia është një procedurë kirurgjike e cilat kryhet nga një kirurg vitreoretinal me përvojë. Ky operacion heq xhelin vitror (trupin qelqor) që mbush pjesën e brendshme të syrit.

Ky operacion implementohet në kushte të caktuara të syve në të cilat heqja e qelqit do të sigurojë një shikim më të mirë për pacientin dhe ruajtjen e organit të syrit. Kryhet në një sallë operacioni, ku është i pranishëm kirurgu vitreoretinal, një ekip infermierësh dhe një anesteziolog për të monitoruar funksionet vitale të pacientit.

Zakonisht kryhet me anestezion të potencuar, dhe anestezion të përgjithshëm nëse është e nevojshme.

Në klinikën tonë Vitrektomia bëhet me 25 dhe 27g, e cila mundëson trajtim pa dhimbje dhe shërim minimalisht invaziv. Shërimi është i shpejtë dhe nuk ka vonesa ose pritje për operacionin.

Kandidatët

Operacioni i Vitrektomisë bëhet tek pacientët të cilët rekomandohet trajtimi kirurgjikal me diagnozat e mëposhtme:

  • Retinopatia diabetike
  • Degjenerim i lagësht i makulës
  • Rupturë makulare (vrimë)
  • Edemë makulare
  • Vitreoretinopatia proliferuese
  • Tërheqja vitreomakulare
  • Membrana epiretinale
  • Lëndim i syrit prej të cilës është shkaktuar gjakderdhje në sy
  • Pacientë tek të cilët ka ndodh shkëputje e retinës (ablacion retinal)

Ekzaminim

Kryhet ekzaminim subspecialist, i cili përbëhet nga refrakcioni, përcaktimi i mprehtësisë së të pamurit, matja e tensionit të syrit, ekzaminimi i fundusit – ekzaminimi i segmentit të përparmë dhe të pasëm të syve.

Nëse është e nevojshme, kryhet edhe tomografia e koherencës optike – OCT, si dhe ekzaminime shtesë diagnostike me kërkesë të kirurgut.

Pas ekzaminimit, ju merrni raportin dhe rezultatet e bëra të testimeve diagnostike.

Përgatitja para trajtimit

Përgatitjen e fillon infermierja, gjatë së cilës përsëri merret vizus dhe tonus dhe bëhet matje refraktive.

Pacienti më pas transferohet në bllokun para operimit dhe merret një anamnezë. Tensioni i gjakut dhe sheqeri në gjak kontrollohen. Pastaj, në konsultim me oftalmokirurgun, nëse është e nevojshme, kryhen testime shtesë diagnostike. Pacientët me sëmundje sistemike kronike, në varësi të terapisë që marrin, kanë përgatitje speciale për të cilat informohen ditën e operacionit.

Pasi pacienti të përgatitet plotësisht, ai futet në sallën e operacionit.

Rrjedha e operacionit/ intervenimit

Anesteziologu është përgjegjës për monitorimin e funksioneve vitale, EKG, tensionin e gjakut, frymëmarrjen dhe oksigjenimin si dhe kontrollimin e anestezisë.

Në syrin vendoset një mbajtëse-kjo procedurë është pa dhimbje, por ndoshta pak e pakëndshme. Gjatë operacionit pacienti është i vetëdijshëm dhe flet me kirurgun.

Kirurgu bën prerje përmes 4 vrimave të vogla në të bardhën e syrit (më pak se 1 mm) për të hequr trupin qelqor në syrin, pas së cilës e njëjta zëvendësohet me një gaz special (i cili resorbohet me kalimin e kohës) ose vaj silikoni. Nëse pacienti ka rupturë (vrima) në retinë, ato riparohen me anë të fotokoagulimit me lazer.

Në fund të operacionit, bëhet një tamponadë me gaz ose vaj silikoni, i cili varet nga gjendja e retinës.

Pas operacionit, pacienti dërgohet në apartament. Rreth gjysmë ore pas operacionit, pacienti shkon në shtëpi (operacion një ditor) me një fashë në syrin e operuar.

Pas operacionit, pacienti gjithashtu merr udhëzime me shkrim për kufizimet dhe kujdesin pas operacionit.

Kujdesi pas operimit

Ditën tjetër pas operacionit është kontrolli i parë në të cilin hiqet fasha. Pastaj, me marrëveshje me kirurgun, caktohen ekzaminimet e ardhshme. Periudha e rikuperimit dhe normalizimit të shikimit është nga 1 deri në 4 javë.

Shenjat normale pas operacionit që mund të zgjasin nga disa ditë deri në disa javë

  • Sy i mavijosur
  • Sy i kuq i përgjakur
  • Qepallat dhe fytyra ënjtur
  • Lotim i shpeshtë, rrjedhje e mukozës

Simptomat normale të shikimit pas operacionit që mund të zgjasin nga disa ditë deri në disa javë

  • Shikim i paqartë i cili përkeqësohet
  • Opacitet (pika të zeza)
  • Është normale që shikimi të përmirësohet ngadalë me kalimin e kohës
  • Irritim i syve (ndjenjë sikur ka diçka në sy)
  • Ndjeshmëria ndaj dritës
  • Fotografi e dyfishtë
  • Dhembje e syrit ose përreth syrit, e cila është më e theksuar gjatë lëvizjes së syrit

Vitrektomia është një procedurë e suksesshme kirurgjikale nëse kryhet në kohë pa pritje shtesë.

Masat paraprake të mbrojtjes

Kufizimet pas ndërhyrjes janë të përkohshme dhe nuk zgjasin shumë dhe janë gjithmonë në përputhje me rekomandimet e kirurgut.

Pacientit i përshkruhet terapi dhe është i detyruar ta përdorë atë në përputhje me periudhën kohore të caktuar nga kirurgu.

Fasha hiqet ditën tjetër gjatë kontrollës. Pas 3-4 ditësh, pacienti mund të lajë fytyrën, të lahet dhe të kryejë aktivitete të përditshme. Është e nevojshme të shmangen aktivitetet fizike.

Në rast se ndihen dhimbje shumë të forta në zonën e syve, dhimbje koke shumë të fortë, të përziera, të vjella, kontaktoni menjëherë oftalmokirurgun tuaj ose klinikën tonë.

Bashkëpunimi me Fondin për Sigurim Shëndetësor

Operacioni i Vitrektomisë mbulohet nga Fondi për Sigurim Shëndetësor të RMV.

Më shumë informacione mund të lexoni në pjesën Bashkëpunimi me Fondin për sigurim Shëndetësor.

Për më shumë informata na kontaktoni në telefon 02 3097 000 ose në mënyrë elektronike në contact@sistinaoftalmologija.mk.

Çmimi

Oferta përfshin: operacion, përgatitje para operacionit, terapi për në shtëpi dhe dy kontrolle falas.

Oferta përmes Fondit përfshin: participim, operacion, përgatitje para operacionit dhe një kontroll falas.

Ekziston mundësia për të paguar me këste pa interes dhe kosto shtesë.

Për më shumë rreth mënyrës së pagesës mund të kontrolloni në listën aktuale të çmimeve të Sistina Oftalmologjia.

Kontrolli sub-specialist

Refrakcioni, përcaktimi i mprehtësisë së shikimi, matja e shtypjes në sy, kontrolli i segmentit të parmë dhe pasmë të syve.

1.900,00

OCT

Tipografia optike koherente e segmentit të parmë ose pasmë.

1.900,00

Vitrektomia

Operimi i segmentit të pasmë. Çmimi është vetëm për njërin sy. Këtë operacion e mbulon Fondi i shëndetësisë.

*Çmimi mund të ndryshojë varësisht nga metoda e operacionit.

123.000,00

Vitrektomia nëpërmjet FSSH

Operimi i segmentit të pasmë nëpërmjet Fondit të shëndetësisë. Paguhet participim. Çmimi është vetëm për njërin sy.

6.000,00

Vitrektomia dhe operimi i kataraktit

Operimi i segmentit të pasmë dhe operimi i kataraktit me vendosjen e thjerrëzës intaokulare. Çmimi është vetëm për njërin sy.

*Çmimi mund të ndryshojë varësisht nga thjerrëza që implantohet.

166.000,00