Të dashur pacientë,
Shërbimi online konsultime do t’ju mundësojë që nga komoditeti dhe siguria e shtëpisë suaj të merrni këshilla profesionale nga mjeku ynë për gjendjen tuaj me sytë dhe të merrni udhëzime për kujdesin e mëtejshëm mjekësor, gjegjësisht raport mjekësor.
Nëpërmjet këtij takimi virtual do të mund të:
- Kontaktoni me mjekun tanë oftalmolog;
- T’ia sqaroni gjendjen tuaj;
- Të merrni këshilla pas diagnostikimit të bërë paraprakisht;
- Të merrni sqarim të hollësishëm për mundësitë për zgjidhje të problemit tuaj;
- Të merrni mendim nga mjeku për hapat e mëtejshëm.
Оnline konsultimet janë mënyrë për takim të thjeshtë dhe efikas virtual me mjekun tanë.
Terminin vetë e zgjidhni, ndërsa i njëjti zgjat maksimum deri 15 minuta.
INFORMATA TË RËNDËSISHME PËR SHFRYTËZIMIN E SHËRBIMIT „KONSULTIMET ONLINE ME MJEKUN“
Të dashur shfrytëzues, ju lutemi me kujdes lexoni dokumentet e dhëna para se ta shfrytëzoni ueb faqen. Nëse i shfrytëzoni shërbimet tona kjo do të thotë se i pranoni dhe pajtoheni me këto kushte. Nëse nuk i pranoni, ju lutemi mos ta shfrytëzoni këtë ueb faqe.
ZGJIDHNI KONSULTIMIN E DËSHIRUAR
KONSULTIM PËR KONTROLL
Zgjidheni këtë opsion nëse keni
problem me sytë por nuk jeni të sigurt a duhet ta vizitoni oftalmologun ose çfarë kontrolli ju nevojitet
Konsultim për intervenim
Zgjidheni këtë opsion nëse keni diagnozë,
e dini çfarë intervenimi ju nevojitet por dëshironi të mësoni më shumë për të njëjtin nga personi profesionist – mjeku ynë
KONSULTIM SIPAS DIAGNOZËS
Zgjidheni këtë opsion nëse keni
diagnozë por dëshironi të konsultoheni për mendim të dytë në lidhje me gjendjen tuaj