Politika e privatësisë

Politika e privatësisë së të dhënave personale gjatë vizitës së ueb faqes së Shtëpisë Private Shëndetësore „Sistina Oftalmologjia“ – Shkup, www.sistinaoftalmologija.mk

E drejta e privatësisë dhe mbrojtjes së të thënave personale të shfrytëzuesve paraqet prioritet kryesor të SHPSH „Sistina Oftalmologjia“ – Shkup.

Kjo politikë e privatësisë së të dhënave personale e rregullon mënyrën në të cilën SHPSH „Sistina Oftalmologjia“ – Shkup i grumbullon, shfrytëzon, ruan dhe përpunon të dhënat e grumbulluara nga shfrytëzuesit (më tutje: „shfrytëzues”) gjatë vizitës së ueb faqes www.sistinaoftalmologija.mk (më tutje: „ueb faqe”). Kjo politikë për privatësi ka të bëjë vetëm me ueb faqen dhe nuk ka të bëjë me të dhënat personale që grumbullohen në mënyra tjera. Kjo politikë e privatësisë nuk ka të bëjë me vizitën Tuaj në ueb faqet tjera të cilat i vizitoni nëpërmjet ueb faqeve tona.

Në aspekt të mbrojtjes dhe përpunimit të të dhënave personale, SHPSH „Sistina Oftalmologjia“ – Shkup është kontrollues i të dhënave personale, ndërsa subjekt i të dhënave personale janë të gjithë shfrytëzuesit gjatë vizitës/regjistrimit në ueb faqen tonë.

Cilat informata i grumbullojmë?

Gjatë vizitës së ueb faqes, privatësia Juaj respektohet plotësisht.

Gjatë vizitës së ueb faqes, SHPSH „Sistina Oftalmologjia“ – Shkup i përpunon të dhënat Tuaja personale (të dhënat personale për identifikim dhe informacionet për kontakt), vetëm nëse vullnetarisht i jepni gjatë regjistrimit në ueb faqen tonë, për shkak të shfrytëzimit të shërbimeve tona.

Për çfarë qëllimesh shfrytëzohen të dhënat dhe informacionet e grumbulluara?

Të dhënat Tuaja personale i përpunojmë:

  • Gjatë regjistrimit për shfrytëzimin e shërbimit për „Online konsultime me mjekun“

SHPSH „Sistina Oftalmologjia“ – Shkup i grumbullon, ruan dhe përpunon të dhënat tuaja personale dhe të dhënat tjera, nëpërmjet shfrytëzimit të online faqes me regjistrim për „Online konsultime me mjekun“ në ueb faqe, nëpërmjet të cilave bëhet identifikimi juaj personal.

Kategoritë e të dhënave personale të cilat do të duhet t’i regjistroni gjatë procesit të regjistrimit janë: emri dhe mbiemri, data e lindjes, numri i telefonit për kontakt, vendbanimi dhe posta elektronike (të konfirmuara në hollësi në Kushtet, rregullat dhe udhëzimet për shfrytëzimin e shërbimit „Online konsultime me mjekun“). Kjo politikë ka të bëjë më mënyrën në të cilën SHPSH „Sistina Oftalmologjia“ – Shkup i grumbullon, ruan dhe përpunon të dhënat personale dhe te dhënat tjera, nëpërmjet shfrytëzimit të ueb faqes gjatë vizitës/regjistrimit, si dhe „Online konsultimeve me mjekun“ dhe pagesën e shërbimit të ueb faqes.

Kur regjistrohesh online, posaçërisht kur nevojitet bartje e informatave rreptësisht të besueshme, SHPSH „Sistina Oftalmologjia“ – Shkup e mbron rrjedhjen e të dhënave Tuaja personale nëpërmjet rrjetit, me anë të protokollit për mbrojtje të informatave HTTPS.

  • Gjatë regjistrimit për pagesë elektronike të shërbimeve nga Çmimorja

SHSH „Sistina Oftalmologjia“ – Shkup i grumbullon, ruan dhe përpunon të dhënat Tuaja personale dhe të dhënat tjera, nëpërmjet shfrytëzimit të online faqes me regjistrim për pagesë elektronike të shërbimeve tjera nga Çmimorja zyrtare e shpallur në ueb faqe, nëpërmjet të cilës bëhet identifikimi juaj personal.

Kategoritë e të dhënave personale të cilat do të duhet t’i regjistroni gjatë procesit të regjistrimit janë: emri dhe mbiemri, data e lindjes, numri i telefonit për kontakt, vendbanimi dhe posta elektronike.

Kur regjistrohesh online, posaçërisht kur nevojitet bartje e informatave rreptësisht të besueshme, SHPSH „Sistina Oftalmologjia“ – Shkup e mbron rrjedhjen e të dhënave Tuaja personale nëpërmjet rrjetit, me anë të protokollin për mbrojtje të informatave HTTPS.

Në rast të pagesës elektronike, SHPSH „Sistina Oftalmologjia“ – Shkup nuk ka qasje deri te të dhënat në lidhje me kartelën Tuaj pagesore ose llogarinë bankare, sepse ato drejtpërdrejt dërgohen deri te procesori pagesor i bankës nëpërmjet lidhjes mbrojtëse mes klientit dhe bankës, e cila grumbullimin, ruajtjen dhe përpunimin e të dhënave personale të shfrytëzuesve e bën në pajtim me rregullat ligjore për mbrojtje të të dhënave personale në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe aktet interne të veta, me atë që të dhënat personale të shfrytëzuesve nuk i ruan, shpërndan ose shfrytëzon për qëllime tjera, përveç për pagesë të shërbimit. Të dhënat personale nuk do të përpunohen për asnjë qëllim tjetër, përveç për qëllimin për të cilin janë grumbulluar. Përpunimi i të dhënave Tuaja personale për qëllime tjera, mund të bëhet vetëm me pëlqimin Tuaj paraprak. Afati i ruajtjes së këtyre të dhënave për shërbimin „Online konsultime me mjekun“ dhe pagesën elektronike të shërbimit nga çmimorja është deri më 30 ditë, vetëm për arritjen e qëllimit të shërbimeve, dhe pas përfundimit të kësaj këto të dhëna asgjësohen dhe fshihen.

  • Gjatë aplikimit në shpalljen për punësim

Gjatë aplikimit në Shpalljen e publikuar për punësim në postën tonë elektronike na e dërgoni biografinë tuaj të punës dhe letër motivacioni. Biografia e punës duhet t’i përmbajë të dhënat vijuese: emrin dhe mbiemrin, numrin e telefonit për kontakt, postën elektronike, vendbanimin, përshkrim të përvojës tuaj të punës, përshkrimin e arsimimit tuaj dhe trajnimeve, përshkrimin e shkathtësive që i keni arritur gjatë arsimimit, punës dhe jetës së përditshme. Të dhënat Tuaja personale nuk do të përpunohen për asnjë qëllim tjetër përveç qëllimit për të cilin janë grumbulluar. Afati i ruajtjes së këtyre të dhënave është deri një vit, dhe pas skadimit të afatit të njëjtat asgjësohen dhe fshihen. Aplikanti për punë në pajtim me Ligjin për mbrojtje të të dhënave personale, mund të kërkojë qasje deri te këto të dhëna, përmirësim ose fshirje para këtij afati ose ka të drejtë të ankesës për përpunim. Përpunimi i të dhënave Tuaja personale për qëllime tjera, mund të bëhet vetëm në bazë të pajtimit Tuaj të mëparshëm.

  • Qëllimet e marketingut të drejtpërdrejt

Për shpalljen e përmbajtjeve të personalizuara dhe materialeve promovuese (reklama) në pajtim me interesat e shfrytëzuesve këto të dhëna grumbullohen në bazë të pajtimit Tuaj të dhënë. Nëse nuk dëshironi t’i pranoni këto përmbajtje, mundeni në çdo rast të kërkoni tërheqje të pajtimit.

Në cilën mënyrë bëhet përpunimi i të dhënave personale?

Përpunimin e të dhënave Tuaja personale SHPSH „Sistina Oftalmologjia“- Shkup e bën në pajtim me rregullat për mbrojtje të të dhënave personale të Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke i ndërmarrë të gjitha rregullat e parapara në Rregulloren për masa teknike dhe organizative për mbrojtje të fshehtësisë dhe sigurisë gjatë përpunimit të të dhënave personale, me të cilat disponon. Të punësuarit në SHPSH „Sistina Oftalmologjia“ – Shkup janë të obliguar t’i ruajnë në fshehtësi të gjitha informatat (përfshirë edhe të dhënat personale) deri te të cilat do të vijnë gjatë kohës së kryerjes së detyrave të tyre të punës. SHPSH „Sistina Oftalmologjia“ – Shkup zbaton masa sigurie gjatë grumbullimit, ruajtjes dhe procedimit të informatave për shkak të mbrojtjes nga qasja e paautorizuar, ndryshimi, zbulimi ose shkatërrimi i të dhënave tuaja personale, si dhe të dhënave të cilat nuk janë personale, por janë të deponuara në faqen tonë. Të dhënat personale mund t’u zbulohen vetëm organeve kompetente dhe me procedurë të paraparë ligjore. SHPSH „Sistina Oftalmologjia“ – Shkup nuk bën bartje të të dhënave personale jashtë territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Informacione tjera

Duke pasur parasysh natyrën e uebit, duhet të theksohet se gjatë shfrytëzimit grumbullohen të dhëna për shprehitë dhe preferencat e shfrytëzuesve të tyre me pëlqim të tyre të dhënë. Gjatë vizitës në ueb faqe nga shfrytëzuesit, SHPSH „Sistina Oftalmologjia“ – Shkup mund të evidentojë edhe informata lidhur me ta, të cilat vetvetiu nuk janë të mjaftueshme për të identifikuar një person të caktuar dhe paraqesin tregues statistikorë të cilët shfrytëzohen për përmirësimin e cilësisë së ueb faqes. Informacionet e këtilla mund t’i përmbajnë emrin e shfletuesit të uebit, llojin e kompjuterit, si dhe informacionet teknike për lidhjen që e shfrytëzon shfrytëzuesi gjatë vizitës së ueb faqes, siç është sistemi operativ dhe furnizuesi i shërbimit të internetit, IP (internet protokolli) adresat që jepen nga ana e internet furnizuesit dhe janë të ndryshme për çdo shfrytëzues të internetit si dhe informacione të ngjashme.

Të dhënat plotësuese të grumbulluara shfrytëzohen për:

  • Krijimin e statistikës grupore anonime për shfrytëzimin e ueb faqes sonë,
  • Përmirësimin e shërbimeve ekzistuese dhe krijimin e shërbimeve të reja, rekomandimeve, reklamave dhe komunikacioneve tjera;
  • Mbështetjen e shfrytëzuesve në rast të problemit gjatë shfrytëzimit të shërbimeve.

 

 

Përdorimi i ueb faqes nga ana e personave të mitur

 

U rekomandojmë të gjithë prindërve dhe kujdestarëve t’i mësojnë fëmijët e tyre për përdorim të sigurt dhe përgjegjës të të dhënave personale në internet. Personat e mitur nuk guxojnë të japin të dhëna personale pa leje nga prindërit ose kujdestarët e tyre. SHPSH „Sistina Oftalmologjia“ – Shkup asnjëherë nuk do të marrë të dhëna personale nga të miturit, e as do t’i përpunojë të njëjtat pa lejen e prindit/kujdestarit.

 

Të drejtat autoriale

 

Të gjitha përmbajtjet e kësaj ueb faqeje, si tekste, fotografi, logo ikona, shkarkime digjitale dhe softuerë janë pronë e SHPSH „Sistina Oftalmologjia“ – Shkup dhe çdo përdorim i të njëjtave për veprimtari të njëjtë ose të ngjashme sanksionohet me Ligj.

 

Komentet, kontrollet dhe përmbajtjet tjera

 

Vizitorët mund të shpallin përvoja, vërejtje për shërbimet ose të publikojnë ide, komente, pyetje ose informacione tjera derisa përmbajtja e tyre nuk është ilegale, kërcënuese, fyese ose mund të lëndojë persona tjerë. Gjithashtu, komentet me përmbajtje politike, porosi masovike, reklama etj., kategorizuar në „spam“ janë të ndaluara. SHPSH „Sistina Oftalmologjia“- Shkup e ruan të drejtën t’i heqë ato porosi.

 

Ndryshime në politikën e privatësisë së të dhënave personale

SHPSH „Sistina Oftalmologjia“ – Shkup ka të drejtë ta përditësojë këtë politikë të privatësisë së të dhënave personale në cilëndo kohë. Kur do ta bëjmë këtë, do japim lajmërim në ueb faqe dhe do ta korrigjojmë datën e përditësimit në fund të kësaj faqeje. Shfrytëzuesi pranon dhe pajtohet se është përgjegjësi e tij periodikisht ta kontrollojë politikën e privatësisë dhe se është i vetëdijshëm për ndryshimet.

Pranimi i kushteve

Me shfrytëzimin e kësaj faqeje, shfrytëzuesi pajtohet me rregullat e kësaj politike të privatësisë. Nëse nuk pajtoheni me politikën, ju lutemi mos e përdorni ueb faqen. Përdorimi i vazhdueshëm i ueb faqes duke ndjekur ndryshimet e kësaj politike do të llogaritet si pranim i ndryshimeve të dhëna.

Të drejtat tuaja

Si shfrytëzues i ueb faqes sonë, keni të drejtë në bazë të kërkesës me shkrim adresuar në rr. Skupi nr. 5А, 1000 Shkup ose kërkesës nëpërmjet adresës elektronike: contact@sistinaoftalmologija.mk

  • të informoheni cilat të dhëna personale përpunohen për Ju dhe cilat janë qëllimet dhe baza juridike e përpunimit të tyre dhe/ose
  • të keni qasje deri te të dhënat Tuaja personale dhe
  • t’i plotësoni, ndryshoni, fshini ose të kërkoni ndërprerje të përpunimit të mëtutjeshëm
  • t’i ndryshoni preferencat Tuaja për kryerjen e marketingut të drejtpërdrejtë në cilëndo kohë, nëpërmjet qasjes në ueb faqe

Kontakti

Nëse keni pyetje ose propozime në fushën e mbrojtjes të të drejtave personale, mund të na kontaktoni në adresën vijuese elektronike:  contact@sistinaoftalmolgija.mk ose ta kontaktoni Oficerin për mbrojtje të të dhënave personale në stefani.nedelkova@sistinaoftalmologija.mk, si dhe nëpërmjet numrave të telefonit +389/2 3097 000 ose + 389/72 221 072.

Adresa elektronike nga e cila do të na kontaktoni, si dhe të dhënat tjera personale dhe gjithë përmbajtja e kërkesave dhe/ose propozimeve Tuaja, nuk do të shfrytëzohen për asnjë qëllim tjetër përveç për t’u përgjigjur në të njëjtën.

Të nderuar shfrytëzues, Ju falënderojmë për vizitën e ueb faqes sonë.

 

Me përdorimin e mëtejshëm të ueb faqes, pajtoheni me politikën e privatësisë.

Ka fushë për klikimin Pranoj.