Информации за тековно работење во услови на Ковид - 19

Повеќе

Sistina Oftalmologji Manastir

Sistina Oftalmologji është spitali më i madh dhe i vetëm i syve në RMV me 4 qendra diagnostikuese: Manastir, Tetovë, Shtip dhe Kumanovo.

Sistina Oftalmologji Manastir është qendra jonë diagnostike në Manastir ku kryhen kontrollet, diagnostikimet dhe ndërhyrjet e vogla kirurgjike. Kontrollet kryhen nga Dr. Aleksandra Goceva Jercic dhe oftalmologë të tjerë nga qendra jonë kirurgjikale në Shkup.

Shërbimet të cilat i ofron Sistina Oftalmologji në Manastir janë:

  • Кontrolle oftalmologjike

  • Hulumtime diagnostike

    • kontroll periferik me Goldman
    • OCT ( tomografi koherente optike)
    • fusha e shikimit
    • ultrazë të syrit
    • biometri
    • pakimetri etj.
  • Ndërhyrje kirurgjike

    • trajtimi anti-VEGF (injeksione në sy)
    • korrigjimi i ksantelazmës
    • operacion i elbit etj

Çmimet e shërbimeve janë të njëjta në të gjitha qendrat (lista e çmimeve).

Ne punojmë me takime të paracaktuara. Për më shumë informacione dhe për të caktuar një takim, na kërkoni:

Sistina Oftalmologji Manastir

Lokacioni: rr. Nikola Tesla nr.158, 7000 Manastir

Orari i punës: E Hënë-Premte 08:00 deri në 16:00; E Mërkurë 13:00 deri në 20:00