fbpx

Информации за тековно работење во услови на Ковид - 19

Повеќе

Operimi i Strabizmit është një ndërhyrje kirurgjike që zgjidh diagnozën e strabizmit, pra pozicionin e syve të njohur si sy të shtrembëruar. Operacioni kryhet tek fëmijët dhe të rriturit.

Zakonisht syri qëndron brenda (ezotropia) ose jashtë (ekzotropia), dhe ndërsa pak më rrallë ka një çrregullim vertikal të syrit. Shpesh shoqërohet me çrregullime të tjera të shikimit (shikim të dobët, gabime refraktive, nistagmus).

Strabizmi si diagnozë është relativisht e zakonshme tek 5% e popullsisë. Operimi i Strabizmit rekomandohet kur metodat më konservatore si syzet, ngjitëset, thjerrëzat prizmatike dhe ushtrimet nuk përmirësojnë pozicionin e syve të pacientit.

Përshkrimi

Strabizmi është çrregullim i pozitës ose lëvizjes së syve, gjatë të cilit të dy sytë nuk kanë drejtim të njëjtë të shikimit. Te sytë e shëndoshë, të dy sytë rijnë drejt duke shikuar në pikën e njëjtë, ndërsa lëvizjet janë të njëjta. Në disa raste, Strabizmi shkaktohet sepse është e limituar lëvizshmëria e njërit sy në një drejtim të caktuar.

Te fëmijët, strabizmi më shpesh është i lindur ose zhvillohet në fëmijërinë e hershme, por mund të ndodhë edhe gjatë lëndimeve mekanike ose nga sëmundjet e ndryshme neurologjike dhe të brendshme.

Te të rriturit, strabizmi shpesh ndodh në rast të lëndimit të kokës ose syve për shkak të paralizës së disa nga muskujve që e lëvizin syrin. Po ashtu, mund të ndodhë edhe për shkak të disa sëmundjeve endokrinologjike dhe imunologjike (sëmundje të gjëndrës tiroide).

Simptomat:

  • Sy që nuk duket se janë në të njëjtën pozitë në të njëjtën kohë.
  • Sy që nuk lëvizin së bashku dhe paralel me njëri-tjetrin
  • Mijëzim ose mbyllje e njërit sy kur ka ndriçim të fortë
  • Përkulja ose kthimi i kokës për t’u përqendruar në një objekt.
  • Goditje në objekte (strabizmi kufizon perceptimin e distancës së objekteve).
  • Pacienti gjithashtu mund të ankohet për të pamur të turbulluar, sy të lodhur, ndjeshmëri ndaj dritës ose shikim të dyfishtë

Simptomat mund të ndodhin kohë pas kohe. Ata mund të përkeqësohen kur pacienti është i lodhur, i sëmurë, i përgjumur ose i shqetësuar. Zakonisht te të porsalindurit pozicioni i syve nuk është fiks dhe ata nuk lëvizin së bashku. Kjo është normale. Gjatë vitit të parë të jetës së një të porsalinduri, të pamurit zhvillohet gradualisht, muskujt e syve ngadalë forcohen.

Nëse pas një viti sytë e të porsalindurit ende nuk janë në të njëjtën pozitë, është e nevojshme të ekzaminohet nga një oftalmolog.

Strabizmi te fëmijët e çrregullon zhvillimin e shëndoshë të shikimit, prandaj është me rëndësi sa më herët të fillohet me trajtim. Shpesh është i kombinuar edhe me çrregullime tjera të shikimit te fëmijët, prandaj nevojitet të trajtohet në kombinim me metodat tjera për trajtim.

Pasoja më e shpeshtë e strabizmit është shikimi i dobët (ambliopia) i syrit, që nuk është vënë në radhë të parë. Shikimi i dobët mund të trajtohet vetëm në moshën fëmijërore, prandaj më mirë është strabizmi të operohet derisa shikimi është në fazën zhvillimore.

Kandidatët

Personat që janë të diagnostikuar me strabizëm për operim janë kandidatë, pavarësisht nga mosha e tyre.

Fëmijët nën një vjeç dhe më të vjetër mund të jenë kandidatë për operimin e strabizmit.

Ekzaminim

Ekzaminimi është pa dhimbje, i detajuar dhe në një ekzaminim mund të merret një gjetje e plotë e gjendjes së syrit.

Zgjat deri në 2 orë dhe përfshin një përmbledhje të:

  • segmenti anterior i syrit
  • testime të të pamurit binokular
  • përcaktimin e mprehtësisë së të pamurit të secilit sy individualisht,
  • incizim kompjuterik i dioptrisë, zgjerim të bebëzave të syrit i nevojshëm për të përcaktuar gabimin total të refrakcionit
  • korrigjimi me syze korrigjuese
  • ekzaminimi i hollësishëm i fundusit.

Pas ekzaminimit, ju merrni raportin dhe rezultatet e testimeve diagnostike.

Përgatitja para operimit

Oftalmologu tregon se cilat testime janë të nevojshme para operacionit, dhe pacienti është i detyruar t’i bëjë ato dhe t’i marrë me vete ditën e operacionit.

Tek fëmijët, është e nevojshme të keni një raport nga një pediatër që konfirmon se fëmija duhet të marrë anestezi të përgjithshme.

Rrjedha e operacionit/ intervenimit

Operimi kryhet nën anestezion të përgjithshëm dhe është plotësisht pa dhimbje. Kohëzgjatja zakonisht varet nga numri i muskujve që operohen dhe nëse një sy ose të dy sytë do të operohen. Zakonisht nuk zgjat më shumë se 1.30 orë.

Në rast se operacioni është zgjidhja më e mirë, pas testimeve të sakta para operimit, kryhet ndërhyrje e muskujve të cilat lëvizin syrin. Qëllimi i operimit është të sjellë syrin në pozitën e dëshiruar, ndërsa në rast të paralize, i kthehet lëvizshmëria muskulit të syrit.

Që të arrihet pozita e dëshiruar e syrit, me operimin duhet të dobësohet ose të përforcohet veprimi i muskulit. Ajo arrihet me zhvendosjen e vendit të kapjes së muskulit, shkurtimin, çarjen ose krijimin e vendit të dyfishtë të kapjes së vetë muskulit.

Në rast paralize të muskujve (zvogëlim të lëvizshmërisë), muskulit të paralizuar i jepen muskuj të shëndoshë rreth tij që t’i përmirësohet lëvizshmëria/mobiliteti.

Me operimin e strabizmit pacientit i lehtësohet mbajtja e të dy syve në rrafsh të njëjtë. Në shumicën e rasteve arrihet shërim i tërësishëm.

Operimi i strabizmit bëhet edhe te të rriturit që nuk kanë asnjë pengesë, edhe pse zhvillimi i shikimit tanimë ka mbaruar. Në situata të tilla, operimi kryhet për shkaqe kozmetike dhe socio – ekonomike (njollë e përbashkët shoqërore dhe përjashtim). Me heqjen e strabizmit, pacientit i mundësohet pamje më e mirë estetike dhe adaptim më i lehtë shoqëror.

Kujdesi pas operimit

Operimi i strabizmit është një operacion një ditor që do të thotë se nuk ka nevojë të shtrohet në spital.

Pas operimit, pacienti pushon në një dhomë për 2-3 orë dhe lirohet për trajtim në shtëpi me terapi të rekomanduar lokale.

Kontrolli i parë është 1 ditë pas operimit. Kontrollet e mëtejshme bëhen pas 1 jave dhe pas 1 muaji, dhe nëse është e nevojshme më shpesh.

Mjeku përshkruan terapinë që pacienti duhet ta përdor 1 muaj pas operimit. Duhet 1 javë pushim pas operimit dhe më pas pacienti mund të kthehet në obligimet e përditshme.

Masat paraprake të mbrojtjes

Në përgjithësi, 1 javë pas operimit, pacientët mund të kthehen në aktivitetet e tyre të përditshme, me disa masa paraprake.

Muajin e parë pas operimit është e nevojshme të jeni të kujdesshëm dhe të përdorni rregullisht terapinë e rekomanduar.

Rekomandohet të mos lahet fytyra dhe sytë me ujë çezme dhe të mos preken dhe fërkohen sytë me duar për të shmangur infeksionin. Sytë janë të hapur që nga dita e parë.

Mos përdorni pishina dhe shmangni dhoma shumë të tymosura dhe me pluhur për rreth një muaj.

Çmimi

Oferta përfshin: ndërhyrje me anestezion të përgjithshëm, përgatitje para operacionit; tre kontrolle falas.

Ekziston mundësia për të paguar me këste pa interes dhe kosto shtesë.

Për më shumë rreth mënyrës së pagesës mund të kontrolloni në listën aktuale të çmimeve të Sistina Oftalmologjia.

Kontroll për strabizëm

2.300,00

Operacion i strabizmit

Çmimi është i njëjtë pavarsisht a bëhet njëri apo te dy sytë

79.950,00

Pyetje të parashtruara më shpesh – PPSH

A operoni strabizmin dhe si bëhet operacioni?

Në rast kur operacioni është zgjidhje më e mirë, pas ekzaminimeve precize para operacionit bëhet intervenim në muskujt që e lëvizin syrin. Operacioni i strabizmit bëhet nën anestezion të plotë dhe zgjat varësisht nga kompleksiteti i intervenimit, nga gjysmë ore deri në një orë e gjysmë. Qëllimi i operacionit është ta sjellë syrin në pozitën e dëshiruar, ndërsa në rast paralize, muskulit të syrit i kthehet lëvizshmëria. Që të arrihet pozita e dëshiruar e syrit, nevojitet me operacion të dobësohet ose forcohet veprimi i muskulit.

A mundet strabizmi të operohet më shumë herë?

Strabizmi nuk mund të operohet më shumë herë.

Sa kushton operacioni i strabizmit?

Më hollësisht për çmimet mund të shihni në Çmimoren tonë.

Nëse kam strabizëm, a mund të bëj korrigjim të dioptrisë me laser?

Po, paraprakisht doemos të bëni kontroll të hollësishëm.

COVID-19
COVID-19