Pterigiumi është një rritje beninje (hipertrofi) e konjuktivës dhe kornesë që duket si një krah dhe fillon nga e bardha e syrit dhe përhapet drejt kornesë. Pterigiumi njihet edhe si perde e jashtme.
Информации за тековно работење во услови на Ковид - 19
Повеќе
Dallimi kryesor midis kataraktit dhe perdes së jashtme është se një katarakt paraqitet në thjerrëzën natyrale, brenda syrit, ndërsa një pterigium ndodh në sipërfaqen e kornesë.
Pterigiumi zhvillohet ngadalë dhe për këtë arsye gjendja e pacientit përcjellet dhe përcaktohet trajtimi i tij. Megjithatë, siç përhapet e pterigiumi drejt kornesë, fillon të shkaktojë pengesa në shikim, turbullim dhe shtrembërim i parregullt i imazhit, pra astigmatizëm i parregullt.
Në raste të caktuara, mund të mos keni simptoma përpara se të shfaqet pterigiumi. Pasi të zhvillohen simptomat, ato variojnë nga të lehta në më të rënda.
Simptoma më të lehta të pterigiumit:
- Një rritje paksa e ngritur ngjyrë rozë në sy (rreth irisit)
- Sy të skuqur, të irrituar ose të enjtur
- Sy të thatë, ndjesi kruajtje ose ndjesi djegieje në sy
- Ndjenja e rërës ose njolla në sy
- Sy të përlotur
Simptoma më serioze të pterigiumit:
- Rritja e madhësisë dhe përhapja e lezionit.
- Pamje e pakëndshme e syrit tuaj për shkak të madhësisë së lezionit.
- Shikim i paqartë ose i dyfishtë (nëse pterigiumi zhvillohet në kornea).
Për të shmangur shfaqjen e pterigiumit, është e nevojshme të mbani syze dielli me mbrojtje 100% UV. Një kapele mund të ndihmojë gjithashtu, kështu që do të keni mbrojtje shtesë nga era dhe pluhuri.
Zakonisht zhvillohet diku pas moshës 30 vjeç, njerëzit me lëkurë më të zbehur dhe sy me ngjyrë të hapur janë në rrezik më të lartë. Kjo gjendje shfaqet te personat që janë të ekspozuar në diell për një kohë të gjatë, si fermerët, peshkatarët, surfistët, marinarët etj. Skijuesit dhe të gjithë ata që janë më shpesh të ekspozuar ndaj borës dhe diellit janë gjithashtu në rrezik të lartë.
Përveç rrezatimit ultravjollcë, ndikim kanë edhe era dhe pluhuri, i cili është shumë i zakonshëm tek pacientët me sy të thatë.
Bëhet një ekzaminim bazë oftalmologjik dhe me lupë kontrollohet rezultati i regijës dhe gjatësisë.
Oftalmologu gjithashtu mund të bëjë fotografi të pterigiumit për të monitoruar gjendjen para dhe pas:
Pentakam: me këtë diagnostifikim, krijohet një hartë 3D e sipërfaqes së kornesë tuaj.
Pacientët me sëmundje kronike, në varësi të terapisë që marrin, kanë pregaditje të veçanta për të cilat informohen në ditën e caktimit të ndërhyrjes.
Pacienti transferohet në bllokun preoperativ dhe i merret anamneza. Kontrollohen tensioni i gjakut dhe sheqeri. Më pas, në konsultim me oftalmologun, nëse është e nevojshme, bëhen diagnostikime shtesë.
Pasi pacienti përgatitet plotësisht, ai futet në sallën e operacionit.
Trajtimi varet nga forma dhe madhësia e tij. Kur është më i vogël, japim lot artificial dhe lubrikantë, dhe nganjëherë pika të lehta steroide që të reduktojmë skuqjen dhe djegien.
Në rastet më të rënda, pterigiumi trajtohet në mënyrë kirurgjike. Duke marë parasysh se mund të paraqitet përsëri (paraqitje e përsëritshme pas operacionit), ne përdorim barna në mënyrë intraoperative për të parandaluar shfaqjen e saj.
Pacienti vendoset në karrigen e operacionit ku jepen pika anestetike. Më pas kirurgu e heq me kujdes pterigiumin nga syri juaj.
Gjatë operacionit, pacienti është zgjuar dhe flet me kirurgun dhe nuk ndjen dhimbje.
Ndërhyrja zgjat rreth 30 minuta.
Следниот ден е првата контрола по операцијата, додека следната контрола е за 7 дена и после месец дена.
Pacientit i përshkruhet terapi dhe është i detyruar ta përdorë atë sipas periudhës kohore të përcaktuar nga oftalmologu.
Është normale të jeni të ndjeshëm ndaj dritës dhe shkëlqimit, dhe mund të mbani syze për të lehtësuar simptomat. Ndjenja e acarimit dhe gërvishtjes, si dhe një ndryshim në shikim është gjithashtu normale pas ndërhyrjes, e cila do të zhduket me kalimin e kohës.
Kufizimet pas operacionit janë të përkohshme dhe nuk zgjasin shumë dhe janë gjithmonë sipas rekomandimit të kirurgut.
Pas ndërhyrjes mund të bëni dush duke u kujdesur që të mos ju futet shampo apo ujë në sy deri në 3 javë pas ndërhyrjes.
Aktivitetet sportive zakonisht lejohen tashmë 2-3 javë pas operacionit, në varësi të moshës së pacientit dhe intensitetit të stërvitjes.
Stafi mjekësor është në dispozicion 24/7 për çdo konsultë që nevojitet pas operacionit.
Në paketë përfshihen: ndërhyrja me anestezi lokale, përgatitje para operacionit; tre kontrolle falas.
Mund të paguhet me këste pa interes dhe kosto shtesë.
Më shumë rreth mënyrës së pagesës mund të shikoni në çmimoren aktuale të Sistina Oftalmologjisë.
Kontrolli oftalmologjik
Refrakcioni, përcaktimi i mprehtësisë së shikimi, matja e shtypjes në sy-kontrolli i segmentit të parmë të syve.