Информации за тековно работење во услови на Ковид - 19

Повеќе

Përshkrimi

IOL master është një teknologji laser me të cilën matet gjatësia e syrit.

Matja e gjatësisë së syrit është veçanërisht e rëndësishme në kirurgjinë e kataraktit, pasi kjo e bën oftalmologun të zgjedhë thjerrëzën intraokulare më të përshtatshme që të implementohet tek pacienti.

IOL master është teknologjia më e fundit për të matur gjatësinë e syrit.

Kjo metodë është më e saktë se metodat e tjera diagnostikuese për matjen e gjatësisë së syrit, sepse mundëson më shumë informacione të cilat janë të rëndësishme për oftalmologun kur zgjedh thjerrëza intraokulare.

Diagnoza

Kjo aparatur përdoret për matjet precize të gjatësisë së syrit gjatë:

  • kirurgjisë së kataraktit me implantimin e thjerrëzave intraokuloze;
  • kirurgjisë për të korrigjuar dioptrinë me thjerrëza intraokulare.

Procedura

Kjo procedurë është pa kontakt dhe plotësisht pa dhimbje. Bëhet pa anestezi.

Gjatë hulumtimit,  ju jeni  me oftalmolog dhe optometrist/infermier.

Mbështetni kokën në mbështetësen që të jetë stabile dhe e palëvizshme. Aparati do të skanojë syrin tuaj pa e prekur atë. Ky incizim zgjat nga 3 deri në 6 minuta.

Aparati ofron informacion të saktë dhe vetë detekton mbi cilin sy të incizohet, prandaj nuk ka rrezik të përzihet matja e syrit të djathtë dhe të majtë.

Nuk është kryer

IOL Master është incizim pa rrezatim.

Rrezatimi

Me këtë diagnostikim bëhet skanim laserik i syrit pa asnjë rrezatim.

Çmimi

Ka mundësi për të paguar me këste pa interes dhe harxhime shtesë.

Më shumë rreth mënyrës së pagesës mund të kontrolloni në listën aktuale të çmimeve të Sistina Oftalmologjisë.

Kontrolli para operacionit të kataraktit

Refrakcioni, përcaktimi i mprehtësisë së shikimi, matja e shtypjes në sy, kontrolli i fundit të syrit, eko/biometria, IOL master.

3.000,00

Kontroll për thjerrëza multifokale

Refrakcioni, përcaktimi i mprehtësisë së shikimi, matja e shtypjes në sy, kontrolli i fundit të syrit, eko/biometria, IOL master.

3.000,00