Dioptria e pleqërisë

Pasi të hyjmë në moshën dyzetvjeçare të jetës dalëngadalë ndodhin ndryshime të shikimit. Nëse deri atëherë keni shikuar mirë ose jeni largpamës, përnjëherë fillon t’ju dobësohet shikimi nga afër, gjegjësisht „duart ju shkurtohen“. Më pastaj, fillon të dobësohet edhe shikimi në largësi. Shumica prej jush doemos të mbani syze që të lexoni, që të punoni me kompjuter, si dhe të mbani syze derisa shikoni televizor, derisa vozisni automobilin, derisa jeni në kinema etj. Probleme të veçanta ndodhin nëse merreni me sport, nëse jeni në plazh dhe nëse skijoni gjatë dimrit.

Mund të çliroheni nga e ashtuquajtura dioptri e pleqërisë, gjegjësisht nga mbajtja e syzeve, me ndihmën e operimit për vendosjen e thjerrëzave multifokale intraokulare ose thjerrëzave intraokulare, me diametër të zgjeruar pamor. Operacioni është i shpejt, i sigurt, efektiv dhe pa dhimbje, kështu që pas 3-5 ditëve mund të vazhdoni me aktivitetet tuaja të përditshme.

Secilit pacient i qasemi individualisht, me qëllim që të mund ta zgjedhim thjerrëzën intraokulare adekuate, duke i pasur parasysh nevojat dhe karakteristikat e stilit jetësor të secilit individ (puna në kompjuter, lexim, vozitje e automobilit).

Dioptria e pleqërisë (presbiopia)

Presbiopia ose largpamësia e pleqërisë është pjesë e procesit natyror të plakjes së syrit. Më shpesh fillon të paraqitet te personat në vitet e dyzeta. Paraqitet për shkak të zvogëlimit të funksionit të muskujve të syve të cilët e „lakojnë“ thjerrëzën natyrore (thjerrëza ka formën e diskut kur shohim në largësi, ndërsa ngjan me një topth kur shikojmë afër). Gjithashtu, me kalimin e viteve ndodhin edhe ndryshime në strukturën e thjerrëzës dhe ajo e humb elasticitetin që e ka pasur në rini.

Procesi i dobësimit të akomodimit (mundësia për t’u kthjelluar fotografia në afërsi) përfundon përafërsisht në vitet e gjashtëdhjeta dhe atëherë personave që shohin mirë në largësi u duhet dioptri +3,00 që të lexojnë.
Ekzistojnë më shumë mundësi për korrigjimin e largpamësisë së pleqërisë. Njëra mundësi është mbajtja e syzeve ose thjerrëzave të kontaktit. Sot, në rritje është numri i pacientëve që vendosin për korrigjim operativ të largpamësisë së pleqërisë. Bëhet fjalë për proces operativ gjatë të cilit thjerrëza natyrore e syrit zëvendësohet me thjerrëz artificiale që mundëson shikim të shkëlqyer në distanca të ndryshme. Çlirimi nga syzet dukshëm e përmirëson cilësinë e jetës.

Simptomat

Simptomat kryesore të presbiopisë janë fokusim i vështirësuar dhe shikim i turbullt nga afër, të cilat më shpesh do t’i vëreni kur lexoni –  fjalët bëhen të paqarta dhe shumë të vogla. Nëse më gjatë shikoni në afërsi, vjen deri te mundimi dhe lodhja e syve tuaj, të cilat shpesh ndiqen me lotim, ndërsa ndonjëherë edhe me kokëdhimbje. Këto ndryshime më shpesh janë të theksuara në kushte të ndriçimit të dobët.


Si korrigjohet largpamësia e pleqërisë?

Largpamësia e pleqërisë korrigjohet me vendosjen e thjerrëzave multifokale intraokulare me diametër të zgjeruar pamor. Zgjedhja e thjerrëzave optimale varet nga shëndeti i syve dhe nga nevojat tuaja pamore.

Thjerrëzat multifokale intraokulare

Me avancimin e teknologjisë janë zhvilluar edhe thjerrëzat multifokale intraokulare që kanë 2 ose 3 fokuse, e që pacientit i mundësojnë shikim të mirë në distanca të ndryshme, pa syze. Shumica e thjerrëzave multifokale janë bifokale. Mundësojnë shikim të mirë në largësi dhe shikim të mirë në afërsi, por shikim më të dobët në distanca mesatare (80-100 cm).

Gjenerata më e re e thjerrëzave multifokale janë thjerrëzat trifokale, të cilat përveç që mundësojnë shikim të mirë në afërsi dhe në largësi, mundësojnë shikim të mirë edhe në distanca mesatare, që është shumë e rëndësishme për pacientët që punojnë gjatë në kompjuter.

Thjerrëzat „Symfony“ me diametër të zgjeruar të shikimit

Bëhet fjalë për thjerrëzën e parë intraokulare në botë që posedon të ashtuquajturin diametër të zgjeruar pamor dhe e cila mundëson shikim të mirë pa syze në afërsi, në distancë mesatare (kompjuter) dhe në largësi. Dizajni i saj i special mundëson mënyrë të re të përthyerjes së dritës që e vazhdon fokusin e syrit dhe rezulton me diametër të zgjeruar pamor në të gjitha distancat dhe ndriçim më të mirë të kontrastit, për dallim nga thjerrëzat e deritanishme. Përparësia më e madhe e thjerrëzave „Symfony“ në krahasim me thjerrëzat multifokale është në atë se ka opstrukcione dukshëm më të vogla të shikimit, siç është shpërndarja e dritave kur vozisim gjatë natës.

Kontrolli sub-specialist

Refrakcioni, përcaktimi i mprehtësisë së shikimi, matja e shtypjes në sy, kontrolil i fundit të syrit-kontrolli i segmentit të parmë dhe të pasmë të syve.
1.650,00

Ekografia/biometria

1.200,00

ОCT

Tomografia optike koherente e segmentit të parmë ose pasmë.
1.900,00

Yag laser kapsulotomia

Trajtimi i kataraktit sekondar. Çmimi është vetëm për njërin sy.
5.000,00

Implementimi i thjerrëzave monofokale (MA)

Thjerrëza monofokale trepjesëshe akrile intraokule. Çmimi është vetëm për njërin sy.
48.500,00

Implementimi i thjerrëzave monofokale (SA)

Thjerrëza monofokale njëpjesëshe akrile intraokulare. Çmimi është vetëm për njërin sy.
55.900,00

Implementimi i thjerrëzave monofokale (SN)

Thjerrëza monofokale sferike e verdhë intraokulare. Çmimi është vetëm për njërin sy.
67.500,00

Implementimi i thjerrëzave monofokale torike

Thjerrëza intraokulare për korrigjim të dioptrisë dhe astigmatizmit (cilindrit). Çmimi është vetëm për njërin sy.
92.500,00

Implementimi i thjerrëzave multifokale

Thjerrëza intraokulare për korrigjim të dioptrisë për të gjitha distancat. Çmimi është vetëm për njërin sy.
123.000,00

Implementimi i thjerrëzave multifokale torike

ИThjerrëza intraokulare për korrigjim të dioptrisë për të gjitha distancat dhe astigmatizmit (cilindrit). Çmimi është vetëm për njërin sy.
123.000,00

Çmimet janë të shprehura në denarë.