Drejtor medicinal,
Specialist oftalmolog dhe kirurg

Fusha e interesit të veçantë:

  • kirurgija e kataraktit te të rriturit dhe fëmijët;
  • kirurgija refraktive e kataraktit;
  • kirurgija e glaukomës
  • kirurgija e kanaleve të lotëve.

Nga afër me d-r Zlatko Arnaudovskin

“Komunikimi mes pacientëve dhe mjekut është komunikim mes miqve”

  • Pse oftalmologji?

Oftalmologjia, për mua është dega më e bukur e mjekësisë dhe është tepër fisnike. Specializimi është interdisciplinar dhe është i lidhur me gjitha specializimet tjera. Përdorim aparaturë më të sofistikuar dhe në aspekt teknologjik më të avancuar për diagnostikim dhe intervenim. Pjesa e kirurgjisë i përmban operacionet më elegante, më precize dhe më logjike në mjekësi në përgjithësi. E pamasë është ndjenja t’ia ktheni shikimin pacientit.

  • Pse kur përmendet katarakti, menjëherë pason: kërkojeni Arnaudovskin?

Kësaj pyetje me siguri më mirë do t’i përgjigjen pacientët e mi. Ndërsa unë, mund të them se kam përvojë shumëvjeçare, jam i përkushtuar dhe e dua profesionin. Me siguri gjithë kjo u ngjall besimin pacientëve.

Dr. Zlatko Arnaudovski, prof. dr. Nikica Gabriq dhe Svetozar Janevski

  • Pacientët vijnë në kontroll me emocione të ndryshme, si është qasja juaj ndaj tyre?

Orvatem që secilit pacient t’i përkushtohem tërësisht, ta dëgjoj me vëmendje dhe t’i propozoj trajtimin që u përgjigjet nevojave të tija jetësore, në mënyrë që është e kuptueshme për të. Me shumë energji pozitive, gjatë komunikimit, hamendjet dhe frikët e pacientëve, para dhe pas operacionit, tejkalohen. Me rëndësi është gjendja e tyre tërësisht të ndiqet dhe mjeku çdoherë të jetë në dispozicionin e tyre.

  • Çka duhet të bëjë mjeku që ta ketë lojalitetin dhe të rekomandohet nga pacienti?

Thjesht duhet të dojë profesionin e vet dhe me dashuri t’u përkushtohet pacientëve. Te pacienti, përveç pacient, mjeku duhet të shohë edhe njeri. Komunikimi mes tyre duhet të jetë komunikim mes miqsh.

  • Çfarë bëni në kohën e lirë?

Në kohën e lirë kënaqem me familjen, shoqërohem me miqtë, shumë pëlqej të lexoj libra të mirë, të dëgjoj muzikë, të shikoj filma (kohës së fundit seriale). Në këtë pjesë të ditës është e pashmangshme biçikleta, ecja e gjatë dhe ndoshta hobi im fotografia.

  • Çfarë muzike dëgjoni më shpesh?

Më shpesh dëshiroj të dëgjoj xhaz nga vitet e pesëdhjeta dhe gjashtëdhjeta. Majls Dejvis është ilaçi im i shpirtit…

  • Cilin libër do të na e rekomandonit?

„Mishi i egër“ nga Gorani duhet të gjithë ta lexojmë. Gjitha librat e Orhan Pamuk dhe të Salman Ruzhdi. „Bisedat me Koneskin“ nga Cane Andreevski është libër i shkëlqyeshëm.

  • Si duket „pushimi juaj ideal“?

Në Ohër, me anije në liqe, mbi Kaneo në perëndim të diellit, bukuri hyjnore…

  • Çka nuk dinë, e duhet të dinë pacientët për ju?

Se jam ithtar i madh për idenë e legalizimit të dremitjes së pasdites, si institucion.

  • Çka do të ishit sikur mos ishit mjek?

Të isha i talentuar kuptohet do të isha muzikant.

  • Jeni i njohur për sensin tuaj për humor. A mundet në fund të na e tregoni një barsoletë?

E pyesin vllahun e vogël: Si jeni ka shtëpia, mos keni korona? Po, kemi por vetëm sa për ne…