• Cilat janë simptomat e kataraktit?

Simptomat e kataraktit janë turbullimi i shikimit, humbje e kontrastit dhe ndriçim në dritë të fortë. Mund të paraqitet edhe fotografi e dyfishtë, të shpeshtë janë edhe problemet gjatë leximit, shikimit të televizionit dhe vozitjes. Katarakti mund të jetë pasojë edhe e traumës, sëmundjeve metabolike (diabeti, galaktozemia), ilaçeve (kortikosteroide), e mund të shkaktohet edhe si komplikim i sëmundjeve të tjera të syve (uveitis, glaukomë) dhe të paraqitet bashkë me sindroma tjera (p.sh. Sindroma Down).

  • Pse dhe kurë duhet të operohet?

Katarakti ose perdja është një nga sëmundjet më të shpeshta te personat në moshën më të shtyrë. Katarakti paraqitet te rreth 70% e personave më të moshuar se 75 vjet. Sidoqoftë, gjatë viteve të fundit kemi edhe mjaft pacientë më të rinj ku kemi diagnostikuar katarakt. Kjo është pasojë e procesit natyror të plakjes i cili sjell deri te turbullimi i thjerrëzës natyrore në sy. Në disa raste, te katarakti fillestar, shikimi mund të përmirësohet me syze sepse deformimi (gungëzimi) i thjerrëzës shkakton miopizim (diopti minus), por me kalimin e kohës dhe me avancimin e turbullimit të thjerrëzës, syzet tanimë nuk janë të dobishme dhe zgjidhje e vetme është operacioni i kataraktit (perdes).

  • Pse thjerrëza multifokale?

Thjerrëzat klasike intraokulare janë thjerrëza monofokale të cilat, siç tregon edhe vetë emri, kanë një fokus dhe mundësojnë që pas operacionit të shikoni larg pa syze, por doemos të mbani syze për afër (ose anasjelltas, varet nga dëshira juaj për shikim).

Thjerrëzat multifokale intraokulare kanë dy ose tre fokuse dhe i mundësojnë pacientit shikim të mirë në distanca të ndryshme pa syze. Gjenerata më e re e thjerrëzave multifokale, janë thjerrëzat trifokale, me të cilat përveç që fitoni shikim të mirë nga afër dhe larg, ju mundësojnë edhe shikim të mirë në distancë mesatare, që është shumë e rëndësishme për pacientët të cilët shumë kohë kalojnë në kompjuter.

Me ndihmën e këtyre thjerrëzave, pacientët shohin dhe funksionojnë normalisht dhe pa kurrfarë aksesorësh. Mund të lexojnë, të rruhen, ose zbukurohen, të shikojnë në TV, të punojnë në kompjuter, të vozisin automobil, të bëjnë sport dhe t’i kryejnë aktivitet e përditshme.

Dr. Zlatko Arnaudovski and Bojan Krizhaj
  • Cilët janë kandidatë idealë për to?

Diku mes viteve 40 dhe 45 të jetës, ju paraqitet problem gjatë leximit, shkrimit dhe punës në afërsi. E shmangni tekstin të cilin e lexoni, ju duhet më shumë dritë dhe ndjeni lodhje ose dhimbje koke. Kjo është shenjë se keni hyrë në periudhën e presbiopisë (dioptrisë së plakjes). Ai është proces natyror i plakjes së syrit, posaçërisht kur thjerrëza natyrore e humb elasticitetin dhe më rëndë i fokuson objektet që janë në afërsi.

Nëse deri atëherë nuk keni mbajtur syze, do të filloni të mbani syze për lexim. Nëse tanimë keni mbajtur syze për larg, tani do të fitoni edhe një palë për afër. Nëse punoni me kompjuter dhe gjendeni në distancë mesatare (mes afër dhe larg), do t’ju duhen edhe pala e tretë e syzeve, sepse syzet për afër janë të forta, ndërsa për larg janë të dobëta për distancën e njëjtë.Në ato momente që t’i shmangni momentet e pakëndshme dhe mbajtjen e tri palë syzeve, e pyesni veten çka të bëni dhe cila është zgjidhja e vërtetë për ju?

Atëherë jeni kandidat ideal për implantim të thjerrëzave multifokale.