Zlatko Arnaudovski ka lindur në vitin 1959 në Shkup, Maqedonia e Veriut.
Në vitin 1986 diplomon në Fakultetin e mjekësisë pranë Universitetit „Shën Kirili dhe Metodi“, Shkup. Në vitin 1994 specializon oftalmologjinë dhe merr titullin – specialist oftalmolog. Në ndërkohë, në vitin 1988 punësohet në Klinikën e sëmundjeve të syve në Shkup, ndërsa nga viti 1991 bëhet asistent në lëndën e oftalmologjisë pranë Fakultetit të mjekësisë.
Nga viti 1998, njohuritë dhe përvojën e tij e plotëson si Shef i kabinetit të sëmundjeve të segmentit të parmë të syrit dhe keratoplastikës. Në vitin 2007 është Shef i bllokut operativ të klinikës për sëmundje të syve, ndërsa në vitin 2009 emërohet për drejtor të Klinikës së sëmundjeve të syve në Shkup.
Nga viti 2010, d-r Zlatko Arnaudovski i bashkëngjitet ekipit të „Sistina oftalmologjisë“ si drejtor medicinal dhe kirurg katarakti.
Anëtarësi
- Oda e Mjekëve të Maqedonisë;
- Lidhja e Oftalmologëve të Maqedonisë;
- Anëtar i Asociacionit të kirurgëve të kataraktit të Kroacisë dhe Serbisë;
- Shoqata Evropiane për Katarakt dhe Kirurgji Refraktive;
- Shoqata e Evropës Lindore për Katarakt dhe Kirurgji Refraktive dhe
- Shoqata Evropiane e Oftalmologëve.
Edukime plotësuese
Viziton edukime të shumta si në vend edhe jashtë vendit. Disa nga ato janë:
- Përkryerje profesionale për zgjidhje kirurgjike të sëmundjeve të aparatit të lotimit dhe dakriocistorinostomi, Beograd
- Viti 1995 – Vendosja e metodës së dakriocistorinostomisë në Klinikën për sëmundje të syve, Shkup
- Viti 2003 – Përkryerje profesionale për kirurgji të kataraktit me metodën e fakoemulsifikimit, Lubjanë
- Viti 2004 – Certifikatë ndërkombëtare për kryerjen e pavarur të operacionit të kataraktit me metodën e fakoemulsifikimit dhe vendosjen e metodës në Klinikën e sëmundjeve të syve, Shkup
- Viti 2005 – Kurs për diagnostikim ultrazë
- Vizita profesionale në klinikat për sëmundje të syve në Beograd, Lubjanë, Milano, Budapest, Sofje, Lisbonë, Barcelonë, Varna, Venedik, Zagreb etj.
Publikime dhe hulumtime
Autor dhe bashkautor i mbi 50 punimeve shkencore. Pjesë e redakturës profesionale të librave:
- „Bazat e oftalmologjisë“ nga d-r Sintija A. Bredford dhe
- „Procedurat klinike gjatë kontrollit të syve“ nga Nensi B. Karlson dhe Danile Krut.
Pjesëmarrje në konferenca
Pjesëmarrje aktive në konferencat nacionale dhe ndërkombëtare. Disa nga ato janë:
- Kongresi XXXIV i Shoqatës Evropiane për Operacione Refraktive dhe të Kataraktit, Kopenhagë viti 2016
- Fakoemeulsifikimi: si ta zgjidhni thjerrëzën e vërtetë intraokulare dhe pse?
- Kongresi XXXV i Shoqatës Evropiane për Operacion Refraktiv dhe të Kataraktit, Lisbonë viti 2017
- Trajtim i kataraktit kongjenital dhe rezultatet
- Kongresi Oftalmologjik i Evropës Juglindore, Prishtinë viti 2019
- Trajtimi kirurgjik i kataraktit me thjerrëza multifokale
- Kongresi VII i pediatreve me pjesëmarrje ndërkombëtare, viti 2019
- Katarakti i lindur