Sadije Amzai (35 vjeçare) është motër medicinale në Gjinekologji dhe Akusheri në Spialin e Përgjithshëm të Strugës. Sadija me korrigjimin e dioptrisë me laser, gjatë kohës së pandemisë, u çlirua nga syzet të cilat i pengonin gjatë punës.

„Vendosa për këtë intervenim, gjatë gjithë kësaj situate me COVID-19, sepse e di se këtu jam e sigurt dhe më me rëndësi, nuk doja më të maltretohem me syzet. Te ju çdo gjë rrjedh në nënyrë më të mirë në përputhje me të gjitha protokollet dhe masat mbrojtëse.“

Me dioptrinë ka pasur probleme thuajse 9 vite dhe syzet i kanë penguar gjatë aktiviteteve të përditshme, e veçanërisht gjatë punës: „Më mjegulloheshin nga maskat që i mbajmë në sallë. Thjerrëzat e kontaktit nuk i mirëmbaja si duhet dhe nuk i nxirrja rregullisht. Në asnjë mënyrë nuk arrija të mësohem me aksesorët për sy. Tani, nuk mund ta përshkruaj sa jam e lumtur – më në fund jam pa syze dhe thjerrëza kontakti.“

Edhe pse është motër medicinale, përsëri në rolin e pacientit Sadija ka pasur frikë se a do të jetë mirë. Vendimtarë ka qenë takimi me personelin mjekësor i cili i jep besim të madh:  „Erdha në kontroll, por sinqerisht kisha frikë se a do të jem mirë. Vendimtar ishte kontakti me d-r Kostovskën, optomeristen Vida dhe motrën medicinale Liljanën. Më sqaruan si duket intervenimi dhe me të vërtetë ishte ashtu – i shkurtër dhe menjëherë i suksesshëm! Mund të funksionoj në përditshmëri dhe të asistoj gjatë lindjeve në spital, pa u brengosur se a do të më mjegullohen syzet.“