
“Si njeri që pothuajse e ka harruar jetën kur nuk ka mbajtur syze, thosha nëse një ditë e gjej peshkun e artë në vend të pasurisë dhe parave si dhe pasurive tjera, të cilat zakonisht i preferojnë njerëzit, unë e para që do të preferoja është të ma kthejë shikimin.”
„Valentin Nikolovskit në fillim dioptria i është paraqitur në pubertet, mes klasës së tetë dhe vitit të parë në shkollë te mesme. Si sportist – basketbollist i mëparshëm i ka shkaktuar problem; „Koshi për mua ishte diçka që ndjehet, e jo që shihej.“
Pastaj gjatë jetës ka pasur problem edhe në ushtri, ndërsa në jetën në punë ka qenë sfidë serioze ndërrimi i vazhdueshëm i syzeve, qoftë për diell qoftë mjekësore.
Para një muaji në klinikën tonë iu bë operacioni i kataraktit, me vendosje të thjerrëzave multifokale, me të cilat mundësohet shikimi nga distanca e afërt, mesatare dhe e largët, mënyrë me të cilën eliminohet mbajtja e syzeve për afër dhe larg përjetësisht.
„Por, ja këtu në Sistina Oftalmologija përveç dioptrisë zbuluan se jo vetëm atë, por kam edhe katarakt fillestar në syrin e majtë, të cilin e pritëm një kohë të caktuar që të stabilizohet.“
Pas një dakordimi shumë të shpejtë, d-r Biljana Kostovska të njëjtën ditë ma bëri operacioni i kataraktit me vendosje të thjerrëzave mulrifokale në të dy sytë.
„Një ditë pas intervenimit, edhe pse tanimë që nga dje është kështu, unë nuk kam kurrfarë problemi dhe, do të thosha, shoh sikurse me syze. Dje më sollën dhe më morën me veturë nga Sistina Oftalmologija. Sot erdha vet në mëngjes në ora 08:30, për kontroll, dhe do të shkoj vet duke vozitur veturën time.“
Pas intervenimit Valentini bënte kontrolle të rregullta dhe siç deklaroi vet në faqen e tij në facebook: „Një muaj pas operacionit të suksesshëm të kataraktit me vendosje të thjerrëzave multifokale, në kontroll te d-r Biljana Kostovska. Dhe kuptohet konstatimi është, se operacion ishte shumë i suksesshëm dhe Tino sheh përsëri si skifter. Faleminderit shumë doktor Biljana.“
Shikoni videon e Valentitnit ku sqaron përvojën e tij me intervenimin për kataraktin dhe përvojën në spitalin tonë.