Katarakti (perdja)

Katarakti ose perdja është një nga sëmundjet më të shpeshta të syve te personat e moshës së shtyrë. Katarakti paraqitet te rreth 70% e personave mbi 75-vjeçar. Katarakti është pasojë e procesit natyror të plakjes, i cili sjell deri te turbullimi i thjerrëzës natyrore të syrit. Në disa raste, te katarakti fillestar, shikimi mund të përmirësohet me syze sepse forma e përkulur e thjerrëzës shkakton miopizim (dioptri minus), por me kalimin e kohës edhe turbullimit sa e më të madh të thjerrëzës, syzet nuk janë më të dobishme dhe zgjidhja e vetme është operimi i kataraktit (perdes).

Simptomat

Simptomat e kataraktit manifestohen me turbullim të shikimit, humbje të kontrastit edhe gjatë shkëlqimit të dritës së fuqishme. Mund të paraqitet edhe fotografi e dyfishtë, ndërsa të shpeshta janë edhe problemet gjatë leximit, shikimit të televizorit dhe vozitjes. Katarakti mund të jetë pasojë edhe e traumës, sëmundjeve metabolike (diabetit, galaktozemisë), ilaçeve (kortikosteroide), e mund të ndodhë edhe për shkak të komplikimit të sëmundjeve tjerat të syrit (uveitisit, glaukomës) dhe të paraqitet bashkë me sindroma tjera (për shembull, sindroma Down).

Që të kthjellohet fotografia e turbullt pas operimit të kataraktit (perdes), përveç heqjes së kataraktit, doemos vendoset thjerrëza intraokulare. Kalkulimi i saktë i dioptrisë së thjerrëzave intraokulare është shumë i rëndësishëm për shikim të mprehtë pas operacionit, kështu që përdorim aparatin më modern kompjuterik „IOL Master“ për kalkulim të saktë të forcës së thjerrëzës.


Në klinikën e syve „Sistina Oftalmologjia“ mund ta bëni kontrollin dhe intervenimin në të njëjtën ditë. Operimi i kataraktit është pa dhimbje, i shpejt, i sigurt dhe efektiv, pas të cilit shkoni në shtëpi, me sytë hapur. Falë teknologjisë së majme, diturisë dhe përvojës së kirurgëve tanë, katarakti mund të zgjidhet vetëm për 3 orë pasi të vini në klinikë.

„Sistina Oftalmologjia“, pjesë e grupacionit „Svjetllost“, ka përvojën më të madhe të implantimit të thjerrëzave multifokale apo intraokulare „symfony“, me ndihmën e të cilave pacienti mund të çlirohet nga dioptria dhe mbajtja e syzave. Me thjërrëzën e vendosur „symfony“, pacienti pa syze sheh mirë edhe afër, edhe në distancë mesatare edhe larg.

Operacioni i kataraktit

Thjerrëzat monofokale dhe torike

Thjerrëzat klasike intraokulare janë thjerrëza monofokale, të cilat, siç flet edhe vetë emri i tyre, kanë vetëm një fokus dhe mundësojnë pas operimit të shihni mirë nga larg, pa syze, por doemos të mbani syze për të shikuar afër (ose e kundërta, varet nga dëshira juaj për shikim). Thjerrëzat monofokale mund të jenë të dizajnuara edhe si thjerrëza torike, ashtu që përveç që korrigjohet dioptria për larg, zgjidhet edhe astigmatizmi (cilindri).

Thjerrëzat multifokale intraokulare

Me avancimin e teknologjisë u zhvilluan edhe thjerrëzat intraokulare që kanë 2 ose 3 fokuse dhe të cilat pacientit i mundësojnë shikim të mirë në distanca të ndryshme pa syze. Shumica e thjerrëzave multifoklae janë bifokale. Mundësojnë shikim të mirë nga larg dhe shikim të mirë nga afër, por shikim pak më të dobët në largësi mesatare (80-100 cm).

Gjenerata më e re e thjerrëzave multifokale janë thjerrëzat trifokale, me të cilat përveç që fitoni shikim të mirë në afërsi dhe në largësi, mundësojnë edhe shikim të mirë në largësi mesatare, që është shumë e rëndësishme për pacientët që kohë të gjatë punojnë në kompjuter. Me ndihmën e këtyre thjerrëzave do të mund pa syze të lexoni gazeta dhe libra, të rruheni ose të bëni makijazh, të shikoni në telefon, të punoni në kompjuter, të shikoni TV, të vozisni automobil, të merreni me sport dhe t’i kryeni aktivitetet tuaja të përditshme.

Thjerrëzat „symfony“ me diametër të zgjeruar pamor

Spitali i specializuar për oftalmologji „Svjetllost“, në grupacion e të cilit bëjmë pjesë edhe ne, është ndër spitalet e para në Evropë që filloi me implantimin e thjerrëzave më të reja intraokulare „symfony“. Bashkë me 13 qendra oftalmologjike evropiane, „Svjetllost“ në vitin 2014 mori pjesë në Studimin klinik, multicentrik evropian që i përcillte rezultatet e implantimit të parë të këtyre thjerrëzave. Pasi që studimi tregoi rezultate të shkëlqyera, këto thjerrëza u futën në përdorim edhe në „Sistina Oftalmologjia “.

Bëhet fjalë për thjerrëzën e parë intraokulare në botë që ka të ashtuquajturin diametër të zgjeruar pamor  dhe e cila mundëson shikim të mirë pa syze nga afër, në largësi mesatare (kompjuter) dhe nga larg. Dizajni i tyre special mundëson mënyrë të re të përthyerjes së dritë që e vazhdon fokusin e syrit dhe rezulton me diametër të zgjeruar pamor në të gjitha largësitë dhe dritë më të mirë kontrasti, për dallim nga thjerrëzat e deritanishme. Përparësia më e madhe e thjerrëzave „symfony“, krahasuar me thjerrëzat multifokale, është ajo se ka dukshëm më pak opstrukcione pamore, siç është shkëlqimi i dritave gjatë vozitjes natën.

Kontrolli para operacionit të kataraktit

Refrakcioni, përcaktimi i mprehtësisë së shikimi, matja e shtypjes në sy, kontrolli i fundit të syrit, eko/biometria, IOL master.

2.400,00

Ekografia/biometria

1.200,00

OCT

Topografia optike koherente e segmentit të parmë ose segmentit të pasmë.
1.900,00

Yag laser kapsulotomia

Trajtimi i kataraktit sekondar. Çmimi është vetëm për njërin sy.
5.000,00

Implantimi i thjerëzës monofokle (MA)

Thjerrëza monofokale trepjesëshe akrile intraokule. Çmimi është vetëm për njërin sy.
48.500,00

Implantimi i thjerrëzës monofokale (SA)

Thjerrëza monofokale njëpjesëshe akrile intraokulare. Çmimi është vetëm për njërin sy.
55.900,00

Implantimi i thjerrëzës monofokale (SN)

Thjerrëza monofokale sferike e verdhë intraokulare. Çmimi është vetëm për njërin sy.
67.500,00

Implantimi i tjerrëzës monofokale torike

Thjerrëza intraokulare për korrigjimin e dioptrisë dhe astigmatizmit (cilindrit). Çmimi është vetëm për njërin sy.
92.500,00

Implantimi i thjerrëzës multifokale

Thjerrëza intraokulare për korrigjim të dioptrisë për të gjitha distancat. Çmimi është vetëm për njërin sy.
123.000,00

Implantimi i thjerrëzës multifokale torike

Thjerrëza intraokulare për korrigjim të dioptrisë për të gjitha distancat dhe astigmatizmit (cilindrit). Çmimi është vetëm për njërin sy.
123.000,00

Çmimet janë të shprehura në denarë.