
Syri është organi më i rëndësishëm i njeriut, kuptohet pas zemrës dhe trurit. Por sytë ruajnë dhe tregojnë shumë fshehtësi. Nëse vendosni të shkoni për t’i kontrolluar sytë mund të zbuloni diabetin (sëmundjen e sheqerit), rritjen e shtypjes së gjakut, rritjen e yndyrave në gjak, sëmundjet autoimune sikurse SLE (lupusi sistemor), sklerozën e shumëfishtë, e deri te përdorimi i tepruar i cigareve dhe jeta pasive.
Për shembull, kemi problem me të pamurin, për ne, jo aq i theksuar, shkojmë të mjeku i syve dhe ai na përcakton diagnozën, tromboza e enës së gjakut në sy. Ne habitemi dhe thjesht nuk besojmë. Pyesim, a është e mundur të ekzistojë trombozë në sy, pasi që për herë të parë dëgjojmë për një mundësi të tillë. Tromboza në sy është e mundur si rezultat i trombozës tanimë ekzistuese në organizëm të cilën nuk e kemi ndjerë. Ajo mund të jetë trombozë e venave të thella, infarkt i zemrës, që e kemi përjetuar pa u rrëzuar, ose emboli e enëve të vogla të gjakut në mushkëri të bardha, që ka kaluar si frymëmarrje pak e vështirësuar, ndonjëherë marramendje dhe humbje e lehtë e vetëdijes. Gjitha këtyre problemeve nuk u kemi kushtuar vëmendje.
Tromboza është sëmundje shumë e rëndë që paraqet proces të formimit të trombit ose nyjës në enët e gjakut, që në rast më të rëndë mund të sjellë deri te çrregullimi i qarkullimit ose mbyllje e tërësishme e një ene të gjakut, arteries ose venës dhe të shkaktojë verbërim, infarkt, sulm në tru ose vdekje të papritur të pacientit.
A do t’i dëgjojmë këshillat e mjekut ose do të sillemi papërgjegjshëm me veten dhe shëndetin tonë dhe do t’ia lëmë fatit, siç shpeshherë thotë populli, varet nga ne.
Më herët është llogaritur se tromboza paraqitet në moshën më të vjetër, por sot sigurisht dihet se mund të paraqitet edhe te më të rinjtë. Ndonjëherë paraqitet si simptomë e parë te sytë, para se të vërtetohet sëmundja sistemore. Tromboza e arterieve manifestohet me humbje të menjëhershme të të pamurit, pacienti vëren vetëm një dritë të dobët, ndërsa në venat e syve manifestohet me të pamur të turbullt ose të zvogëluar si dhe me paraqitjen graduale të njollave ta zeza.
Shkaqet e paraqitjes së trombozës
Shkaqet e paraqitjes së trombozës mund të jenë të lindura (gjenetike) ose të fituara.
Faktorët gjenetikë (të trashëgimisë) barten nga prindit dhe themi se pacienti ka predispozita familjare. Më të shpeshta janë mutacionet gjenetike të faktorëve vijues –F. V Leiden, faktori II protrombin, MTHFR etj.
Faktorët e fituar ose të rrethinës. Prirja e organizmit për rritje të mpiksjes së gjakut dhe krijimit të trombëve, prania e sëmundjes së sheqerit; vlerat e rritura të yndyrave në gjak (kolesterina dhe trigliceridet – procesi i arteriosklerozës), pirja e duhanit, stresi, obeziteti, shtatzënia, pas operacioneve të mëdha, sëmundja e kancerit.
Gjendja urgjente që kërkon trajtim të shpejtë nga mjeku i syve dhe internisti!
Shërimi i trombozës në enët e gjakut të syve përbëhet nga:
- Ilaçet që e shkrijnë trombin, të ashtuquajtura Fibrinolitikë;
- Ilaçet që parandalojnë krijimin e mëtutjeshëm të trombit, e ashtuquajtura terapi antikoagulante – heparin, Sintrom etj;
- Injeksionet Anti VEGF (avashtin, ejlea dhe lucentis) dhe trajtimi me laser;
- Ilaçet për shërim të sëmundjes ekzistuese eventuale – më shpesh ilaçet për shtypje të gjakut, rritje të sheqerit, rritje të yndyrave në gjak.
Prandaj, mendoni për veten dhe gjithmonë kujdesuni për shëndetin tuaj! Preferohet të bëhen kontrolle të syve bile një herë në vit, posaçërisht nëse keni mbi 50 vjet dhe rregullisht e parimisht e pranoni terapinë e rekomanduar nga mjekët amë.
Këshillë për kontrollin e parë dhe/ose diagnostikim
në rast se keni gjendje të njëjtë ose të ngjashme:
Kontrolli oftalmologjik
Refrakcioni, përcaktimi i mprehtësisë së shikimi, matja e shtypjes në sy-kontrolli i segmentit të parmë të syve.
1.000,00
Kontrolli sub-specialist
Refrakcioni, përcaktimi i mprehtësisë së shikimit, matja e shtypjes në sy, kontrolli i fundit të syrit-kontroll i segmentit të parmë dhe pasmë të syve.
1.650,00
Oftalmologu ruan të drejtën të propozojë lloj tjetër të kontrollit dhe/ose diagnostikim varësisht nga gjendja e përcaktuar gjatë kontrollit.