Shpesh ndodh kur zgjoheni në mëngjes, sytë të jenë ngjitur dhe nuk mund t’i hapësh mirë? Me shumë gjasa bëhet fjalë për “sy ngjitës”. Kjo më shpesh mund të jetë një reaksion alergjik ose i ftohtë, por gjithashtu mund të jetë një gjendje e syve të tilla si elbi, blefaritis, konjunktivit, sy i thatë kronik.

Blefaritis

Blefaritis është gjendje e qepallave të syrit që i bën ato të kuqe, të irrituar dhe të fryrë. Blefaritis mund të njihet nga simptomat vizuale, dmth ënjtje, kruarje dhe kapakë të kuq ose zbokth të verdhë  në vetë qepallat. Nëse blefaritis nuk trajtohet siç duhet, mund të krijojë probleme të tjera me sytë si syri i thatë, infeksioni, humbja e qerpikëve, etj.

Trajtimi:

  • Shpërlarje e syve me ujë të vokët çdo natë dhe çdo mëngjes.
  • Pastrimi i qepallave
  • Lot artificialë

Konjunktiviti

Konjunktiviti i njohur edhe si syri rozë mund ta njohim sipas simptomave të mëposhtme: ënjtje e konjunktivës ose qepallave të syrit, ngjyrë rozë ose e kuqe e të bardhës së syrit, ndjenjë e vazhdueshme e gërvishtjes së syrit, ndjenjë sikur ka një trup të huaj në sy, lotim të vazhdueshëm të syve, vështirësi në vënien e thjerrëzave të kontaktit.

Më shpesh, konjunktiviti shkaktohet nga një baktere, alergji ose ndonjë virus të caktuar.

Trajtimi i konjunktivit është i ndryshëm, në varësi nga cila gjendje është shkaktuar. Prandaj, është më mirë të konsultoheni me një mjek online për tu shpjeguar se si të trajtoni konjunktivitin tuaj.

Elbi

Elbi është inflamacion i gjëndrave dhjamore të qepallave të sipërme ose të poshtme. Ajo paraqitet në formën e një rritje të dhimbshme në fund të qepallave të syrit, dhe e cila është krijuar në mënyrë të natyrshme dhe mund të zgjasë 7 deri në 10 ditë. Më shpesh, elbi qetësohet pa u kuruar. Megjithatë, në raste të caktuara është e dëshirueshme të bëhet kontroll në  oftalmolog nëse:

  • elbi nuk qetësohet pas 10 ditësh;
  • rritet me shpejtësi;
  • shumë gjak derdhet nga rritja që shfaqet;
  • Ënjtje është më e madhe se elbi i zakonshëm.

Kontrolli është një ekzaminim i përgjithshëm oftalmologjik ku qepallat dhe vetë elbi kontrollohen me hollësi.  Nëse oftalmologët tanë vendosin se duhet hequr elbi, bëhet ndërhyrja kirurgjikale.

Syri i thatë kronik

Syri i thatë kronik krijohet kur syri nuk derdh mjaft lot. Nëse keni një sy të thatë kronik, do të ndieni gërvishtje të vazhdueshme të syrit, pickim, lotim të vazhdueshëm të syve, shikim të turbullt, skuqje në sy.

Trajtimi për syrin e thatë kronik mund të fillojë me lot artificial, të cilët do të jua rekomandoj  oftalmologu.

Trajtimi

Sytë ngjitës mund të kalojnë edhe vetvetiu, por nëse ndjeni se nuk mund t’i hapni sytë, atëherë merrni një peshqir të ngrohtë të pastër dhe kalojini sytë butësisht.

Nxehtësia e ujit do të pastrojë mukusin e ngurtësuar nga e cila nuk mund  të hapni sytë.

Sytë ngjitës nuk janë gjithmonë të rrezikshëm për syrin, por gjendja që i shkakton mund të dëmtojë një pjesë të syrit. Nëse ndjeni gërvishtje, thatësi, skuqje në sy dhe sytë tuaj janë ngjitës në mëngjes dhe në mbrëmje, është koha të caktoni një konsultim online ose të vizitoni oftalmologët tanë.