
Konjuktiviti ose siç njihet në popull syri i kuq, është ndezja më e shpeshtë e shtresës së jashtme të pjesës së bardhë të syrit dhe sipërfaqes së brendshme të kapakëve. Ai mund të paraqitet si rezultat i bakterit, alergjisë ose virusit.
Si konjuktivit me rrezik më të lartë të bartjes llogaritet konjuktiviti viral që shkaktohet nga adenovirusi. Viruset tjera që mund të shkaktojnë ndezje konjuktive jane herpes simplex virus (HSP), variçela zoster virus (VZV), pikornavirusi, poskvirusi si dhe virusi i imunodeficiencës humane (HIV).
Konjuktivi viral është shumë ngjitës, zakonisht 10-12 ditë nga fillimi i ndezjes dhe lehtë bartet me anë të teshtimës dhe kollës, ndërsa mund të paraqitet edhe gjatë fruthit, gripit dhe ftohjes.
Shenjat dhe simptomat më të shpeshta të konjuktivitit viral janë:
- kruarja e syve;
- lotimi;
- skuqja;
- sekretimi nga syri dhe
- ndjeshmëri e madhe ndaj dritës.
Тrajtimi
Kryesisht, diagnostikimi i konjuktivitit viral përcaktohet në bazë të pasqyrës klinike. Testet laboratorike zakonisht nuk janë të nevojshme, por mund të jenë shumë të dobishme në situata të caktuara, posaçërisht kur ka rrezik nga epidemia e ndezjes së këtillë.
Konjuktiviti viral, për dallim nga tipat tjerë të syve të kuq, nuk shërohet me antibiotikë ose pika, por është vetlimitues – infeksioni zakonisht kalon në mënyrë spontane për 2 deri 4 javë. Megjithatë, për t’i zvogëlual simptomat dhe për ta lehtësuar përditshmërinë, do t’u japim: vazokonstriktorë tipikë, që ta zbardhojnë syrin, dekongestivë, që ta zvogëlojnë ënjtjen dhe antihistaminikë, që ta zvogëlojnë kruarjen e kohëpaskohëshme të syve. Nëse te ju ekzistojnë më shumë faktorë rreziku, të cilët mund të shkaktojnë edhe infeksion bakterial, atëherë mund të përdoren edhe antibiotikë lokalë.
Oftalmologu gjatë kontrollit do t’ju japë terapinë që do t’ju ndihmojë ta reduktoni infeksionin dhe/ose simptomat e tij.
Parandalimi i bartjes së konjuktivitit viral është me rëndësi të madhe!
Mënyra më e mirë për parandalim të këtij lloi të konjuktivitit është larja e tërresishme e duarve dhe mosprekja e syve aq sa është e mundur, shmangia e përdorimit të përbashkët të peshqirave, shtretërve dhe kozmetikës.
Nëse jeni infektuar nuk duhet të shkoni në punë dhe shkollë, gjegjësisht duhet të rrini në shtëpi derisa të qetësohet infeksioni. Ata që bartin lente kontakti duhet të ndalojnë përdorimin e tyre derisa nuk zhduken simptomat dhe shenjat. Pasi të qetësohet infeksioni, rekomandohen lente të reja kontakti sepse mund përsëri të bartet konjuktiviti nga lentet e syve.