Dimitar Radiçeski (25 vjeçar) 2 vite është menduar për korrigjimin e dioptrisë me laser dhe më në fund, në korrik të këtij viti, e bëri korrigjimin. Tani ndjehet si person i ri. Dhe na vjen shumë mirë për të 🙂

„Problemi im me sytë gjegjësisht dioptrinë u paraqit në moshën time 15 vjeçare, në shkollë të mesme. Mbaja syze, por nuk i mbaja vazhdimisht. Gjithashtu edhe thjerrëza kontakti, por nuk arrita të krijoja shprehi që t’i mbaja dhe kështu me kalimin e kohës dioptria shpejt rritej. Shumë herë më ndodhte, kur nuk mbaja syze, të mos i vërej njerëzit rreth meje dhe t’i anashkaloj, sepse fytyrat e tyre nuk i shihja qartë, ndërsa, pas syze, nuk mundja aspak të paramendoja të vozisja veturë. Për korrigjimin e dioptrisë me laser mendoja thuajse 2 vite, por me rekomandimin e një miku, i cili po ashtu e bëri korrigjimin e dioptrisë në „Sistina Оftalmologjia“, vendosa ta bëj edhe unë. Operacioni zgjati gjithsej 10 minuta në të dy sytë. Nuk ndjeja frikë sepse e dija se jam në duart e sigurta të d-r Fani Gilevskës dhe ekipit tjetër profesional. Pasi që përfundoi intervenimi u ktheva në shtëpi dhe pushoja. Të nesërmen, rrugës drejt „Sisitan oftalmologjisë“ i shihja dhe lexoja të gjitha stendat e afishimit në rrugë, të gjitha tabelat e regjistrimit të veturave, që paraprakisht edhe me syze nuk kam mundur t’i lexoj, ndërsa kur erdha në kontroll i qëllova të gjitha shkronjat, përfshirë edhe shkronjat më të vogla. Me shikimin e ri ndjehem si person i ri! Mund të bëj sport, ndërsa të mos mbaj syze; mund të vozis dhe të mos mbaj syze dhe kokëdhimbjet tanimë janë e kaluar. Doemos ta lavdëroj tërë ekipin e „Sistina oftalmologjisë“ dhe mjeken më të mirë d-r Fani Gilevska. Ai është një ekip shume i mirë profesional dhe mikpritës, i cili gjithmonë kujdeset për pacientët dhe është në dispozicionin tuaj 24/7. Ju falënderoj nga zemra.“