
Spitali i parë privat i syve, Sistina Oftalmologija, vazhdon të rritet dhe hapi qendrën e tij të pestë me rradhë diagnostikuese, këtë herë në Kumanovë. Praktika e deri mëtanishme ka treguar se investimet në këtë spital në hapjen e qendrave diagnostikuese në të gjithë vendin kanë përmirësuar cilësinë e kujdesit mjekësor, kanë rritur kënaqësinë si dhe numrin e pacientëve të këtij spitali.
Banorët e Kumanovës, si dhe të gjithë pacientët nga rajoni përreth që kanë nevojë për shërbime oftalmologjike, tani do të mund të zgjidhin në mënyrë parandaluese dhe të shpejtë problemet e shikimit dhe syve për veten, fëmijët dhe prindërit e tyre, për të ulur kostot si dhe rrezikun nga komplikimet.
Qendra e sapohapur diagnostike me lokacion në bul. 3-ta Makedonska Udarna Brigada është e pajisur me pajisje dhe teknologji moderne që do t’i mundësojë ekipit tonë të oftalmologëve të vendosë diagnoza të sakta dhe në kohë, si dhe plane të sakta trajtimi dhe ndjekje të trajtimit operativ në koordinim me protokollet dhe standardet e qendrës në Shkup. Krahas diagnostikimit të plotë të kataraktit, glaukomës, gjakderdhjes nga syri, strabizmit etj., në qendër kryhen edhe ndërhyrje të vogla kirurgjikale që trajtojnë gjendjet e shikimit, dëmtimet, aplikimin e terapisë Anti-VEGF dhe heqjen e elbit.
Sistina Oftalmologija i vetmi spital i syve në vend që ofron kujdes të integruar dhe të vazhdueshëm për pacientët në mbarë vendin duke monitoruar dhe koordinuar gjendjen e pacientëve të saj ndërmjet qendrës operative në Shkup dhe qendrave të saj diagnostike.
Spitali vazhdimisht investon në zhvillimin dhe ngritjen e kapaciteteve teknike dhe njerëzore në fushën e praktikës mjekësore, por edhe në fushën e komunikimit dhe punës në grup. Sistina Oftalmologija do të vazhdojë të ndërtojë të ardhmen e saj bazuar në përvojat pozitive të pacientëve dhe nevojat e tyre. Qendra e re diagnostike në Kumanovë është një tjetër konfirmim i arritjes së këtij misioni.