Mitko Stojanov (38 vjeç) na vjen nga Prilepi për operim të strabizmit dhe na ka treguar për përvojën e tij në spitalin tonë.

Kam mbajtur syze gjatë gjithë jetës, kam pasur strabizëm qysh në fëmijëri. Kam vizituar shumë mjekë dhe gjatë gjithë kohës, pothuajse kam dëgjuar të njëjtën bisedë se duhet të mbaj syze dhe se do të shohim se çfarë do të ndodhë më pas.

Kohë më parë në televizion tek një emision pashë doktoreshën Viktoria Fileva duke shpjeguar për strabizmin dhe cilat janë zgjidhjet e mundshme. Fjalët e saj më lanë një përshtypje aq të fortë saqë menjëherë thashë me vete – ja ku është doktori im. Unë do të operohem vetëm nga ky mjek dhe askush tjetër.

Erdha në Shkup për një ekzaminim dhe ajo ishte plotësisht e njëjtë, plot energji pozitive që ka një zgjidhje për mua. Ne ramë dakord edhe për operacion.

Operacioni shkoi shkëlqyeshëm, më duhet të them se përveç profesionalitetit së doktoreshës Viktoria Fileva ishte edhe i gjithë stafi, për të cilin nuk kam ankesa. Të gjithë janë kaq të mirë, të gatshëm për të ndihmuar dhe plot ndjeshmëri.

Tani, në kontrollin e parë, shikimi im është i shkëlqyer. I them të gjithëve që njoh që janë rreth meje dhe e kanë këtë problem të shkojnë te doktoresha Viktoria dhe ajo do të gjejë zgjidhjen.