Specialist oftalmolog dhe kirurg

Fusha e interesit të veçantë:

  • dijagnostikimi dhe kirurgija femijërore
  • trajtimi i strabizmit te fëmijët dhe të të rriturit
  • kirurgija refraktive

Nga afër me d-r Viktorija Filevën

„Ne jemi spital për gjithë familjen, për gjitha gjeneratat”

  • Keni specializuar për fëmijët. Si duket kontrolli i tyre oftalmologjik dhe kur duhet të bëhet kontrolli i parë ?

Kontrolli oftalmologjik i fëmijës është mes kontrolleve më të rëndësishme. Ai është hap i domosdoshëm për zhvillim të drejtë të shikimit. Zhvillimi intensiv i shikimit zgjat deri në fund të vitit të gjashtë, ndërsa fëmija asnjëherë nuk është tepër i vogël për kontroll oftalmologjik. Kontrolli duhet të bëhet deri në vitin e tretë të jetës. Derisa shikimi zhvillohet, çrregullimet mund dhe doemos të shërohen, që të mundësohet zhvillimi normal i syrit të fëmijës dhe shikimit. Nëse pengesat nuk zbulohen në kohë, rezultatet nga shërimi në fazat e vonshme janë dukshëm më të këqija.

  • Pasi që ka kategori specifike të pacientëve si është qasja juaj?

Ne, në Sistina oftalmologjia, zbatojmë mjekësi të personalizuar, që do të thotë qasje individuale te secili pacient, qoftë fëmijë apo prind. Për fëmijët më me rëndësi është kontrollin ta përjetojnë si zbavitje dhe edukim. Fillojmë me njoftim dhe bisedë. Kusht më i rëndësishëm për kontroll dhe diagnozë të suksesshme është besimi dhe siguria e fëmijës. Pastaj, vijon pesëshja e madhe në dorën e vogël dhe të lumtur. Pjesa e dytë është biseda me prindërit dhe sqarimi i diagnozës.

  • Cili është roli i prindërve në kontrollet e fëmijëve?

Atyre u kushtojmë shumë vëmendje, para dhe pas kontrollit. Nga vendimi i tyre varet trajtimi ose intervenimi që duhet t’u bëhet fëmijëve. Në realitet ata janë hallka më e rëndësishme për shërim të suksesshëm. Duhet ta kuptojnë llojin e sëmundjes, rrjedhën dhe mundësinë për t’u shëruar. Hapur bisedojmë dhe më shpesh krijojmë raport miqësor. Ne jemi spital për gjithë familjen, për gjitha gjeneratat, duke filluar nga fëmijët e deri te gjyshet dhe gjyshërit e tyre.

  • Jeni prind i dy fëmijëve në moshë të hershme. Çfarë më së shumti dëshironi të bëni me ta?

Po, unë jam e lumtur dhe e bekuar që kam dy fëmijë, vajzën 2 vjeçe dhe djalin 6 muajsh. Kur nuk jam në punë, tërë kohën ua kushtoj atyre. Irinës i pëlqejnë lojërat logjike, lego katrorët. Është adhuruese e muzikës, kështu që këndimi dhe vallëzimi janë pjesë e pashmangshme e ditëve tona. Në orët e mbrëmjes seria më e preferuar është „Na jepni muzikë“ dhe ndonjë vizatim nga e pëlqyera „Bibi“. Mihaili ende është bebe, prandaj më shpesh është në duart e mia ose të babait të tij, e kështu na shoqëron në aktivitetet tona.

  • A keni kohë të lirë dhe si e kaloni?

Paramendoni, kam kohë të lirë (qesh). E shfrytëzoj për miqtë e mi, motrën time. Dua të shkoj në kinema, dua të shikoj film të mirë. Dua të shkoj në teatër. I pëlqesh shëtitjet në Shkup, shkoj në Vodno, Matkë, në parkun e qytetit. Kohën, di ta kaloj edhe në kuzhinë, sepse jam gurman i madh.

  • Ku e gjeni forcën tuaj?

Forcën më të madhe ma jep bashkëshorti dhe fëmijët. Me ta më fillon dhe mbaron dita. Këtë nuk do ta ndërroja me asgjë. Motivim dhe forcë e madhe janë edhe të gjitha storjet e suksesshme të pacientëve dhe fytyrat e tyre të lumtura.

  • Cili është qyteti juaj më i preferuar në Maqedoni dhe pse?

Ohri, qyteti im i lindjes. Margaritari i Ballkanit. Përfundimisht është vendi im më i preferuar për pushim dhe kënaqësi. Aty u rrita, aty mësova notin, të vozis anijen, të kënaqem me erën e Ohrit me anije me vela. Këto gjëra ende i praktikoj. Shëtitjet nëpër Galiçicë dhe bregun e Ohrit, ose thjesht, vetëm të ulem në vendin tim të preferuar Kaneo.