
“Ndryshimet e shpeshta të dioptrisë, kontrollet e shpeshta, blerja e shpeshtë e syzeve dhe thjerrëzave të kontaktit – e gjithë kjo përfshin kosto të lartë. “Përvoja pozitive e miqve të mi më inkurajoi të bëj korrigjimin e dioptrisë me laser.
Irena Magdeska (37) nga Prilepi, nënë e dy fëmijëve, iu nënshtrua korrigjimit të dioptrisë me laser në spitalin tonë. “Dioptria më pengonte më shumë gjatë verës kur më duhej të notoja ose të mbaja syze dielli. Pastaj gjatë vozitjes, shëtitjeve gjatë mbrëmjeve dhe argëtimeve ku ishte e pashmangshme t’i mbani me çdo kombinim të modës.”
Irena thotë se për vendimin e saj u ndikua më së shumti nga përvojat pozitive të miqve të saj që bënë korrigjimin e dioptrisë me laser në Sistina Oftalmologjin.
“Unë isha e njoftuar me korrigjimin e dioptrisë me laser dhe për një kohë të gjatë po mblidhja informacion nga përvojat e njerëzve të tjerë. Vendosa me rekomandimin e një shoku që kishte një përvojë pozitive me ju.”
Pas mbarimit të ndërhyrjes, ndjenja e lumturisë ishte e madhe: “U ndjeva shumë e lumtur, me lehtësim të madh, por edhe pak e frikësuar nga disiplina që duhej të kisha pas operacionit.
“Por unë e kalova me sukses periudhën e shkurtër post operative.” Nëse ajo mund të përshkruante ndjenjat e saj pas ndërhyrjes në një fjali, Irena tha:
“Unë po ecja natën rrugëve sepse rrezet e diellit po më shqetësonin në javët e para pas ndërhyrjes dhe i pyesja të gjithë rreth meje se deri ku ishte normale lexoja shkronja – sa larg sepse nuk e dija. “Kam lexuar të gjitha bilbordet dhe të gjitha shkrimet e dyqaneve.
Për fund Ireni deklaroi:
“Shpejtësia dhe profesionalizmi i Sistina Oftalmologjisë më befasoi. Gjithashtu, kontrollet post operative që bëra në Manastir ishin të shpejta dhe efikase. Tani shoh qartë dhe pastër! Vazhdoni me punën e suksesshme dhe vazhdoni t’i bëni njerëzit të lumtur të shohin bukurinë e kësaj bote nga afër dhe larg pa ndihmëset për sy!“