“Ajo që më shqetësoi më shumë ishte se gjatë ndeshjeve, unë nuk mund ta shihja rezultatin nga tabela e ndeshjeve. “Unë nuk shikoja mirë në largësi, problemi im ishte vërejtja dhe leximi i objekteve që janë më larg meje, të tilla si gjatë vozitjes, leximi i shenjave të trafikut.”

Zharko Arsovski (35 vjeç), anëtar i vjetër i kombëtares dhe kapiten i ekipit maqedonas të karatesë, i martuar dhe baba i dy fëmijëve, iu nënshtrua korrigjimit të dioptrisë me laser në janar të këtij viti gjatë kohës së pandemisë. Pas vetes ka shumë suksese, përfshirë bronzin në Kupën  Botëror, fitues  shumë herë i Premier Ligës dhe shumë suksese të tjera. Problemi me dioptrinë i pengoi atij më shumë përderisa ishte duke konkurruar dhe ai nuk e shihte rezultatin në tabelë. Ky ishte një problem i madh për të.

Për korrigjimin e dioptrisë me laser ai e mori vesh përmes një shoku i cili më parë kishte bërë korrigjimin e dioptrisë me laser. Ai zgjodhi Sistina Oftalmologjinë për shkak të profesionalizmit të mjekëve dhe fjalëve të mira që dëgjoi në spital.

Zharko Arsovski: “Profesionalizmi i ekipit të Sistina Oftalmologjisë është e njohur edhe më larg, veçanërisht për mjeken që më ka operuar, Dr. Fanka Gilevska. Të jem i sinqertë, u ndjeva i sigurt për tu operuar dhe në kohën e Covid-19, nuk mendova për pandeminë, thjesht besova në protokollet, i respektova dhe u regjistrova. “Stafi në Sistina Oftalmologji e bëri punën e tyre në mënyrë profesionale rreth të gjithë protokolleve të Covid-19 në mënyrë që gjithçka të shkonte pa probleme.”

Pas një ndërhyrjeje 10-minutëshe, ai u kthye në shtëpi i gëzuar për të qenë i lirë nga të gjitha ndihmëset për sy. Liria që ndjeu ishte e paçmueshme.

“Pas korrigjimit të dioptrisë laser, më në fund hodha thjerrëzat dhe syzet e mia dhe fillova të funksionoj normalisht. Kisha pak dhimbje një ditë pas ndërhyrjes, por asgjë të veçantë. Dëgjoj këshillën e mjekes, përdor lot artificial dhe shkoj rregullisht në kontrollet e nevojshme. “Unë jam thjesht shumë i lumtur”.