pacient-pregled-iskustvo-laserska-korekcija-dioptrija

Leunit Dervishi nga Kërçova, 27 vjeçar, ishte njëri nga të pranishmit në këshillat tona të fundit në spital, të cilat ishin vendimtare për të ardhur në kontroll dhe ta bëjë korrigjimin e dioptrisë me laser.

„Në këshillat e d-r Violeta Shijakova dhe Stefani nga Patient Experience Office, hollësisht mu sqarua si duket kontrolli, procedura dhe iu përgjigjën të gjitha pyetjeve të mia. Kur erdha në „Sistina Oftalmologjia“ ekipi më bëri dy kontrolle, që të jenë të sigurt se vërtetë jam kandidat për korrigjimin e dioptrisë me laser dhe përfundimisht më vendosën në program. Ajo që është më interesante, syzet mu thyen disa ditë para intervenimit dhe atëherë e dija se me të vërtetë isha i përgatitur. U besoj, dhe vendos ta bëj intervenimin, bile edhe në kushte të Korona virusit. Nuk mundja më të pres, për mua ishte urgjente. Intervenimi zgjati bile edhe më pak sesa më tha mjekja dhe jam i kënaqur. Për mua është shumë i rëndësishëm dhe i vlefshëm kontakti që e kam me ekipin tuaj dhe që mund të ju kërkoj kur të kem nevojë.“