
“Isha e varur nga syzet dhe thjerrëzat e kontaktit. Ndjenja e hendikepit dhe paaftësia për të funksionuar pa ndihmën e syve ishte hapi i parë drejt të menduarit rreth korrigjimit të dioptrisë me laser. Nga entuziazmi kur hyra në sallën e operacionit nuk munda të njihja fytyrat e Dr. Fani-t dhe ekipit, asgjë nuk shihja çdo gjë ishte si mjegull, e turbullt. Nga dioptria ose nga vetë emocionet, por kur ndërhyrja përfundoi dhe unë u ngrita për herë të parë shihja njerëzit pa ndihmëse për sytë.”
Elida Xhaferovska Alomeroviç, 33 vjeç, jeton në Turqi dhe vendosi të bëjë korrigjimin e dioptrisë me laser në Sistina Oftalmologjinë, për shkak të besimit që dr. Fanka i nguliti asaj. Elida kishte dioptri dhe mbante syze dhe thjerrëza kontakti për më shumë se 20 vjet dhe verën që u kthye nga Turqia në Maqedoni vendosi të shihte nëse ishte kandidate për ndërhyrjen.
“Arsyeja pse vendosa për këtë spital është kryesisht besimi që fitova në kontrollën fillestare që bëra në verë për të parë nëse isha kandidat për këtë ndërhyrje. Më interesantja nga të gjitha është se pas 1 muaji nga ndërhyrja, unë shikoj aq qartë sa që mendoj se unë ende mbaj thjerrëza kontakti dhe duhet ti heq ato para gjumit. Mirësjellja dhe kujdesi duhet të përjetohet është e vështirë të përshkruhet me fjalë. “Dhe falenderoj Dr. Fanin dhe ekipin e Sistina Oftalmologjisë për sigurinë që më dhanë për të bërë korrigjimin e dioptrisë me laser.”
