Në kushtet e COVID -19 një pjesë e pacientëve tanë nuk janë në gjendje të vijnë në spitalin tonë për arsye të ndryshme dhe kështu nuk arrijnë të marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor. Për të qenë në gjendje të qëndrojmë në kontakt me pacientët tanë dhe të sigurojmë vazhdimësinë në kujdesin mjekësor, ne kemi zhvilluar disa mjete, duke përfshirë edhe transport të sigurt.

Automjeti është i siguruar sipas të gjithë protokolleve të sigurisë dhe kushteve të funksionimit në këtë kohë, sipas rregullave më të rrepta për dezinfektimin dhe sigurinë e udhëtarëve.

Ja çfarë përvojë kishte Ana Petrusevska nga Shkupi, një nga pacientet tona, e cila përdori transportin tonë.

“Këto tre ditë pas operacionit të kataraktit me  thjerrëz intraokulare, unë shikoj shkëlqyeshëm. Ndihem si e re falë Dr. Kostovska dhe të gjithë ekipit. E dija se ishte një spital serioz, por ajo që bënë shtesë a nuk duhej, do të thoshte shumë për mua. Në ditën e operacionit, më organizuan transport nga shtëpia në spital, i cili ishte veçanërisht i pastër dhe me të gjitha masat për dezinfektim.

Unë me të vërtetë u ndjeva e veçantë! Nuk e prisja një gjest të tillë. Edhe pse kisha frikë ditën e operacionit, kjo qasje profesionale dhe e kujdesshme e stafit në Sistina Oftalmologjinë më ndihmoi shumë. Kam pasur probleme me dioptrinë për një kohë të gjatë, si dhe me tension të lartë të syve, por e trajtoj me terapi.

Më ngarkonte shikimi i televizionit dhe nga larg kur shikoja. Në fund të vitit 2019. ata zbuluan se unë kam edhe katarakt dhe më referuan tek doktor Kostovska dhe tek ekipi i Sistina Oftalmologjisë. Në Shkurt më duhej të bëja një operacion të kataraktit – e dija sa më shpejt aq më mirë për shikimin tim.

Sidoqoftë, më duhej të prisja që masat dhe gjendja e korona virusit të stabilizoheshte pak për të kryer operacionin. “Unë e bëra atë në këtë moment dhe jam e lumtur që iu drejtova ekipit tuaj të cilit i besoj.” – tha Ana.