Sistina Oftalmologjia, në bashkëpunim me komunën e Gostivarit, gjatë muajit maj zbatoi projektin për zbulimin e hershëm të gjendjes së syve tek fëmijët e moshës 6 deri në 10 vjeç në rajonin e komunës së Gostivarit.

Qëllimi i projektit ishte edukimi dhe shqyrtimi i këtyre fëmijëve, pse zbulimi i hershëm i anomalive të syrit është me rëndësi të madhe për zhvillimin e ardhshëm të duhur të shikimit dhe në të njëjtën kohë avancimin e përgjithshëm të fëmijës dhe suksesin e tij në të mësuar.

Ekipi Mjekësor i Sistina Oftalmologjisë vizitoi 21 shkolla fillore gjatë një periudhe prej 20 ditësh pune dhe kontrolloi sytë (shikimin) e rreth 3,500 fëmijëve nga klasa e parë deri në klasën e pestë, Në territorin e tërë komunës së Gostivarit: fshatrat Çajle, Forinë, Çegran, Debreshë, Vrutok, Reçan, Raden, Bellovishtë, Llakavica, Sërbinocë, Balin Dol, Banjica e Poshtme, Banjica e Epërme , Zdunje dhe në lagjen Ciglana.

Tek ekipi të cilët kaluan rreth 2,500 km u përfshin mjekë, infermjere dhe punonjës të zyrës së përvojës së pacientëve Sistina Oftalmogia Shkup dhe Qendrës Diagnostike Të Oftalmologjisë Sistina në Gostivar.

Edukimi dhe shqyrtimi u bënë në bashkëpunim me komunën, shkollat dhe prindërit e fëmijëve që na dhanë mbështetje të parezervë. Të gjithë ata fëmijë tek të cilët u paraqit nevojë për të monitoruar më tej gjendjen, rekomandimi dhe drejtimi u dha nga ekipi ynë.

Ne jemi pjesë e komunitetit dhe jemi përgjegjës për të.