Rozalija Karçicka Vasilevska (50 vjeçare) nga Shkupi e zgjidhi problemin me kataraktin duke vendosur thjerrëz monofokale intraokulare dhe tani kënaqet me bukuritë e natyrës dhe pa problem i kryen obligimet e përditshme të punës. Lexoni për përvojën e saj:

„Thënia e d-r Zlatko Arnaudovskit në ueb faqen tuaj: “Nga gjitha të drejtat, më e madhe është e drejta e njeriut për shikim”, ishte vendimtare që ta bëj këtë intervenim tek ju. E shfrytëzoj fjalën intervenim, e jo operacion sepse me të vërtetë zgjati 8 minuta! Nuk mund të ngopen së shikuari, tani më me ngjyra, në detaje dhe nuk kam nevojë për syze. Problemi me kataraktin filloi që nga viti i kaluar, por kisha frikë ta zgjidh. Gjatë kësaj situate me koronavirusin, shikimi tani më filloi të bëhet më i ndjeshëm dhe të më pengojë puna në kompjuter. Punoj në projekte dhe është shumë e rëndësishme të kryej gjithçka në kohë. Filloi të më ndikojë edhe në karakter – ndjeja pasiguri dhe më vinte rëndë të them se kam problem, të mos rrëzohem ose pengohem etj.

Një vit mendohesha dhe më vjen keq që nuk e bëra intervenimin më herët. Pa marrë parasysh situatën aktuaale, unë e bëra intervenimin në Sistina Oftalmologjia sepse e dija se janë ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë dhe se jam në duar të sigurta. Falë atij besimi, e solla edhe tezen time për intervenimin e njëjtë dhe që të dyja tani shikojmë në HD.“