
Thjerrëzat fakike korrigjojnë dioptrinë e lartë që nuk mund të korrigjohet me korrigjim të dioptrisë me laser. I tillë ishte rasti i Zoran Jancev, dioptria e të cilit ishte -9.75 dhe -7.5. “ Më pengonin shumë syzet në punën time, pasi që punoj në fabrikë, kështu që shumë shpesh gjatë punës më binin, xhami mjegullohej ose mi godisnin padashur. Si alternativë kam mbajtur thjerrëza për një kohë, por shumë shpesh kisha infeksione, kështu që çdo herë jam mbështetur më shumë në syze, për këtë vendosa të bëj kontroll për korrigjim të dioptrisë me laser në të cilin u zbulua se kornea ime ishte shumë e hollë për të bërë korrigjim me laser. Në konsultim me mjekët kemi rënë dakord që opsioni më i mirë për mua është implantimi i thjerrëzave fakike ICL. Isha i frikësuar, por gjithçka shkoi pa asnjë problem, shikimi im ishte i paqartë, por të nesërmen u bë më i kthjellët. Ndihem shumë mirë sepse nuk jam më i varur nga syzet.”