Diku mes viteve 40-45 të jetës, ju paraqitet problem gjatë leximit, shkrimit ose punës në afërsi. E shmangni tekstin që e lexoni, ju duhet më shumë dritë dhe ndjeni lodhje ose dhimbje koke. Kjo është shenjë se keni hyrë në periudhën e presbiopisë (largpamësisë së plakjes), që është proces natyror i plakjes së syrit, posaçërisht kur thjerrëza natyrore e syrit e humb elasticitetin e saj dhe më me vështirësi i fokuson objektet që gjenden në afërsi.

Nëse deri atëherë nuk keni mbajtur syze, do të filloni të mbani syze për lexim, e nëse tanimë keni mbajtur syze për larg, tani fitoni edhe një palë për afër. Nëse, punoni në kompjuter dhe gjendeni në distancë mesatare (mes afër dhe larg), do t’ju duhen edhe pala e tretë e syzeve, sepse syzet për afër do të jenë të forta, ndërsa për larg janë të dobëta për distancën e njëjtë. Në ato momente, që t’i shmangni situatat e pakëndshme dhe mbajtjen e tri palë syzeve, e pyesni veten çka të bëni dhe cila është zgjidhja më e mirë për ju? Athua syze multifokale (progresive), thjerrza kontakti multifokale ose zgjidhjen më bashkëkohore – implantin e thjerrëzave multifokale?

Syzet multifokale (progresive)

Përmbajnë tre fusha korrektive për të tri distancat. Vija e padukshme mes tyre mundëson kalim gradual, progresiv, të butë nga shikimi në largësi, nëpërmjet largësisë mesatare, e deri te shikimi nga afër.

Ju nevojitet një periudhë e caktuar të mësoheni me syzet e reja progresive. Duhet t’i mbani gjatë tërë ditës, sepse heqja dhe vënia e tyre do ta ngadalësojë periudhën e adaptimit. Më e rëndësishme nga e gjitha është, kokën ta lëvizni lartë, drejt dhe poshtë që të mund të shihni qartë. Nëse nuk ndjeheni mirë dhe ndjeni dhimbje koke pas 2-4 javëve nga mbajtja e tyre, shkoni te optiku ose oftalmologu.

Thjerrëza multifokale të kontaktit

Ekzistojnë disa lloje të ndryshme të thjerrëzave të kontaktit të cilat mund t’ju mundësojnë shikim të mprehtë nga larg, distancë mesatare dhe afër, bile edhe nëse keni astigmatizëm (cilinër).  Njëri lloj i thjerrëzave multifokale të kontakite përmbajnë dioptrinë për larg, në pjesën më të madhe të sipërfaqes së thjerrëzës, ndërsa segmenti për shikim nga afër gjendet në pjesë qendrore të poshtme të thjerrëzës. Lloj tjetër i thjerrëzave multifokale të kontaktit përmbajnë një sërë rrathësh koncentrikë, me të cilët sistemi vizuel vazhdimisht e përshtat fokusin në afërsi dhe largësi. Shikimi i drejtë i të njëjtave përcaktohet sipas formës së kornesë suaj.

Te thjerrëzat e kontaktit është shumë e rëndësishme të mbani higjienë adekuate, t’i hiqni para gjumit dhe të keni kujdes si i vendosni përsëri, që të mos shkaktoni infeksion ose erozion (gërvishtje) të kornesë së syrit.

Thjerrëzat multifokale intraokulare

Me përparimin e tekonologjisë u zhvillua  edhe zgjidhje idele për dioptrinë e plakjes, e ajo është implantimi i thjerrëzave multifokale intraokulare. Këto thjerrëza ju mundësojnë shikim të mirë në të tri largësitë. Përparësia e këtyre thjerrëzave intraokulare është ajo se janë të përjetëshme – nuk duhet të mbahet higjienë e as të vihen e hiqen.

Ato implantohen në syrin tuaj gjegjësisht implantimi bëhet në mënyrë kirurgjikale – hiqet thjerrëza natyrore dhe zëvendësohet me thjerrëz intraokulare të përjetshme. Nëse keni katarakt, dobia e këtyre thjerrëzave është ajo se me një operacion do ta zgjidhni problemi me të njëjtin dhe dioptrinë përgjithmonë.

Dobitë nga vendosja e thjerrëzave multifokale janë:

    • Shikim të përjetshëm në të gjitha distancat (të afërt, mesatare dhe të largët);
    • Nuk ju duhen dy plë syze (bile edhe tri!) që të mund njëkohësisht të punoni diçka nga afër dhe larg;
    • Nuk duhet të kujdeseni për to, e as të mbani higjienë të veçantë;
    • Janë të përshtatshme për personat të cilët dioptri plus dhe minus, presbiopi, katarakt;
    • Nuk ekziston mundësi të zhvillohet katarakti;
    • Përmirësohet shikim i natës dhe zvogëlohen halotë dhe shkëlqimet;
    • Intervenimi zgjat 10 minuta, përdoret anestezion lokal dhe shkoni në shtëpi që të njëjtën ditë;
    • U ktheheni aktiviteteve të përditshme pas fisa ditëve;
    • Pasi të vendosen nuk i ndjeni dhe nuk duhet t’i rregulloni – vet e kryejnë funksionin e tyre dhe shikimi është më i kulliar dhe ngjyrat më të gjalla.

Në „Sistina Oftalmologjia“, operacioni me implantim të thjerrëzave multifokale është krejtësisht i shpejtë, pa dhimbje, i sigurt dhe efektiv, pas së cilit shkoni në shtëpi me sy të hapur!